Ish zyrtari i policisë, Asllan Dogjani, tha se është plagosur dy herë në krye të detyrës. Ai evidentoi dy probleme në polici. Politizimi i saj dhe paaftësia profesionale e efektivëve të futur në punë me mik, sipas tij, ndikojnë në perfomancën e policisë së shtetit dhe në situatën e rendit publik.about:blank Dogjani tha se bandat bëjnë ligjin nga burgu, dhe për këtë kanë edhe “bekimin” e politikanëve. “Unë vetë jam plagosur dy herë me armë zjarrë në krye të detyrës. Por ka patur edhe raste si ai i Laprakës, ku ishte polici që vrau qytetarin. Sot në policinë e shtetit…
Author: tirana
Cristiano Ronaldo është rikthyer tek Manchester United, pas më shumë se 10 vitesh. Ylli portugez u largua nga Juventusi pas tre sezonesh, me Manchester United që pagoi 15 milionë euro plus 8 të tjera që do të paguhen në formë bonusesh. Mirëpo, kthimi solli me vete disa kushte, jo vetëm ekonomike apo sportive, siç pritet nga një lojtar i klasit botëror si portugezi. Kërkesat e lidhura me dietën u shtuan gjithashtu, megjithëse kjo çështje ka shkaktuar pakënaqësi tek disa nga bashkëlojtarët e tij. Sipas “The Sun”, portugezi i ka imponuar menunë kuzhinierit të Manchester United, por disa nga pjatat e…
Partizani-Dinamo prej dekadash ka qenë pjesë thelbësore e qenësisë së tij, të dy emra të mëdhenj të historisë, që u detyruan të kalojnë kalvare të vështira, por që tani janë sërish në elitë, për të rikthyer një përballje që aq shumë kishte munguar. Takohen sërish këtë të premte, për fat të keq jo në kryeqytetin që e priste prej vitesh, por në “Elbasan Arena”, e megjithatë atmosfera do të jetë e zjarrtë për dy skuadra që ashtu si ua dikton historia, kërkojnë majat. Për dekada të tëra kanë luftuar për të ndarë trofe, një rivalitet që i ka bërë të…
Një nga mamatë më “cool” të showbizz-it shqiptar, Çiljeta Xhilaga ka qenë e ftuar sot në emisionin “Live from Tirana” në Top Albania Radio për të folur rreth fillimit të vitit të ri shkollor të djalit të saj. Mirëpo nuk kanë munguar pyetjet lidhur me projektet e reja muzikore, meqënëse ka pak kohë që kënëgtarja nuk ka sjellë ndonjë këngë të re për publikun. “Kam një këngë për të bërë më Ardit Çunin. Ai që më merr përdit në telefon dhe unë që i them ja se jam icik me temperaturë, pastaj ditën tjetër më zë gjumi”, zbuloi Çiljeta duke…
Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka zbarkuar ditën e sotme në zyrat e Arsimit në Dibër, ku dyshohet se po kryhen kontrolle në lidhje me një mësues që jetonte në Angli, por që vijonte të merrte rrogën si mësues në Dibër. Rasti i mësuesit ishte denoncuar edhe më parë dhe kishin nisur hetimet, por për arsye që nuk dihen ende, Prokuroria Dibër pushoi hetimet. Për këtë arsye hetimet janë përqendruar edhe në Prokurori. Operacioni është ende në vijim dhe për momentin nuk dihen të tjera detaje.
