Author: tirana

Janë bërë 27 vite nga fillimi i serialit hit “Friends”. Seriali ikonik i viteve ’90 bëri bashkë Jennifer Aniston, Courtney Cox, Lisa Kudroë, Matt LeBlanc, Mattheë Perry dhe David Schëimmer si miqtë më të famshëm të Central Park. Seriali përshkruan historinë e gjashtë miqve, Monica, Chandler, Joey, Rachel, Phoebe dhe Ross, të cilët pasi u shpërngulën dhe u vendosën në Manhattan, ndajnë jetën e tyre të përditshme. Seriali trajtoi çështje që asnjë shfaqje tjetër nuk i prekte nga frika se si do të pritej nga publiku. Ishte aktorja Courtney Cox që ka kujtuar përvjetorin e serialit duke postuar pamje nga…

Read More

Një banesë pranë burgut të Vlorës është përfshirë nga flakët mesditën e sotme. Flakët kanë djegur dhe një makinë, e cila ka qenë e parkuar anës gardhit të banesës. Zjarrfikësit po punojnë për shuarjen e flakëve. Ngjarja detyroi policët e burgut të rrisin gatishmërinë e të kontrollojnë zonën, për të shmangur incidentet mes të dënuarve.

Read More

Në Shqipëri, Gjykata e posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar u shpreh sot në favor të gjykimit të ish ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu lidhur me shpërthimin e ndodhur 13 vite me parë në një depo ushtarake në Gërdec. “Gjykata vendosi, të ndryshojë vendimin nr. 60, datë 27.07.2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, duke pranuar kërkesën e Prokurorit të Posaçëm dhe revokoi vendimin e pushimit nr. 6, datë 14.09.2009 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, duke i kthyer aktet Prokurorit të Posaçëm për të proceduar”, shpjegon Gjykata…

Read More

Gjatë vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi u takua me zv.Shefin e Byrosë së Gardave Kombëtare të SHBA, Gjeneralin me 3 yje Marc H. Sasseville. Z.Peleshi i shprehu Gjeneralit Marc H. Sasseville gatishmërinë për të intensifikuar edhe më tej bashkëpunimin. Pas këtij takimi, ministri i Mbrojtjes u shpreh: “Një takim entuziast me zv.Shefin e Byrosë së Gardave Kombëtare të SHBA, Gjeneralin me 3 yje Marc H. Sasseville. Bashkëpunimi i deritanishëm në fushën e modernizimit, edukimit e trajnimit të ushtarakëve, pjesëmarrjes në misione të përbashkëta etj, do të intensifikohet edhe më tej. Projekti ambicioz i…

Read More

Ish-deputeti i LSI, Luan Rama ka hequr dorë nga politika dhe i është futur televizioni. Rama fton të gjithë shikuesit që ta ndjekin në emisionin e tij. Tashmë ai do të shfaqet dy herë në javë, në mbrëmje, në RTV Ora me një emision ë do të drejtojë vetë, duke u rikthyer në profesionin e dikurshëm, gazetarinë. Postimi i Luan Ramës Në radiotelevizionin Ora: “DREJT” – EMISIONI IM PËR JU Prej të hënës më datë 27 shtator e në vijim, çdo të hënë dhe të enjte në ora 21:00, “DREJT” do të jetë emisioni im për ju. Jeni të mirëpritur…

Read More

Në kodrat e Peshtanit në Fier ka rënë zjarr. Bëhet fjalë për kodrat e Likovunit në të cilat janë vendosur edhe antenat televizive dhe ato të telefonisë. Mësohet se zjarrfikësit e Fierit janë në vendngjarje, por hyrja me mjete është e pamundur për shkak të terrenit të thyer. Përhapjen e flakëve është duke e ndihmuar edhe era e fortë.

