1.Mos e pyet kurrë ku do të takoheni, ajo nuk vendos kurrë: Në qoftë se keni një shoqe Peshore, me siguri ju ka ndodhur me qindra herë të përballeni me fjalinë e saj të preferuar ‘’Nuk e di, zgjidh ti’’. Takimet me të janë një ndër gjërat më të bukura që mund t’ju ndodhin, por nuk bien kurrë dakord me vendin. Në ndryshim nga Binjakët që janë gjatë gjithë kohës të dyjëzuar, Peshoret janë të pavendosura vetëm kur bëhet fjalë për çështje adresash. Kështu që merreni vetë përsipër këtë gjë, në të kundërt do t’ju duhet të prisni ditë të…
Author: tirana
Në media është duke vazhduar që të përflitet për një lidhje të mundshme në mes të Atdhe Xheravinës dhe moderators, Bora Zemani. Kjo ka ardhur pasi Atdheu ka shprehur hapur simpatinë që ka ndaj Bora pas daljes nga emisioni. Ai madje ka thënë se dhe vajzën dëshironte ta quante “Nala” njësoj siç është shprehur Bora. Gjithashtu “Kryefjala” shpërndau një foto ku dukeshin bashkë Bora me Atdheun, por nuk dihej nëse bëhej fjalë për tani afër apo kohë më parë. Bora postoi një InstaStory, në të cilën i sqaroi të gjithë. Mqs më kanë pyetur qoftë në Insta, qoftë familjarët dhe…
Analisti Arjan Curri ka akuzuar Lulzim Bashën se u sinkronizua me Edi Ramën në zgjedhjet e 2017-ës për të goditur LSI-në, dhe tani për një bashkëqeverisje. Ndërsa lidhur me thirrjen e një kuvendi kombëtar, Curri tha se është tjetër gjë ta thërrasësh dhe tjetër gjë të ketë njohjen zyrtare të PD, sepse rëndësia qëndron sipas tij te arsyeja pse thirret. “Në PD ka shumë sovranitet saqë çdo njeri thotë atë që mendon. Sa i përket debatit politik e shoh të shëndetshme dhe si sjellin dëme askujt. Të thërrasësh kuvendin kombëtar është tjetër gjë dhe tjetër gjë që ky kuvend kombëtar…
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, reagon pas përplasjeve në mbledhjen e Partisë Socialiste me strukturat në Shkodër për çështjen e punësimeve. Alibeaj shkruan në një postim në ‘Facebook’ se ‘Kemi paralajmëruar se si modeli i ndërtuar nga Edi Rama po përhapet si një tumor në indet e partisë që ai sundon dhe metastazat shtrihen në gjithë aparatin shtetëror’, duke shtuar se ‘Për Partinë Demokratike, ndarja e politikës nga krimi është një prioritet kombëtar. Reagimi i plotë: Për Partinë Demokratike, ndarja e politikës nga krimi është një prioritet kombëtar. Prej kohësh, me fakte dhe prova, kemi paralajmëruar se si modeli…
Dy të rinj të moshave 16 dhe 17 vjeç në Kamëz kanë përfunduar në spital pas një sherri të ndodhur pasditen e sotme. Policia ka shoqëruar autorin e dyshuar R. V, 17 vjeç. Ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. “Rreth orës 14:45, në Kamzë, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, janë dëmtuar dy shtetas të mitur 16 vjeç dhe 17 vjeç, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve. Sherbimet e Policisë kanë bërë shoqërimin për veprime të mëtejshme të shtetasit R. V, 17 vjeç, si autor i dyshuar…
Një tjetër zjarr ka rënë mesditën e sotme edhe në kodrat e Ardenicës, në Fier, në vendin e njohur si kodrat e Çipllakës. Zjarri është përhapur në disa kodra, duke shkaktuar edhe dëme të konsiderueshme në ullishte dhe pemëtari. Zjarri po përparon me shpejtësi, i ndihmuar edhe nga era. Për lokalizimin e flakëve po punojnë disa zjarrfikëse, ndërkohë që shtrirja e flakëve është e madhe.
