Finalizohet operacioni policor i koduar “Gjurma”. Vihet në pranga 1 shtetas, për veprat penale “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Mashtrimi kompjuterik”. Njësia për Hetimin e Krimeve Kibernetike në Drejtorinë Hetimore në Departamentin e Policisë Kriminale në Drejtorinë e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Tiranë ka organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Gjurma”. Pas një hetimi të nisur në vitin 2021, nga autoritetet ligjzbatuese turke dhe pas veprimeve hetimore të ndërmarra, duke vlerësuar maksimalisht situatën kriminale të krijuar, Njësia për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në bashkëpunim…
Author: tirana
Neymar u bë protagonist në ndeshjen Metz-PSG e cila përfundoi 1-2. Në golin e parë të PSG, Mbappe provokoi portierin, me të cilin pati një përplasje verbale. Në ato momente Neymar i doli në mbrojtje francezit dhe me një goditje spektakolare rrëzon në tokë portierin e Metz. J'ose espérer que cette salope de Neymar va prendre 3 matchs de suspension hein @LFPfr @PSG_inside vu que Bronn a pris rouge pour avoir poussé un ballon pic.twitter.com/DYLtqTLbhy— Le_Metzin 🇫🇷🇫🇷 (@UltraOfMetz) September 22, 2021
Pas largimit nga postet qeveritare, Blendi Klosi ka ndërruar mjetin e transportit, teksa sot është paraqitur në Kuvend me biçiklete. Ish-ministri i Turizmit është fotografuar nga LSA teksa bën hyrjen perimetrin e Parlamentit me dyrrotak, ndërkohë që e ka parkuar atë të pa lidhur para portës nga ku dikur hynin mediat. Deputeti i parë që ka shkuar në Kuvend me biçikletë ka qenë Dashamir Peza, ndërkohë që se fundmi, deputeti i listave te PD-se, Selemi Jenisheri beri bujë me biçikletën e tij ngjyrë pink!
Një dhëndër ka thyer kurrizin në dasmën e tij pasi miqtë e hodhën në ajër si një gjest tradicional në Rumani. Momenti i tmerrshëm u kap nga kamera, në një video që tregon nusen duke kërcyer e lumtur vetëm disa sekonda para aksidentit të burrit të ri Liviu Filimon. Pasi e hodhën disa herë dhëndrin në ajër, shokët nuk mundën në një moment që ta mbajnë dhe për pasojë 31-vjeçari u përplas në tokë. Dhënri mori dëmtime serioze dhe u dërguar me urgjencë në spital. Incidenti ndodhi në një dasmë në Rumani të Premten në mbrëmje në sallën e ngjarjeve…
Shefi i kuzhinës Imad Alarnab ka deklaruar se drejtonte tre restorante të famshme, bashkë me disa bare dhe kafeteri në Damask. Gjatë luftës civile siriane, bizneset e tij u shkatërruan dhe ai u detyrua të largohet nga vendi. Ai shkoi në Mbretërinë e Bashkuar më 2015 dhe filloi të kërkonte punë për të mbajtur familjen. Sipas CCN, deri tani më 2017 Imad në bashkëpunim me projekte bamirësie hapi restorante dhe bare, në këtë mënyrë iu rikthye edhe pasionit të tij për ushqimin. Megjithatë, ëndrra e tij ishte të hapte një restorant në mes të Londrës dhe e realizoi vetëm pesë…
Lajmi se moderatorja Ilda Bejleri do të kandidonte për kreun e Federatës Shqiptare të Futbollin, shkaktoi shumë zhurmë në mediat rozë dhe atë të sportit. Ky lajm qarkulloi me shpejtësi në media duke e vënë Bejlerin në garë me emra si Dritan Shakohoxha, Sulejman Starova dhe ish-deputeti Selami Jenisheri. Së fundmi, Ilda ka qenë e ftuar në emisionin “Ftesë në 5” ku dhe ka zbuluar të vërtetën që fshihet pas gjithë këtyre zërave. Ajo tha se kishte marrë shumë mesazhe urimi, megjithatë, nuk ka asgjë të vërtetë. “Edhe njerëz të afërt më shkruanin. Por nuk është e vërtetë, sepse në…
Gjatë vitit 2020 kanë lindur rreth 28,1 mijë foshnje. Shifrat janë bërë publike nga Instat. Por çfarë emrash po u vënë fëmijëve shqiptarët? Ajla dhe Deon rezultojnë janë emrat më popullorë për të sapolindurit gjatë vitit 2020. Ndërkohë, Amelia dhe Amar janë emrat e dytë më popullorë për të sapolindurit gjatë vitit 2020.
