Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Biden merr dozën e tretë/ Presidenti i SHBA: Të vaksinohen sa më shumë njerëz

12:47 / September 28, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
56198232 101 696x368 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, mori dozën e tretë përforcuese të vaksinës Pfizer kundër koronavirusit. “Gjëja më e rëndësishme që duhet të bëjmë, është të vaksinojmë më shumë njerëz”, tha Biden para se të merrte vaksinën.

Presidenti 78 vjeçar, e ka marrë dozën e parë të vaksinës më 21 dhjetor dhe dozën e dytë më 11 janar. Ai tha se edhe zonja e parë, Jill, do ta marrë së shpejti dozën përforcuese. Javën e kaluar, Qendrat amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) dhe Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA) në SHBA miratuan dozën përforcuese të vaksinës Pfizer për amerikanët 65 vjeç e lart dhe për ata me probleme të rrezikshme shëndetësore.

Dozat shtesë duhet të jepen së paku gjashtë muaj pas vaksinimit të plotë. Ato nuk janë miratuar ende për dy vaksinat e tjera që jepen në SHBA: Moderna dhe Johnon&Johnson. Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve thanë të premten se të dhënat për dozat përforcuese të këtyre dy vaksinave do të vlerësohen “në javët e ardhshme”.

Sipas CDC-së, 184 milionë amerikanë janë të vaksinuar plotësisht kundër koronavirusit, ose rreth 56 për qind e popullsisë. Ekspertët presin që vetëm dozat përforcuese t`i sjellin rreth 26 miliardë dollarë fitime globale vitin e ardhshëm kompanive Pfizer dhe BioNTech.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zbulohet shkaku i vdekjes së aktores amerikane Hayden Panettiere

19:19 / August 17, 2026

Greqi, 3 të vdekur nga rrëzimi i helikopterit në ishullin Sifnos

19:00 / August 17, 2026

Gjyqi që ka tronditur Amerikën/ Nëna akuzohet për vd*kjen e tre fëmijëve, por mbrojtja ngre pikëpyetje mbi gjendjen e saj mendore

18:21 / August 17, 2026

Deklarata e bujshme e ministrit izraelit: Të vriten 30-40 palestinezë çdo natë, disa njerëz nuk meritojnë të jetojnë

17:00 / August 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.