Read More

Sigurisht që është një mendim që ka kaluar në mendjen e të gjithëve, por kush mund të përgjigjet me siguri për numrin e dashurive tona të vërteta dhe eksitimet e thjeshta? Një kërkim i ri nga kompania “Out People” vjen për të dhënë përgjigje, pasi ka studiuar përgjigjet e 504 vullnetarëve të moshës midis 18 dhe 55 vjeç. Çfarë treguan rezultatet? Sado e pabesueshme të na duket, 20% e pjesëmarrësve u përgjigjën se ai ka rënë në dashuri vetëm një herë në jetën e tij. 28% pohuan se dashuria e tyre ka trokitur dy herë në derë, ndërsa 18.9% tri…

Read More

Një hetim ka nisur në SHBA për mbi 30 milionë automjete të prodhuesve të ndryshëm. Hetimi i autoriteteve të sigurisë së automjeteve janë përqendruar te airbagu dhe mekanizmi që bën fryrjen në çastin e përplasjes. Lajmin e bën të ditur Reuters, e cila u referohet disa dokumenteve të qeverisë amerikane. Hetimi i ri përfshin automjete të montuara nga Honda, Ford, Toyota, General Motors, Nissan, Subaru, Tesla, Ferrari, Mazda, Daimler, BMW, Chrysler (tani pjesë e Stellantis), Porsche, Jaguar Land Rover (në pronësi të Tata Motors) dhe të tjerët. Gjatë dekadës së fundit, më shumë se 67 milionë airbag të tipit Takata…

Read More

Nga Dušan Reljić, Euractiv Me sa duket kërkimi i autonominë strategjike të BE-së,ka filluar që në qershorin e vitit 1991, kur Ministri i Jashtëm i Luksemburgut Jacques Poos, që drejtonte një mision diplomatik të Komunitetit Evropian për të negociuar zgjidhjen e krizës jugosllave, deklaroi:“Kjo është ora e Evropës, dhe jo e amerikanëve!”. Tre dekada më vonë, BE-ja po përpiqet ende të sigurojë ndonjë provë në zonën post-Jugosllave se e ka fituar autonominë e saj strategjike, gjë që në thelb do të thotë se ajo mund të “vendosë, të modifikojë dhe zbatojë rregullat ndërkombëtare sipas bindjeve të saj, dhe josipas rregullave…

Read More

Duke komentuar përplasjen në PD, mes Sali Berishës dhe Lulzim Basha, analisti Artur Zhejin tha se nuk i mbështet asnjërin. Zheji deklaroi në Top Neës, se nuk e kupton sjelljen e Sali Berishës, i cili nga “kryengjëll”, e ktheu Bashën në “kryedjall”. “Jam tifoz me demokracinë shqiptare. Opozita doli mirë në zgjedhjet e 25 prillit, pavarësisht se nuk doli fituese. Nuk kishte asnjë bashki në dore, duke marrë parasysh se nuk kishte asgjë në dispozicion, mori rezultat të mrekullueshëm. Jam tifoz me atë që sjell fitore. Fitore ka sjellë Sali Berisha, por humbi në 2013. Berisha e bëri Bashën nga…

Read More

Gazeta e njohur Il Corriere Della Sera shkruan se agjenti i gjigandit italian ka planifikuar ardhjen e portierit tek Juventusi në vitin 2022. Gigio Donnarumma nuk është aspak i kënaqur me situatën e tij aktuale tek PSG. Portieri italian ishte i vetëdijshëm se do të kishte një konkurencë të fortë me Keylor Navas, por kurrë nuk imagjinonte të ulej kaq gjatë në stolin parizien. Nëse situata nuk ndryshon, do të hapen skenarë të rinj, ku portierin e kombëtares italiane mund ta shohim të veshë fanelën e “të urryerve” të kuqezinjve, Juventusit. Është mëse e sigurt që Donnarumma s’do të pranonte…

Read More

“Është një vendim i pritshëm dhe i kënaqshëm, kisha kaq vite që prisja, por gjithsesi ka ende shumë pengesa të tjera për të arritur atë që kërkoj. Ka hapa të tjerë për të vijuar kjo histori. Do kthehet dhe njëherë tjetër në SPAK, do ketë tjetër dhomë këshillimi”. Kështu deklaroi në një lidhje telefonike me Neës24, Zamira Durda që humbi djalin e saj në tragjedinë e Gërdecit, pas vendimit të Gjykatës së Posaçme të Apelit për të rihapur këtë dosje dhe për të rigjykuar ish-ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu. Durda tha se është një lajm i mirë dhe se kërkon…

Read More