Ditën e premte, vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët, ndërsa vranësirat të pakta kalimtare në jug në orët e mesditës. Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-verilindje, me shpejtësi mesatare 7m/s. Përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore, era fiton shpejtësi 7-15 m/s. Valëzimi i detit pritet të jetë 1 deri në 3 ballë.
Author: tirana
DASHI Këtë të shtunë keni një energji të fuqishme, pothuajse të vluar, por është e rëndësishme ta kanalizoni në mënyrën e duhur. Në punë mund të merrni një propozim interesant ose të përfshiheni në një projekt ambicioz: pranoni, por mos e humbni nga sytë kujdesin për detajet. Në dashuri mund të dukeni pak të ftohtë ose shumë të drejtpërdrejtë. Emocionet ekzistojnë, por ju e keni të vështirë t’i shprehni. Ata që janë në çift mund të kenë një debat të vogël verbal: ruani gjakftohtësinë. Mbrëmja është ideale për t’u çlodhur, ndoshta me aktivitet fizik ose në ajër të pastër. —…
Ish-emisari amerikan për Ballkanin, Richard Grenell është takuar fshehurazi me liderin e entitetit serb në Bosnje-Hercegovinë, Milorad Dodik, në hotelin luksoz “One and Only” në Mal të Zi. Në takim ishte e pranishme edhe një kongresiste republikane nga SHBA. Takimi nuk është organizuar nga autoritetet malazeze dhe konsiderohet privat dhe jozyrtar. Pjesëmarrja e Dodikut u konfirmua edhe nga të dhënat e aplikacionit të ndjekjes së fluturimeve, që regjistruan kthimin e avionit të qeverisë së Republikës Serbe.
Në orët e fundit janë evidentuar 13 vatra zjarri. Në njoftimin e bërë nga Ministria e Mbrojtjes, thuhet se 6 prej vatrave janë shuar, ndërsa 7 prej tyre janë ende aktive. Qarku Vlorë Në fshatin Navaricë zjarri është spostuar në drejtim të malit mbi fshat. Në fshatin Leshnicë e Poshtme pas punës dhe ndërhyrjen nga ajri është shmangur rreziku për banesat. Në mbështetje të forcave në terren operuan helikopteri i Forcës Ajrore dhe dy avionët Fireboss, të ardhur nga Suedia, të cilët kryen 44(2×22) hedhje. Fshatin Tragjas, njësia administrative Orikum, bashkia Vlorë. Zjarri zhvillohet në sipërfaqe me shkurre dhe bimësi…
Një aksident i rëndë u shënua në vendin e quajtur Qafë Koshovicë, ku një mjet tip “Benz” ka dalë nga rruga dhe është përmbysur. Në mjet udhëtonin katër persona, tre prej të cilëve kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar me urgjencë në spitalin e Fierit për të marrë ndihmë mjekësore. Një 17-vjeçar ndodhet në gjendje të rëndë. Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes për të zbardhur shkaqet e aksidentit.
Një zjarr i madh ka përfshirë zonën mes fshatrave Picar dhe Humelicë, në Bashkinë Gjirokastër. Dhjetëra forca zjarrfikëse dhe të Forcave të Armatosura ndodhen në vendngjarje, duke luftuar me flakët për të mos lejuar përhapjen e tyre drejt zonave të banuara.
Jennifer Lopez dhe refuzimi që iu bë në një dyqan Chanel në Turqi, është bërë kohët e fundit një temë e nxehtë në internet. Një roje sigurie nuk e njohu këngëtaren dhe për këtë arsye nuk e lejoi të hynte në dyqan. Me sa duket, J.Lo kishte dalë për pazar një ditë para koncertit të saj në Parkun e Festivalit Yenikapı. ”Në rregull, s’ka problem”, thuhet se u përgjigj me qetësi 56-vjeçarja e cila spikaste me një kostum rozë të vogël dhe syze dielli të njëjta përpara se të largohej pa reaguar. Më vonë, punonjësit e dyqanit thuhet se i…
Kryeministri Edi Rama këtë mbrëmje nga ndarë me ndjekësit në Facebook një foto nga Dhërmiu. Rama shkruan se nuk është pikturë, por një foto live pa filtra nga ky vend që është një nga pikat më të vizituara nga turistët dhe pushuesit. Mediet e ndryshme ndërkombëtare pasqyrojnë në reportazhet dhe shkrimet e tyre bukuritë e Dhërmiut, duke tërhequr vëmendjen e turistëve për ta vizituar atë. Gjatë muajit korrik edhe gazeta prestigjioze amerikane ”New York Times” ka përzgjedhur edhe Dhërmiun ndër destinacionet më të mira turistike globale. Dhërmiu është një destinacion kryesor edhe për ata që duan të festojnë, pasi në…
Armando Broja do ta nis sezonin e ri futbollistik jo si lojtar i Çelsit. Sulmuesi kuqezi ka nënshkruar një kontratë 5-vjeëçare me klubin e Bërnlit dhe do të jetë bomberi i ekipit nga veriu i Anglisë, në rikthimin e tyrë të radhës në Premier League. Klubi e ka bërë të ditur transferimin përfundimtar të yllit kuqezi, por detajet financiare të marrëveshjes janë ende të paqarta. Broja pritet të marrë minutat që i kanë munguar në vitet e fundit në eksperiencat e tjera në huazim te Everton dhe Fulham. “Jam shumë i kënaqur që jam këtu si një futbollist i Burnley.…
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, në një bisedë telefonike me kancelarin gjerman Friedrich Merz, tha se ishte thellësisht i zhgënjyer nga vendimi i qeverisë gjermane për të ndaluar eksportet e armëve që mund të përdoren në operacionet ushtarake në Gaza. Zyra e kryeministrit izraelit theksoi gjithashtu se qëllimi i Izraelit nuk është të pushtojë Rripin e Gazës, por ta “çlirojë atë nga Hamasi dhe të krijojë kushtet për krijimin e një qeverie paqësore” në rajon.
Në Tragjas të Vlorës po punohet për shuarjen e zjarrit të rënë. Kreu i bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha thotë se forcat zjarrfikëse janë aktualisht në terren dhe po punojnë intensivisht për shuarjen e zjarrit, në zonën e Tragjasit. “Megjithëse në terren të vështirë, po merren të gjitha masat për të izoluar vatrat dhe për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të flakëve”, tha Dredha, i cili ndodhet në terren për të inspektuar situatën. Zjarri ka përfshirë malin e Tragjasit, ku terreni për ndërhyrje është i vështirë. Në disa zona te vendit kanë rënë zjarre ditët e fundit. Si pasojë e…
Në Shqipëri kanë mbërritur për të ndihmuar në përballimin e situatës së zjarreve dy avionë “Air Tractor Fire Boss” të Forcës Ajrore suedeze dhe një avion “Canadair” i Forcës Ajrore kroate. Mjetet ajrore operojnë nga Baza Ajrore e Kuçovës dhe janë vënë në dispozicion për të mbështetur nga ajri operacionet e shuarjes së zjarreve në Mallakastër dhe Finiq. Ekuipazhet ndërkombëtare asistojnë në terren strukturat vendore zjarrfikëse, emergjencat civile dhe trupat e Forcave të Armatosura, të cilat, nën koordinimin e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile (AKMC), vazhdojnë monitorimin dhe kontrollin e disa vatrave aktive zjarri.