Këtë të shtunë një palmë u rrëzua papritur në mes të rrugës në bulevardin “Epidamn”, kjo duke rrezikuar kalimtarë dhe drejtues mjetesh, por për fat të mirë nuk pati të lënduar. Rruga u bllokua përkohësisht dhe policia po menaxhon qarkullimin, ndërsa pritet largimi i palmës. Ngjarje të ngjashme janë shënuar më herët në të njëjtin bulevard dhe zona të tjera të Durrësit.
Author: tirana
Nën kujdesin e veçantë të Presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, dhe me pjesëmarrjen e rreth 70 ministrave nga mbarë globi, u zhvillua në Stamboll Forumi Global i Transportit dhe Ndërlidhjes, një ngjarje me peshë ndërkombëtare që bashkon vende të Europës, Azisë dhe kontinenteve të tjera për të diskutuar të ardhmen e infrastrukturës dhe teknologjisë së transportit. Në këtë forum mori pjesë edhe zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e cila prezantoi progresin e bërë nga Shqipëria në fushën e transportit rrugor dhe aviacionit civil. Ajo vuri theksin në projektet ambicioze që vendi ka ndërmarrë në sektorin e…
Një banesë është përfshirë nga flakët në mesditën e së shtunës në qytetin bregdetar të Shëngjinit. Zjarri ka shkrumbuar plotësisht orenditë e shtëpisë së familjes së Qemal Gurit, ndërsa fatmirësisht, në momentin e shpërthimit të flakëve, asnjë prej familjarëve nuk ndodhej brenda. Një e afërme e familjes tregon se lajmin për zjarrin e kanë marrë nga fqinjët dhe kanë vrapuar menjëherë drejt banesës. Sipas saj, dyshohet se shkak ka qenë një shkëndijë elektrike. E tronditur, ajo i bën apel institucioneve për ndihmë emergjente, pasi familja ka mbetur pa strehë. Shërbimi zjarrfikës ndërhyri për shuarjen e flakëve dhe për të shmangur…
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, zhvilloi një vizitë inspektuese në qytetin bregdetar të Sarandës këtë të shtunë, për të ndjekur nga afër masat e marra për mbarëvajtjen e sezonit turistik. Proda zhvilloi një takim me forcat e policisë të angazhuara në terren, ku dha udhëzime të qarta për rritjen e sigurisë dhe standardeve të shërbimit gjatë muajve të verës. “Ta bëjmë punën me përkushtim. Duhet sjellje etike, askush nuk na e ka borxh të dëgjojë një fjalë të rëndë nga ne. Ne jemi aty për të bërë detyrën”, u shpreh Proda, duke theksuar rolin e policisë…
Një përplasje mes policisë dhe një të riu ka ndodhur mesditën e sotme në Lezhë. Sipas raportimeve, në aksin Lezhë-Milot, i riu nuk i është bindur urdhrit të policisë, për këtë arsye blutë kanë qëlluar në drejtim të mjetit të tij.Si pasojë e të shtënave nuk ka të lënduar. I riu është ndaluar më pas nga policisë, teksa po vijon puna për hetimin e plotë të ngjarjes.
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në kuadër të hetimeve për procedimin penal nr.36 të vitit 2019* regjistroi procedimin pasuror nr.10/2025 dhe paraqiti në Gjykatën e Posaçme, kërkesën për sekuestrimin e disa pasurive që dyshohen se janë përfituar nga aktiviteti kriminal. Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me vendimin nr.36 të datës 20.05.2025 vendosi sekuestrimin e disa pasurive të lidhura me personat nën hetim, të përfshirë në veprimtari kriminale. Ky vendim është ekzekutuar më datë 21.05.2025. Pas kësaj, Prokuroria e Posaçme vijoi hetimet intensive dhe zbuloi edhe pasuri të tjera të lidhura me subjektet nën hetim.…
Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e së shtunës në Tiranë, ku një taksi ka dalë nga rruga dhe është përplasur me barrierën anësore dhe një pemë, pranë Ambasadës amerikane. Sipas informacioneve paraprake, drejtuesi i mjetit, një taksi e kompanisë “Blue Taxi”, ka humbur kontrollin e automjetit, duke përfunduar jashtë korsisë së rrugës. Fatmirësisht, përplasja me pemën dhe kangjellat anësore ka shmangur një tragjedi të mundshme, pasi automjeti rrezikonte të dilte në trotuar dhe të godiste kalimtarët. Ende nuk ka informacion zyrtar nëse nga aksidenti ka persona të lënduar. Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur…
Një aksident rrugor në veri të Egjiptit të premten vrau 19 persona, përfshirë 18 punëtorë dy prej të cilëve ishin adoleshentë 14-vjeçarë, raportuan mediat shtetërore. Një kamion u përplas me një autobus që transportonte punëtorët nga fshati i tyre, Kafr al-Sanabsha, në provincën Menufiya, rreth 100 kilometra në veri të Kajros në deltën e Nilit, njoftoi gazeta zyrtare Akhbar al-Youm. Aksidentet rrugore janë të zakonshme në Egjipt, ku ligjet e trafikut zbatohen në mënyrë të pabarabartë dhe pjesa më e madhe e rrjetit rrugor është në gjendje të keqe. Mijëra kilometra autostrada dhe ura janë ndërtuar vitet e fundit si…
Me datë 27.06.2025, rreth orës 21:00, në fshatin Maknor, ka rënë zjarr dhe janë djegur 4 gabina ruloti në pronësi të shtetasit A. T., 42 vjeç. Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e saktë e rënies së zjarrit, ku paraprakisht dyshohet ngjarje aksidentale. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Gjatë sezonit turistik në Shëngjin ndihma mjekësore në raste urgjente përveç autoambulancave po ofrohet dhe me motoambulanca. Motorët përdoren për të mbërritur më shpejt në vendngjarje në zona ku makina kalon me vështirësi apo trafiku është i rënduar. Motoambulanca sipas koordinatorit të urgjencës në spitalin e Lezhës është e pajisur me të gjitha mjetet për të ofruar ndihmën e parë. Vetëm javët e para të sezonit veror pranë shërbimit të urgjencës kanë mbërritur mbi 1 mijë thirrje për ndihmë nga pushues dhe banorë në Shëngjin.
Në bashkëpunim me partnerët italianë dhe me koordinimin e rrjetit ENFAST, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale finalizoi operacionin policor të koduar “Operacionalja 50”. Në pranga është vënë një 40-vjeçar, i akuzuar për trafik droge në Itali. Ndaj shtetasit, Emrulla Tomja alias Emrulla Elezi Gjykata në L’Aquila i ka caktuar këtij shtetasi, masë sigurie “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, për të cilën Kodi Penal italian parashikon dënim mbi 4 vjet burgim. Vijon bashkëpunimi për të finalizuar ekstradimin e 40-vjeçarit, në Itali.
SPAK përfundon hetimet dhe merr të pandehur 28 pedagogë, staf akademikë dhe biznesmenë të cilët akuzohen për abuzime me tenderat e Universitetit Bujqësor të Tiranës Ndaj të pandehurve rëndojnë akuzat për shkelje të barazisë në tendera dhe shpërdorim detyre Dosja po bëhet gati për t’u dërguar për gjykim