Author: tirana

Së fundmi një video po bën xhiro në rrjet ku shihet këshilltarja e kryetarit të bashkisë në Maqedoninë e Veriut mbi shpinën e kryetarit. “Çfarë kali je …”, thotë vajza dhe të dy qeshin. Në pamjet e publikuara vajza shfaqet e ulur në anën e pasme të kryetarit të të bashkisë së Banja Lukës, Drasko Stanivukoviq, ndërsa ai i mëson asaj si të ngasë një kalë. Sipas mediave vendase mësohet se bëhet fjalë për Olga Babiq, një punonjëse e Administratës së Qytetit, e cila është krahu i djathtë i tij. “Ti e drejton shpinën dhe më merr jakën, sikur frenat…

Read More

Davide Pecoreli italiani që u raportua se u vra në Pukë e më pas u shfaq i gjallë në Itali pas 8 muajsh flet për herë të parë për një media shqiptare. Gazetari i Top Channel Mikel Marsi ka realizuar intervistën me italianin të cilin për muaj të tërë e njihte me emri Kristiano dhe e ka patur mik nën këtë emër gjatë kohës që Davide fshihej në Vlorë. Pas ndalimit të Davide Pecorelit në Itali, gazetari Mikel Marsi mësoi të vërtetën e mikut të tij. Gazetari: Kur ke arritur në Shqipëri për herë të parë? Davide: Për herë të…

Read More

Rrjeti i njohur i lajmeve ‘BBC‘ ka udhëtuar drejt Shqipërisë, për të intervistuar spikeren afgane të lajmeve Behishta Arghand e cila ndodhet e strehuar në Shëngjin. Behishta Arghand bëri histori kur intervistoi talebanët vetëm disa ditë pasi ata pushtuan vendin e saj. Arghand rrëfen momentet e intervistimit të një prej zyrtarëve taleban teksa thotë se akoma është e tmerruar. “Duart e mia po dridhen, jam me të vërtetë e tmerruar.” BBC shkuan se ajo është një nga 1000 afganët që janë strehuar në Shqipëri. “Kurrë se kam parë detin. Shqipëria është një vend shumë i bukur, ne jemi në një…

Read More

Policia greke ka vënë në pranga një të ri afrikan në aeroportin e Athinës. 28-vjeçari nigerian teksa priste në Aeroportin Ndërkombëtar të Athinës “Eleftherios Venizelos”, u arrestua pasi u kap me kokainë. Sipas mediave të huaja, i riu mbërriti në Greqi nga Beogradi, ndërsa transportoi me “metodën e gëlltitjes” 40 pako të improvizuara kokaine, me një peshë totale prej 420 gramësh, të cilat iu konfiskuan. Ndër të tjera, sipas artikullit të publikuar nga mediat greke thuhet se i është konfiskuar edhe telefoni celular. Personi i arrestuar u dërgua në Gjykatën e Shkallës së Parë të Athinës.

Read More

Ministri i Punëve të Jashtme Nikos Dendias dhe Ministri i Mbrojtjes Nikos Panagiotopoulos do të jenë nesër në Paris për të firmosur një marrëveshje që ka të bëjë me furnizimin e fregatave. Kjo paketë gjithashtu përfshinë të gjitha sistemet e armëve që këto anije mund të mbajnë. Pak muaj më parë Greqia nënshkroi marrëveshjen me Francën për furnizimin me 24 avionë luftarakë. Sinjale të qarta për Turqinë.

Read More

Sot në emisionin “Pa Gjurmë” u trajtua një histori dashurie mes një vajze 30-vjeçare nga Durrësi (Joana) dhe 50-vjeçarit Bilbil Xhafa nga Kukësi, i cili i përket komunitetit egjiptian. Dashuria e tyre pengohet nga familja e Joanës e cila nuk është dakord me këtë lidhje, por edhe nga ish-bashkëjetuesja e Bilbilit, Mimoza Shkoza, me të cilën ai ka qëndruar 12 vite. Kjo e fundit teksa ndiqte emisionin direkt mbërriti menjëherë në studio. Stafi i “Pa Gjurmë” e telefonoi për një përballje me çiftin, por ajo na komunikoi se ishte shumë pranë “Report tv” dhe donte të ishte e pranishme përballë…

Read More

Anglia po kalon një krizë për karburant. Por kjo mund të shkaktojë dhe një kaos në futboll anglez pasi disa ekipe të vogla nuk kanë mundësi të udhëtojnë në transfertë për ndeshjet e tyre. Shumë prej ndeshjeve të raundit të tretë në FA Cup do të anuloheshin për shkak të kësaj arsyeje, dhe nuk dihet nëse federata do të pranonte shtyrje ndeshjesh pasi kalendari i ngjeshur mund të shkaktojë probleme në fundin e sezonit. Anglia dhe Amerika ditët e fundit kanë shprehur nevojat e tyre për karburant, teksa në rrjetet sociale janë postuar video ku shikohen se si njerëzit presin…

Read More

Kreta është kthyer në ishull fantazmë me ndërtesa të shkatërruara dhe asnjë person rrugëve, pas tërmetit të mëngjesit të sotëm. Një tërmet i fuqishëm ka goditur ishullin e Kretës, në Greqi, paraditen e sotme, rreth orës 09:17. Mësohet se tërmeti me magnitudë 5.8 i shkallës Rihter është regjistruar në thellësi 10 km pranë zonës Arvis, 23 km në veriperëndim të qytetit Iraklios. Sipas informacioneve të para nga mediat greke raportohet se një person ka humbur jetën, ndërsa dëmet materiale sikurse shihet edhe nga pamjet janë të shumta. Bëhet fjalë për një 58 vjeçar që ka humbur jetën pasi është shembur…

Read More

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka publikuar një foto me një shokë të vjetër, ministrin e Mjedisit në Kosovë, Liburn Aliu. Në një postim në rrjetet sociale, ministrja shkruan se dikur ishin shokë klase në në gjimnazin “Dhaskal Todri” në Elbasan, ndërsa sot janë ministra në Qeverinë e Shqipërisë dhe Qeverinë e Kosovës. “Kënaqësi të takoja sot Liburn Aliu, Ministër i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, në Republikën e Kosovës.”, shkruan ajo.

Read More

Presidenti amerikan Joe Biden, 78 vjeç, do të injektojë sonte dozën e tretë të vaksinës kundër Covid-19, njoftoi Shtëpia e Bardhë. Shtetet e Bashkuara javën e kaluar lejuan një dozë përforcuese të vaksinës “Pfizer” kundër Covid-19 për personat mbi 65-vjeç, si dhe grupet me rrezik të lartë, përfshirë ata që janë të ekspozuar ndaj vendeve të punës të ekspozuara. Biden inkurajon njerëzit që kualifikohen për një dozë përforcuese ta bëjnë këtë si një mjet kundër pandemisë së re të koronavirusit. Kreu i shtetit amerikan mori dozat e para të vaksinës më 21 dhjetor 2020 dhe më pas më 11 janar,…

Read More