Author: tirana

Policia e Tiranës është sinjalizuar këtë mbrëmje për rrëmbimin e mundshëm të një personi. Dyshohet të jetë rrëmbyer Kozak Braçi, i njohur si mbreti i “Instagramit”. Forca të shumta policia kanë mbërritur në zonën e Alliasit dhe po kryejnë verifikime. Kanë qenë familjarët e Kozak, të cilët kanë denoncuar në polici rrëmbimin e tij. Ndërkohë, menjëherë pas denoncimit dhe vënies së policisë në lëvizje, në rrjetin social “Tik Tok” po qarkullon një video, ku Kozak shihet në një makinë me disa persona të tjerë, të cilët e godasin, e shajnë dhe e detyrojnë të thotë fjalë banale. Kozak është marrë…

Read More

Opinionisti Arjan Konomi ka reaguar ashpër ndaj Edit duke i thënë se nuk duhet të përmendë më fjalë të rënda. Në të kundërt, i bëri të qartë se do i ketë punët keq me të sepse nuk do të tolerojë në asnjë moment fjalë të rënda apo ofenduese. Pjesë nga biseda Edi: Kështu jam unë. Nuk kam nevojë të luaj skena palidhje. Arjan: Nuk je ashtu. Që je origjinal siç je jashtë, e kuptojmë, por e ekzagjeron duke kaluar në ofendime. Të kam thënë që ditën e parë që je rritur në vend të huaj dhe të kam përgëzuar për…

Read More

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka pritur në zyrën e tij këngëtaren Elhaida Dani, së bashku me ikonën e muzikës italiane Riccardo Cocciante. Veliaj ka uruar arristen e mirënjohur shqiptare për albumin më të ri në treg ZanIN, të cilin këngëtarja Dani sapo e lançoi së bashku me të madhin Cocciante. “Faleminderit Riccardo Cocciante dhe Elhaida Dani për surprizën e mrekullueshme! Shumë urime për ZanIN tënd. I sigurt se do të jetë një sukses, si çdo punë e jotja!” – shprehet përmes një postimi në rrjetet sociale kryebashkiaku. Këngëtarja shqiptare e cila njihet si fituese e “The Voice…

Read More

Sipas studimit të fundit, gratë shtatzëna të vaksinuara u sigurojnë foshnjave të tyre antitrupa kundër COVID-19. Shkencëtarët matën nivelin e antitrupave në gjak nga kordoni i kërthizës për të përcaktuar nëse imuniteti vjen nga infeksioni coronavirus ose nga vaksinat. Për habinë e tyre, të 36 të porsalindurit në studim nënat e të cilëve morën vaksina Moderna ose Pfizera gjatë shtatzënisë kishin antitrupa mbrojtës. Për të përcaktuar nëse antitrupat janë shkaktuar nga vaksina ose nga infeksioni në mënyrë natyrale, ekspertët kërkuan antitrupa specifikë që shfaqen pas vaksinimit ose pas tejkalimit të sëmundjes, por gjetën edhe një nukleokapsid proteine që është e…

Read More

Viktima më e re e 24-orëve të fundit është një 33-vjeçare. Bëhet me dije se 33-vjeçarja është shtetasja me inicialet D.Z. E reja ishte e shtruar prej disa ditësh në Infektiv, por duket se gjendja e saj shëndetësore është rënduar edhe për shkak të sindromës down. Mutacioni “Delta” ka rritur ndjeshëm rastet e reja në vendin tonë, ndërsa është shtuar edhe numri i të shtruarve në spital. MSH ka bërë thirrje në mënyrë të vazhdueshme për vaksinimin e qytetarëve, si forma më e mirë për mbrojtje nga Covid.