Gazetari dhe botuesi i njohur Fahri Balliu ka folur në lidhje me situatën në Partinë Demokratike. Ai tha se të gjitha lëvizjet brenda partisë duhet të bashkohen në një për të forcuar akoma më shumë pozitat e saj. “Nga PD edhe kur ishte Sali Berisha doli partia e Pollos. Në parti kanë dalë gjithnjë nga të gjitha. Koha i bën të nevojshme. Mendoj që të gjitha që partitë duhet të derdhen si përrenjtë në lumin e madh të PD për të dalë në det dhe oqean pastaj. Bëjmë durim dhe mendoj se kështu do të zhvillohen ngjarjet. Për lëvizjen e…
Peshqirët janë të mbushur me shumë baktere dhe nëse i përdorni për të fshirë fytyrën, mund ta dëmtoni lëkurën tuaj. “Bright Side” zbulon pasojat negative që ky veprim, në dukje normal, mund të bëjë tek ju. Mund t’ju krijojë akne. Tharja e fytyrës me të njëjtin peshqir që përdorni për të tharë trupin, mund të dëmtojë lëkurën shumë. Peshqirët tërheqin shumë baktere. Fakti që i mbajmë ato në tualet, ku ajri është i lagësht, krijohet një mjedis i përsosur për rritjen e baktereve. Kur fërkoni peshqirin në fytyrë, bakteret kalojnë direkt në lëkurën tuaj, të cilat përfundimisht mund të bllokojnë…
Këngëtarja e famshme Demi Lovato njihet për deklaratat e saj befasuese. Së fundmi ajo ka bërë një të tillë në lidhje me alienët. 29-vjeçarja ka pretenduar se dikur kishte pasur një takim të ngushtë me qeniet jashtëtokësore në Joshua Tree, Kaliforni. “Ne ishim në shkretëtirë në Joshua Tree dhe në thelb, pashë këtë rruzull blu që ishte rreth 50 metra larg, ndoshta më pak, dhe ishte si të lundronin mbi tokë. Ishte një përvojë e bukur dhe e jashtëzakonshme.“, tha Demi. Kujtojmë se para pak muajsh, Demi Lovato e shpalli veten si të papërcaktuar në gjini. Këngëtarja tha se këtëj…
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç nuk do të flasin në konferencën e nesërme që shënon përvjetorin e dytë të themelimit të Mini-Schengenit, që së fundi u quajt Ballkani i Hapur. Gazeta “Danas” raporton sot se Rama dhe Vuçiç e kanë anuluar pjesëmarrjen e tyre në konferencën që do të mbahet në Novi Sad. Pretendohet se një ndryshim i tillë ndodhi “në minutën e fundit”. Sipas informacioneve jozyrtare në të cilat raporton media serbe, është planifikuar që kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç të flasë me pjesëmarrësit e të ashtuquajturit forum drejtues në vend të Vuçiçit,…
Ndonëse prej vitesh qëndron larg ekranit, Amarda Toska vazhdon të pëlqehet nga publiku, të cilët ia kanë ndjerë mungesën shpeshherë. Një ndër pyetjet së cilës i bëhet më shpesh është ajo në lidhje me nëse do të kthehet apo jo në ekran. Në një intervistë virtuale me ndjekësit, ajo ka treguar pse ka munguar për kaq gjatë në televizion. “Gjatë kësaj periudhe projektet që më janë ofruar nuk kanë peshuar më shumë se ç’mund të bëj unë në kohën që do më mbajnë të angazhuar”, i është përgjigjur ajo njërit prej ndjekësve duke lënë të hapur mundësinë se nuk i…
Ina Kollçaku është kthyer tashmë në figurë të njohur të ekranit. Ajo njihet për mbrojtjen ndaj femrave dhe reagimet e saj publike, por më së shumti prej versioni të parë të Për’puthen. Në çdo dalje të saj e kemi parë gjithmonë bjonde, por Ina këtë herë vendosi të na befasojë. View this post on Instagram A post shared by Inna Kollcaku (@innakollcaku) Kujtojmë se Ina ka zbuluar së fundmi se i është nënshtruar një ndërhyrjerje të shpejtë kirurgjikale pasi në gjoksin e djathtë iu konstatua një masë tumoriale. Për fat të mirë, gjendja e saj është e mjaft e mirë.…
Dashi Dashuria: Mund të njihni dikë me të cilin/ën do të lidheni menjëherë. Paratë: Nëse i përdorni mirë burimet tuaja, fati do t’ju buzëqeshë. Puna: Ky angazhim i ri i punës do t’ju sjellë përfitime. Shëndeti: Përpiquni ta doni veten më shumë. Demi Dashuria: Një person i ri do të sjellë ndryshime sentimentale në jetën tuaj. Para: Lexoni me kujdes të gjitha dokumentet që firmosni. Puna: Në punë, gjërat po shkojnë mirë. Shëndeti: Nuk është gjendja juaj më e mirë, por së shpejti do të kalojë. Binjakët Dashuria: Do të mbetet e njëjta periudhë që po përjetoni, disi si të…