Author: tirana

Vajzat e Binjakëve bëjnë çfarë të duan. Ata e jetojnë jetën sipas kushteve të tyre. Tani, ka disa shenja që ndajnë këtë mendim pavarësisht se ndonjëherë ndiheni të turpëruar. Për shembull, ata mund të shkojnë përpara dhe të bëjnë diçka ndryshe dhe por mund të luftojnë me ndjenjat e turpit gjatë gjithë kohës. Vajzat Binjake, nga ana tjetër? Në asnjë mënyrë. Ata mësuan herët se njerëzit do t’ju gjykojnë pavarësisht se çfarë bëni në jetë, kështu që pse në tokë duhet të përmbaheni nga ajo që dëshironi të bëni vërtet? Ata kalojnë kohë me njerëzit që duan dhe ju tregojnë…

Read More

Stoli i Ronald Koeman te skuadra e Barcelonës është tronditur pas humbjes në Champions League, kundër Bayern dhe barazimit në kampionat ndaj Granadës. Trajneri holandez është nën një presion, me thashethemet që e shohin të shkarkuar ku Andrea Pirlo është një ndër kandidatët për ët zëvendësuar holandezin. Përgjigja e Koeman erdhi sot në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes kundër Cadiz. Tekniku 58-vjeçar u ul dhe lexoi një deklaratë para gazetarëve, pastaj u ngrit për t’u larguar pa iu përgjigjur asnjë pyetjeje. “Klubi është me mua si trajner në një situatë të tillë- u shpreh Koeman, situata financiare e…

Read More

Juristi Ledio Braho e ka konsideruar si sukses dhe një vendim për t’u përshëndetur vendimin e formës së prerë të Apelit të Gjykatës së Posaçme kundër korrupsionit për dënimin me 2 vite burg të ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla. “Është një vendimmarrje për t’u përshëndetur. Duhet parë si një rast suksesi për shkak të rolit që ka pasur Adriatik Llalla, ku kryeprokurori kishte kompetenca të gjera dhe me pushtet të madh. Është një dënim normal për veprën për të cilën akuzohej për fshehje pasurie ku maskimi i dënimit ka qenë me 3 vite burg”, tha Braho. Braho shpjegoi procedurën ligjore që ndiqet…

Read More

Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 491 raste të reja me Covid-19, prej të cilëve 232 vetëm në Shkup. Në ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 416 pacientë. Ndërsa betejën me Covid-19 e kanë humbur 22 pacientë. Që nga fillimi i pandemisë janë regjistruar gjithsej 188.113 raste, prej të cilëve 169.116 janë shëruar, kurse 6.511 kanë ndërruar jetë.

Read More

Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla nuk gjendet në banesë. Policia ka kontrolluar shtëpinë e tij në Tiranë dhe nuk kanë mundur dot ta arrestojnë. Forca të shumta policie dhe media u mblodhën rreth banesës teksa uniformat blu pasi u larguan nuk dhanë prononcim për mediat. Sot zyrtarisht Llalla është i dënuar me 2 vite burg dhe konfiskim pasurie për mosdeklarim dhe fshehje të pasurisë. Ndërkohë kohët e fundit duket se ish-kryeprokurori ka ikur nga Shqipëria me destinacion Turqinë. Policia do të vijojë të kërkojë për Llallën për ta arrestuar ish-kryeprokurorin që nuk dihet tashmë ku është.

Read More

Policia ka shkuar të arrestojë në shtëpi ish-kryeprokurorin Adriatik Lallën. Sot Llalla u dënua nga Apeli i GJKKO me dy vite burg dhe konfiskim të pasurive, lënie në fuqi të vendimit të Shkallës së Parë. Uniformat blu kanë hapur derën e banesës në Tiranë e cila fillimisht ishte e mbyllur. Edhe pse Policia ka shkuar në banesën e Llallës, ky i fundit rezulton të jetë larguar jashtë Shqipërisë javët e fundit për në Turqi. Ish-kryeprokurori Llalla akuzohej për mosdeklarim dhe fshehje të pasurisë teksa bëhet i pari zyrtar i lartë i dënuar me burg që nga miratimi i Reformës në…

Read More

Kryeministri Edi Rama është takuar gjatë vizitës në SHBA me Presidentin turk Erdogan. Lajmi është bërë i ditur nga faqja zyrtare e qeverisë turke në “Facebook”. “Presidenti Rexhep Tajip Erdogan u takua me kryeministrin shqiptar Edi Rama në Nju Jork, ku ai ndodhet për Asamblenë e 76 -të të Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (OKB)”, thuhet në njoftimin ku është publikuar dhe fotoja e takimit mes Ramës e Erdogan.