Nga Emanuel Pietrobon: Roterdami ashtu si Antverpi, është porta nga hyn kokaina në tregun evropian të drogës, ashtu si Amsterdami dhe Brukseli, janë kryeqytetet joformale të krimit të organizuar transnacional, dhe ndërkohë Holanda ashtu si Belgjika, është narko-shtet i ardhshëm në zemër të Kontinentit të Vjetër. Kokainizimi i shoqërisë evropiane, nga e cila kjo e fundit po bëhet gjithnjë e më shumë e ndërvarur, ka një ndikim të madh në trafikun ndërkombëtar të kësaj lloj droge, duke e rishkruar “gjeografinë e krimit”. Në kushtet kur zona dikur të sigurta si Costa del Sol në Barcelonë, janë bërë sot epiqendra e…
Një episod i pazakontë ka ndodhur gjatë transmetimit “live” të emisionit “Today”. Teksa prezantuesit po flisnin me publikun, në ekranin e prapmë të tyre shfaqet një burrë i zhveshur duke bërë vrap. Ky moment nuk kaloi pa u vënë re nga prezantuesit Hoda Kotb , Savannah Guthrie dhe Craig Melvin, të cilët njoftuan publikun që një burrë lakuriq të kalonte pas rrugës Manhattan. Menjëherë në emision u futën reklama, në mënyrë që burri të mos kalonte sërish i zhveshur prapa studios televizive. Për më shumë ju ftojmë të ndiqni videon e mëposhtme. STREAKER problems at NBC's "Today" show. There's a…
Policia ka vënë në pranga biznesmenin Edevaldo Haxhiu në Tiranë pasi akuzohet se ka ndihmuar në arratisjen e CEO-s të kompanisë turke të kriptmonedhave, Faruk Fatih Ozer. Sipas mediave turke, Haxhiu është prangosur në Tiranë, nga policia lokale dhe është marrë në pyetje por biznesmeni ka mohuar të ketë njohje me Ozer. Më herët është vënë në pranga edhe shqiptari Altjan Canaj, që dyshohej gjithashtu se ndihmoi në të njëjtën arratisje. Kush është Faruk Fatih Ozer: Boss-i i kriptomonedhave turke, dyshohet se ndodhet në Shqipëri, duke iu fshehur autoriteteve turke. Ai akuzohet se përmes kompanisë së tij, Thodex, mashtroi mijëra…
DASHI Zoti i luftës nuk mendon përpara se të veprojë, ata bëjnë seks, pastaj mendojnë. Dashi kënaqet më shumë duke gjuajtur (ngacmuar) sesa duke kapur. Janë shumë dominues, megjithatë nuk duan një partner të nënshtruar. Dashit i duhet një partner spontan, në jetë dhe në dhomën e gjumit. Nëse në dhomën e gjumit ka rutinë ai do t’i hedhë sytë diku tjetër. • Mashkulli Dash në shtrat: Mashkulli i kësaj shenje është dominues, kërkues dhe i zjarrtë! Ai është një dashnor i shkëlqyer, por nëse prisni që të drekoni me të nën dritën e qirinjve, më mirë shkoni diku tjetër.…
Milani është kthyer te rezultatet pozitive sot, pas humbjes ndaj Liverpool në Champions dhe barazimit me Juventusi në kampionat. Skuadra e Stefano Piolit sfidoi sot Venezian dhe e mundi me shifrat 2-0, jo pa vështirësi. Edhe pse krijuan shumë volum, kuqezinjtë nuk shënuan në pjesën e parë. ndeshja u hap në minutën e 68 me talentin Brahim Diaz, në superformë në këtë nisje të sezonit. Në minutën e 82-të ishte Theo Hernandez, që çoi shifrat 2-0, pas asistiti të Saelemaekers. Milani numëron 13 pikë pas 5 ndeshjesh në Serie A dhe renditet në vendin e dytë, pas Interit, me pikë…