Aldi Rama 21-vjeçari që vrau oficerin e krimeve Saimir Hoxha duket se ka qenë mjaft aktiv në rrjete sociale duke shpërndarë foto me mbishkrime ku thuajse në secilën prej tyre kujdeset të vendosë dorën para fytyrës. Më 24 shtator të vitit 2017 ai ka ndërruar foton e profilit duke vendosur një foto të tijën i ulur në lokal ndërsa në tavolinë ka vendosur edhe një pistoletë. Ndërkohë 5 vite më parë ai kishte ndarë një foto me kryeministrin Edi Rama.
Author: tirana
Autori i vrasjes së efektivit në Lezhë , arrestohet i plagosur Aldi Rama! Tentoi vetëvrasjen. Ai ka qëlluar 2 herë veten e tij. Ai është plagosur, e ndërsa në vendngjarje ka shkuar edhe ambulanca për t’i dhënë ndihmën e parë. Mësohet se 21-vjeçari është në gjendje shumë të rëndë për jetën. “Në lidhje me ndjekjen, lokalizmin dhe kapjen e autorit të vrasjes së oficerit të Policisë, forca të shumta të Policisë së Shtetit, prej disa orësh ndjekjeje me helikopter dhe nga toka, kanë bërë të mundur lokalizimin e autorit të ngjarjes, i cili ishte fshehur në zonën e kënetës në…
Saimir Hoxha, 44 vjeç, babai i dy djemve të mitur humbi jetën sot në krye të detyrës. Oficeri i Krimeve është vëllai i kryetares së Gjykatës së Pukës, Flutura Hoxha. Prej kohësh, viktima banonte në Lezhë, ndërsa familjen e kishte në Tiranë. Gjatë momentit të vrasjes, 44-vjeçari kishte shkuar tek xhami i makinës, brenda të cilës ndodhej 21-vheçari Aldi Rama. Por ky i fundit e ka qëlluar menjëherë në zemër, plumb që i ka kushtuar edhe jetën.
Perlat Kapisyzi ka dhënë dorëheqjen si drejtori i spitalit të Sanatoriumit në Tiranë, i njohur gjithashtu edhe si “COVID 2”. Kapisyzi ka lënë detyrën sot, ndërkohë që nuk janë bërë ende me dije shkaqet e dorëheqjes së tij nga posti. Në këtë pozicion, është komanduar mjekja e të njëjtit institucion, Silvana Bala.
Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, reagon për vrasjen e efektivit të Krimeve të Rënda, Saimir Hoxha, teksa po ushtronte kontroll për parcelat me kanabis në Lezhë. Në një postim në “twitter”, teksa iu shpreh ngushëllime familjarëve të efektivit dhe kolegëve të tij, ambasadorja Kim thekson se autorët duhet të dalin para drejtësisë. “Ngushëllimet më të thella familjes dhe kolegëve të oficerit të Policisë së Shtetit Shqiptar, i cili u vra në krye të detyrës. Policët dhe të tjerët në rradhën e parë përballen me rrezikun në emër të të gjithë qytetarëve, dhe ne jemi mirënjohës për heroizmin e tyre.…
Gazetarët që po mbulojnë ngjarjen e rëndë të ndodhur paraditen e sotme në zonën e Vainit në Lezhë janë tërhequr nga terreni ku po kryhen kërkimet. Shkak është bërë rreziku evident nga ndonjë incident i papritur, për shkak se autori i dyshuar i vrasjes së nënkomisarit Saimir Hoxha dyshohet se është i armatosur. Kjo pasi në makinën me të cilën u arratis nuk është gjetur asnjë armë. Ndërkohë policia vijon kërkimet nga ajri dhe toka për kapjen e 21-vjeçarit Aldi Rama.