Prej kohësh Eni Koçi dhe partneri i saj Genc Prelvukaj kanë zbuluar përmes postimeve në rrjete sociale se po vizitojnë vende të ndryshme malore. Gjatë udhëtimeve të tyre aventureske duket se një incident aspak i këndshëm i ka ndodhur këngëtares. Ajo ka postuar një foto në instastory të gjurit të saj të fashuar. “U ruajta sa u ruajta për të mos u rrëzuar kur dolëm nëpër male dhe si përfundim u rrëzova sa dola nga makina”, ka shkruar ajo krahas fotos.
Ditën e nesërme do të mungojë energjia elektrike në disa zona të Tiranës. OSHEE bën me dije se do të mbesin pa energji elektrike nga ora 09:00 deri në orën 15:00 pjesërisht fshati Picall dhe antenat e kompanive telefonike në kodër Picall. Nga ora 10:00 deri në orën 16:00 energjia do të shkëputet në rrugën ‘Irfan Tomini’. Ndërsa në orën 12:00 deri në orën 15:00, do të mbeten pa drita rruga ‘Esat Mekuli’ pranë ish-fushës së Aviacionit.
Dashi Në dashuri e keni Marsin kundër, ndaj përpiquni të mos krijoni një situatë që nuk ia vlen të përballeni. Në punë, lajme të reja po vijnë. Megjithatë nuk është ende koha për të ikur. Demi Në dashuri, nëse keni kaluar kohët e fundit një krizë, nevojitet më shumë maturi. Në punë, nga ana tjetër, ju keni një dëshirë të madhe për t’u përfshirë. Arrini deri aty sa ndryshoni gjëra, por më avash. Ndërkohë duhet t’i kushtoni më shumë vëmendje shpenzimeve. Binjakët Ditë pozitive për ndjenjat. Nëse jeni të interesuar për një person, është koha për të ecur përpara. Në…
Ditën e sotme në Kuvend zonjat tona bënë sfilatën e radhës. Në sy ka rënë çanta e ministers Belinda Balluku, e markës ‘Alviero Martini’. Vetë Balluku ka zgjedhur që ta mbajë përpara çantën duke tërhequr akoma më shumë vëmendjen me aksesorin e shtrenjtë që kushton afërisht sa dy rroga minimale të një shqiptari, 457 euro (552 mijë lekë të vjetra). Për të shpenzuar nuk është kursyer as prurja e re e kryeministrit Edi Rama, Bora Muzhaqi, e cila ka zgjedhur një rrip pantallonash të markës “Luois Vuitton”, që me një kërkim në faqen zyrtare zbulohet se kushton 400 euro (9484…
Deputetja e Partisë Socialiste, Luljeta Bozo është paraqitur ditën e sotme në Kuvend me një shenjë në këmbë. Deputetja më e vjetër në Kuvend, teksa është ndaluar në hyrje të Parlamentit për të bërë një foto, shihet që në këmbë ka një leokoplast të bardhë. Nuk dihet se ku mund të jetë lënduar Bozo, mirëpo kjo gjë nuk e ka penguar që të paraqitet në seancë me shenjën në këmbë.
Maxhoranca ka paraqitur në Kuvend ndryshime në ligjin “Për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit”, duke zgjeruar kategoritë e personave që kanë detyrimin të deklarojnë pasurinë e tyre. Ndryshimi propozohet kur SPAK-u dhe BKH-ja kanë nisur punën me shumë dosje që lidhen kryesisht me korrupsionin e zyrtarëve të lartë dhe pastrimin e parave. Propozimi i maxhorancës, përveç zyrtarëve me funksione publike, përfshin në kategorinë e “personave të ekspozuar politikisht” dhe familjarët e tyre. “Personat e ekspozuar politikisht”, në kuptim të këtij ligji, janë: a) individët, të cilët janë të detyruar të bëjnë deklarimin e pasurive të tyre,…