Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Zëri i Amerikës: FDA autorizon bërjen e dozës së tretë të vaksinës për të moshuarit mbi 65-vjeç

18:19 / September 23, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
800 0 58fc5d3b604f7760058b0a5bf00840b4
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) autorizoi një dozë të tretë përforcuese të vaksinës Pfizer-BioNTech COVID-19 për amerikanët mbi 65 vjeç dhe për ata që vuajnë nga sëmundje të rënda.

Doza përforcuese është miratuar edhe për punonjësit e profesioneve të caktuara, si ata të kujdesit shëndetësor, mësuesit, punonjësit e dyqaneve ushqimore dhe ata në qendrat për të pastrehët ose burgjet.

Autorizimi ka gjasa t’i hapë rrugën të enjten votimit në komisionin këshillimor i Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC).

Një panel i FDA-së javën e kaluar votoi me shumicë dërrmuese për të hedhur poshtë planin e Shtëpisë së Bardhë që doza e tratë të vihej në dispozicion të shumicës së amerikanëve, duke përmendur mungesën e të dhënave të plota mbi sigurinë e dozës së tretë, si dhe efektshmërinë e saj.

Paneli gjithsesi mbështeti dozën përforcuese për grupmoshën mbi 65 vjeç dhe për individët në rrezik të lartë për sëmundje të rënda.

Shkencëtarët theksuan se shqetësimi kryesor duhet të vazhdojë të jetë vaksinimi i atyre që nuk kanë marrë asnjë dozë.

Ndërkohë sipas një studimi të ri, gratë shtatzëna që vaksinohen kundër COVID-19 i transmetojnë antitrupat e koronavirusit tek fëmijët e palindur.

Studiuesit e Fakultetit të Mjekësisë Grossman të Universitetit të Nju Jorkut ekzaminuan 36 të porsalindur, nënat e të cilëve kishin marrë ose vaksinën Pfizer, ose Moderna para lindjes dhe zbuluan se çdo foshnjë kishte antitrupa.

Studimi nuk përcakton sa e fortë ishte mbrojtja e foshnjave nga COVID-19, ose sa mund të zgjaste ajo./VOA

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gara për drejtimin e OKB-së, Rebeca Grynspan kryeson votimin e parë joformal

09:21 / July 31, 2026

Evropa në flakë: mijëra të evakuuar nga zjarret masive në Francë, Spanjë dhe Itali

17:41 / July 24, 2026

Mesazhet private të shkencëtarëve rikthejnë debatin: Sa të sigurt ishin për origjinën e COVID-19?

19:17 / July 23, 2026

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.