Author: tirana

Ariana Grande nuk di të ndalet. Këngëtarja amerikane ka arritur një tjetër sukses në karrierën e saj duke u bërë pjesë e spektaklit të famshëm “The Voice”. Artisja 28-vjeçare u shfaq në natën e parë të “Blind auditions” në sezonin e ri si trajnere. Ariana do të punojë krahë Kelly Clarkson, Blake Shelton dhe John Legend. “Kam vite që shoh ‘The Voice’ dhe doja të bëhesha trajnere. Ky është sezoni im i parë dhe do të doja të mendoja se jam këtu për të fituar”, është shprehur Grande. Ariana arriti të merrte në skuadrën e saj Katherine Ann Mohler, e…

Read More

Pas mbledhjes së qeverisë ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka njoftuar nënshkrimin e një marrëveshje midis programit të Zhvillimit të Kombeve të Bashkuara dhe qeverisë shqiptare. Marrëveshja quhet “Star 3” dhe bashkon donatorë që janë të përfshirë në modernizimin e qeverisjes vendore duke krijuar një fond të përbashkët. Donatorët janë BE, Suedia DHE Zvicra. Sipas tij ky fond do të shkojë për të përsosur modernizimin në nivel lokal. Revolucionin në qeverisjen lokale duam ta bëjmë edhe në qeverisjen lokale “Pas mbledhjes së qeverisë miratuam marrëveshjen e nënshkruar mes programit të Zhvillimit të Kombeve të Bashkuara dhe qeverisë shqiptare. Është përdorur…

Read More

Ministria e Shëndetësisë së Kosovës njofton qytetarët e Republikës së Kosovës të cilët janë vaksinuar kundër COVID-19 se mund të shkarkojnë certifikatën elektronike të vaksinimit nga platforma on-line eKosova. Për ta shkarkuar certifikatën elektronike, qytetarët duhet të ndjekin procedurën pothuaj të ngjashme sikurse të caktimit të orarit për vaksinë, duke iu qasur llogarisë në platformën eKosova. Me këtë rast, ata, pas hyrjes në llogarinë e tyre në eKosova, klikojnë tek rubrika “Pasaporta elektronike e Vaksinimit” ose përmes skanimit të QR kod-it dhe ju shfaqet opsioni “Shkarko”, përmes të cilit shkarkojnë certifikatën. Në të njëjtën kohë, Ministria e Shëndetësisë u bën…

Read More

Andi Artani është një ndër personazhet më të komentuar të sezonit të dytë të “Për’puthen”. Ai bëri bujë goxha të madhe me historinë e tij me Jasminën. Uljet-ngritjet e tyre pushtuan rrjetin si edhe skandalet apo kunjat me njëri-tjetrin. Pas përfundimit të këtij formati, ish-konkurrentin e pamë në ekran në një emision veror si prezantues dhe duket se pejanit 24 vjeçar i pëlqen shumë bota e televizionit. Sipas burimeve të , IconStyle, Andi Artani ka pranuar të jetë pjesë e Big Brother Vip. Në një nga intervistat e tij në Kosovë, ai nuk e kishte eleminuar si mundësi dhe u…

Read More

Big Brother po rikthehet në tetor dhe moderatorja e këtij programi do të jetë Arbana Osmani. Që në momentin që u përfol se ky “reality shoë” do të kthehej në ekran nisën aludimet e shumta se kush mund të jenë personazhet e përzgjedhur për të marrë pjesë, por asnjë emër akoma nuk është konfirmuar. Përveç kuriozitetit për banorët, kurioziteti ka qenë i madh dhe për shtëpinë. Arbana Osmani, sot ka zbuluar një pjesë të vogël të shtëpisë së VIP-ave. Pak ditë më parë, Arbana Osmani ka zhvilluar një bisedë virtuale me ndjekësit e saj në “InstaStory”, ku ndër të tjera…

Read More

Ministria e Shëndetësisë: 5544 testime, 820 raste të reja, 7 humbje jete dhe 1075 të shëruar në 24 orët e fundit Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Çdo qytetar mbi 18 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes…