Read More

5 persona janë arrestuar nga Policia e Dibrës, pasi akuzohen se kanë kultivuar lëndë narkotike dhe mbanin armë pa lejen e autoriteteve shtetërore. Mësohet se në pranga kanë rënë shtetasit: Urim Murati 33-vjeç, banues në Halil, Fushë-Krujë, Edison Burgu 24-vjeç, Mirjan Burgu 29-vjeç, Bernard Sallaku 28-vjeç, Erblin Sallaku 28-vjeç, të gjithë banues në Bulqizë. Gjatë operacionit janë sekuestruar një armë zjarri automatik me 28 fishekë, si dhe një sasi prej 2.6 kg cananis, të cilat i posedonte 33-vjeçari Murati. Njoftimi i policisë: Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafikut të Paligjshëm dhe Narkotikëve në DVP Dibër, në bashkëpunim me Komisariatin…

Read More

Florian Marku nuk ka duruar dot gjatë konferencës për shtypin në prag të ndeshjes me Maxim Prodan, me të cilin do të ndeshet për titullin IBF International Welterweight. Ngacmimit të rumunit, Marku i është përgjigjur menjëherë. “Ai thotë që kam gabuar që kam pranuar të ndeshem me të, por do t’ia shkatërroj fytyrën”, shprehet Marku. “Ju vini nga një sport tjetër, do e shikoni çfarë është boksi”, kundërpërgjigjet Prodan, i cili në 20 ndeshje ka marrë 19 fitore dhe një barazim. Boksieri shqiptar më pas e ka ftuar të ndeshet në konferencë dhe është dashur ndërhyrja e forcave të sigurisë,…

Read More

Në Tiranë, Organizata “Together for Life” publikoi sot dy raporte monitorimi mbi buxhetin për shëndetësinë gjatë Pandemisë Covid-19, të përgatitura me mbështetjen e Fondacionit Westminister për Demokraci në Shqipëri. Në këto studime theksohet se të sëmurët me Covid-19, që u kuruan në shtëpi gjatë 15 muajve të pandemisë u përballën me kosto të larta për mjekime nga fondet e veta, duke shpenzuar së paku 1 mijë dollarë për person. Ekspertët vërejtën se paketa e rimbursimit nga qeveria për shpenzimet ndau vetëm afro 40 dollarë për person. Në monitorimet e organizatës “Together for Life” dhe Fondacionit Westminster për Demokraci në Shqipëri,…

Read More

Një vatër zjarri është regjistruar sot në Lalëz. Mësohet se nga flakët janë djegur sipërfaqe me shkurre dhe barishte, që janë karakteristikë e kësaj zone. Deri më tani nuk dihet nëse zjarri ka qenë i qëllimshëm, ndërkohë që forcat e zjarrfikëses po punojnë për shuarjen e flakëve, që vijojnë të jenë aktive.

Read More

Rastet e reja me Covid-19 në vend kanë pësuar një ulje të lehtë. Në 24 orët e fundit janë regjistruar 768 raste të reja nga 872 që ishin një ditë më parë. Ndërkohë numri i viktimave është rritur. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se po ashtu 8 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me Covid19. Njoftimi COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 5005 testime, 768 raste të reja, 8 humbje jete dhe 986 të shëruar në 24 orët e fundit Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.…

Read More

Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) autorizoi një dozë të tretë përforcuese të vaksinës Pfizer-BioNTech COVID-19 për amerikanët mbi 65 vjeç dhe për ata që vuajnë nga sëmundje të rënda. Doza përforcuese është miratuar edhe për punonjësit e profesioneve të caktuara, si ata të kujdesit shëndetësor, mësuesit, punonjësit e dyqaneve ushqimore dhe ata në qendrat për të pastrehët ose burgjet. Autorizimi ka gjasa t’i hapë rrugën të enjten votimit në komisionin këshillimor i Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC). Një panel i FDA-së javën e kaluar votoi me shumicë dërrmuese për të hedhur poshtë planin e Shtëpisë…

Read More

Ish-supermodelja Linda Evangelista ka rrëfyer se mbeti “e deformuar në mënyrë të përhershme” nga një reaksion trupor gjatë ndërhyrjes së reduktimit të dhjamit. 56-vjeçarja tregoi sesi pësoi një afekt të rrallë anësor të trajtimit të kryer pesë vjet më parë, që në vende të reduktonte, zmadhoi qelizat e saj të dhjamit. “Kam mbetur, ashtu siç e thotë dhe media ‘me fytyrë tjetër’,” tha ajo për gati 1 milionë ndjekësit në rrjetet sociale. Evangelista shpjegon se kjo është dhe arsyeja që është larguar nga syri i publikut. Modelja kanadeze shpjegonte më tej se kishte kryer më pas “dy ndërhyrje korrektuese, të…

Read More