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka konstatuar një dëm prej 22.6 milionë euro nga ana e institucioneve për veprimtarinë e tyre ekonomike në periudhën 2019-2020. Sipas buletinit të Kontrollit të Lartë të Shtetit janë gjetur parregullsi dhe shkelje financiare në të ardhura dhe shpenzime të kryera dhe qe përllogaritet në 1.3 milionë euro. Ndërkohë një pjesë tjetër e dëmit i përket shkeljeve të disiplinës financiare të autoriteteve, nga të cilat 8.4 milionë euro është dëm në fushën e të ardhurave dhe pjesa më e madhe në atë të shpenzimeve në 12.8 milionë euro. Puna audituese është përqëndruar kryesisht në fushat…
Rudina Magjistari është një ndër figurat më të dashura të televizionit shqiptar. Edhe pse e shohim pothuajse çdo ditë të javës në ekran, moderatorja është po ashtu mjaft aktive dhe në rrjetet sociale. Së fundmi, ajo ka ndarë me të gjithë ndjekësit e saj një pjesë të shkëputur nga libri “Princi i vogël”, ku thuhet “Të gjithë të rriturit kanë qenë fëmijë, por jo të gjithë e mbajnë mend” dhe po ashtu ku shtuar se janë me fat ata që e ruajnë fëmijën brenda vetes pavarëisht viteve që kalojnë. Megjithatë, ashtu si ndodh rëndomë në këtë postim nuk munguan komentet…
Prej disa orësh Policia e Shtetit është në aksion për kapjen e 21-vjeçarit, Aldi Rama i cili ekzekutoi me armë zjarri 44-vjeçarin Saimir Hoxha, oficer i policisë në Lezhë. Forca të shtuara të policisë janë duke kërkuar për kapjen e tij, si dhe nga ajri është ndërhyrë me helikopterë. Nga një vëzhgim në rrjetet sociale shihet jeta luksoze që bënte i riu mes makinave të shtrenjta, por tërheqin vëmendjen edhe foto me armë në tavolinë. Kur ka qenë i vogël, Aldi ka bërë edhe një foto më kryeministrin Rama.
Luana Vjollcën nuk e pamë askund këtë sezon të ri në ekran dhe fansat sigurisht ia kanë ndjerë mungesën, duke e pyetur vazhdimisht për planet e saj. Ndaj, pas gjithë kësaj dashurie nga ndjekësit, që duhet thënë që janë shumë besnikë, Luana ditën e djeshme shkroi në Instastory se po kalonte ditë të vështira, me ndjesinë më të bukur falë tyre, dhe lajmëroi se do të sqaronte të gjitha lëvizjet e saj, bashkë me arsyet. Pritja nuk zgjati më shumë: Sot, moderatorja e dashur për publikun, ka bërë një sqarim të gjatë në Instagram, që siç shkruan ajo e ndjen…
Presidentja e KE, Ursula von der Leyen dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama janë pyetur në konferencë për shtyp për Procesin e Berlinit dhe “Open Balkan”. Rama ka siguruar se janë i njëjti proces, ndryshimi i vetëm është se njëri drejtohet nga partnerët ndërkombëtarë, kurse i dyti nga vetë vendet e rajonit. Von der Leyen tha se çdo iniciativë në Ballkan është e mirëpritur, me kusht që të jetë e hapur, gjithpërfshirëse dhe në të mirë të vendeve. Von der Leyen: Po të shohim ecurinë ekonomike dhe thellimin e marrëdhënieve dhe tregun e përbashkët rajona, mendoj se Procesi i berlinit…
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, mori dozën e tretë përforcuese të vaksinës Pfizer kundër koronavirusit. “Gjëja më e rëndësishme që duhet të bëjmë, është të vaksinojmë më shumë njerëz”, tha Biden para se të merrte vaksinën. Presidenti 78 vjeçar, e ka marrë dozën e parë të vaksinës më 21 dhjetor dhe dozën e dytë më 11 janar. Ai tha se edhe zonja e parë, Jill, do ta marrë së shpejti dozën përforcuese. Javën e kaluar, Qendrat amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) dhe Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA) në SHBA miratuan dozën përforcuese të vaksinës…