Read More

Rexhep Tajip Erdogan mbajti një qëndrim agresiv kundër Shteteve të Bashkuara gjatë një interviste me CBS në kuadër të pjesëmarrjes së tij në Asamblenë e 76 -të të Përgjithshme të OKB -së , e cila po mbahet në Nju York. Presidenti turk përsëriti qëndrimin e tij se Turqia nuk do të bëhet një kamp refugjatësh me rastin e zhvillimeve në Afganistan, ndërsa kur u pyet nëse Shtetet e Bashkuara duhet të marrin përgjegjësinë për refugjatët afganë, ai u përgjigj: “Deri më tani, SHBA ka nuk kanë përmbushur angazhimet e tyre dhe nuk kanë marrë përsipër përgjegjësitë e tyre. Ka më…

Read More

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka reaguar sërish mbi vendimin e Kosovës për të mos lejuar futjen e makinave me targa serbe në territorin e saj. Nga Hungaria, gjatë një vizite zyrtare, Vuçiç ka thënë se Kosova po përpiqet që me këtë vendim të kërkojë njohjen e saj si shtet i pavarur. Vuçiç theksoi edhe njëherë që Serbia nuk do ta njohë Kosovën, ndërsa u shpreh se bisedimet në Bruksel do të vazhdojnë vetëm pasi të hiqet vendimi për reciprocitetin e targave. “Ne u thamë atyre, nuk ka problem, tërhiqni ROSUN dhe do të flasim. Çfarë veprimesh bëri Serbia? Mos…

Read More

Adriatik Llalla është dënuar me 2 vite burg pasi Gjykata e Posaçme e Apelit la në fuqi ditën e sotme vendimin e GJKKO për ish-Kryeprokurorin. Prania e madhe e mediave përballë shtëpisë së ish-kryeprokurorit ka “acaruar” gruan e tij e cila e ka humbur logjikën. Në sy të një fëmije të vogël ajo ofendon duke i treguar gishtin e mesit gazetarëve që po e filmonin në hyrje të shtëpisë.

Read More

Tirana është listuar e para ndër kryeqytetet më të përballueshme europiane për të kaluar një fundjavë. “Post Office Travel Money” analizoi çmimet në 40 qytete të ndryshme europiane për Barometrin vjetor të kostove të qytetit, ku Tirana renditet në krye si qyteti me çmimet më të mira të Europës për pushuesit britanikë. Studimi britanik, i cili është publikuar edhe në mediat vendase, ka arritur në këtë përfundim pasi krahasoi koston e artikujve tipikë të pushimit në 40 qytete të ndryshme, duke përfshirë një sërë pijesh, një darkë me verë për dy persona, akomodimin dy netë në një hotel me tre…

Read More

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla ka takuar kryeministrin Albin Kurti në Kosovë. Gjatë bashkëbisedimit të tyre, Kurti dhe Nikolla kanë cekur dhe çështjen e tensioneve në Veri të Kosovës. Kurti ka garantuar se vendimi ishte i drejtë dhe jo provokim teksa shtoi se Kosova është gati për dialog, pro Serbia po refuzon. NJOFTIMI NGA KUVENDI Gjatë takimit me Kryeministrin Kurti, Kryetarja Nikolla e uroi për detyrën dhe pêr suksese në realizimin e vizionit të tij për një të ardhme më të mirë të qytetarëve. Kryetarja Nikolla e falënderoi Kryeministrin për ndihmën që shteti i Kosovës i ofroi Shqipërisë…

Read More