Read More

Motrat Sara dhe Lori Hoxha janë gjithmonë bashkë, në jetën private dhe në atë publike. Ata kanë treguar përherë se kanë një marrëdhënie tepër të ngushtë me njëra-tjetrën, të cilën nuk ngurrojnë që ta dëshmojnë për të gjithë ndjekësit e tyre. Për ata që nuk e dinë, Lori dhe Sara kanë dhe një motër më të vogël, Redian dhe një vëlla, Itanin, të cila janë më të janë më të rezervuar dhe nuk preferojnë të dalin shpesh as në profilet e motrave të tyre. Së fundmi, Lori ka zhvilluar një intervistë virtuale me ndjekësit në Instastory dhe ka qenë pikërisht…

Read More

Këshilli i Ministrave është mbledhur sot për herë të dytë pas krijimit, teksa zëvendës kryeministri Arben Ahmetaj ka informuar pas mbledhjes për vendimet e marra. Tre miliardë lekë i kanë kaluar FSHZH për të vijuar punimet në terren për Rindërtimin. Po ashtu i është hapur rruga rindërtimit të një poliqendre të re në Tiranë me shpronësim me këmbim. Gjithashtu u nënshkruan tre marrëveshje me qeverinë gjermane për të 20 milion euro hua dhe 8.5 milion euro grante për efiçencën e energjisë së godinave të universiteteve publike. ”Kjo është mbledhja e dytë e qeverisë, do të desha të ndaja me ju…

Read More

Edhe pse është ndarë prej kohësh nga Andi, ndjekësit vazhdojnë të jenë të interesuar për lidhjen që Jasmina kishte me ish-konkurrentin e “Për’puthen”. Së fundmi, ajo ka zbuluar se ka lënë pas çdo mëri dhe keqkuptim që ka pasur me Andin, të cilit i këshillon të njëjtën gjë. Po ashtu, Jasmina ka dhënë një mesazh publik për Andin, ku ka zbuluar se akoma mban disa rroba të ish-konkurrentit. “Janë 3 faza kur dy persona zihen: Është faza e inatit, që do të shahemi me njëri-tjetrin, do të mbushemi nga njerëz të tjerë, do ta diskutojmë. Është faza e dytë që…

Read More

Mbrëmjen e djeshme në emisionin “Opinion” është diskutuar rreth vendeve më të bukura dhe më të mira turistike në vendin tonë si dhe në lidhje me problematikat për të pushuar në Shqipëri. Mes shumë historive të pazbuluara më herët, po ashtu edhe Blendi Fevziu ndau me të ftuarit dhe publikun një të tillë mjaft interesante. Ai tregoi se Bernard Arnault, supermiliarderi, i cili renditet në 3-shen e personave më të pasur në botë, ka vizituar qytetin e bukur të Shkodrës disa vite më parë dhe kishte ngrënë ngjalat më të mira të jetës. “Po them edhe unë një detaj të…

Read More

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Elbasan, ku një fëmijë 6-vjeçar ka rënë aksidentalisht nga ballkoni i katit të 6 dhe për pasojë ka humbur jetën. Njoftimi i policisë: Elbasan/ Informacion paraprak Më datë 22.09.2021,rreth orës 15:50, në lagjen “28 Nëntori “, Elbasan, shtetasi O.L., 6 vjeç, ka rënë nga ballkoni i banesës ku jetonte nga kati 6 , dhe për pasojë ka humbur jetën në Spitalin Rajonal Elbasan. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Read More

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka fuqizuar të mërkurën udhëzimet e reja për kualitet të ajrit, duke thënë se ndotja e ajrit është një prej kërcënimeve më të mëdha të ambientit për shëndetin e njerëzve, dhe për pasojë shkakton shtatë milionë vdekje të parakohshme në vit. Kjo Organizatë ka thënë se nevojitet veprim urgjent për të zvogëluar daljen në ajër të ndotur, derisa e ka renditur dëmin e tij në linjë me pirjen e duhanit dhe ushqimin e pashëndetshëm. “OBSH ka ndryshuar pothuajse të gjitha udhëzimet për kualitetin e ajrit, duke paralajmëruar se tejkalimi i niveleve të reja është i lidhur…

Read More