Author: tirana

Elton Metaj, i cili ekzekutoi ish bashkëshorten e tij Sabrina Bengaj teksa po hante bukë në banesën e prindërve ka zbuluar përmes një letre nga ambientet e paraburgimit se si ndodhi e gjithë ngjarja. Metaj tha se kishin komunikim dhe takoheshin me njëri-tjetrin, por gjithçka ndryshoi kur u kthye nga Greqia pasi Sabrina i kërkoi të mos flisnin më se kishte një të dashur tjetër. Autori i krimit rrëfeu se shkaktar për ngjarjen e rëndë është babai i Sabrinës, i cili e kërcënonte vazhdimisht dhe i kërkonte të takoheshin për “ta zhdukur”. “Unë Elton Metaj dua të sqaroj opinionin publik…

Read More

Është zbardhur më në fund zhdukja e mistershme e biznesmenit italian Davide Pecorellit. Ai është gjetur dje i gjallë në një gomone në një ishull të Livornos, në Itali. Nga raportimet e para thuhet se Pecorelli ka inskenuar vdekjen e tij me ndihmën e disa shqiptarëve kundrejt pagesës. Këtë e ka bërë me qëllim për të fituar siguracionin e jetës në Itali. Baba i katër fëmijëve, Pecorelli, ishte zhdukur zyrtarisht në Pukë të Shqipërisë, ku kishte shkuar në një udhëtim pune. Gjurmët e tij bënë të mendohej se ishte brenda një Skoda të djegur të marrë me qira, sëbashku me…

Read More

Për të gjithë ata që mendojnë se figura e Xhani Shqerra i duhet ekranit, ka qenë vetë moderatori që sapo dha një lajm të mirë. Xhani Shqerra do te jete pjese e Top Channel dhe lajmin e bëri me dije pak minuta më parë në llogarinë e tij në instagram. “Si je këtë sezon? TOP fare! Zyrtarisht në Top Media. Nder dhe kënaqësi të ndaj me të gjithë ju disa minuta televizion të bërë mirë, të bërë bukur, me pasion dhe përgjegjësi. Shihemi së shpejti”; ka shkuar showman-i në postimin e fundit.

Read More

Kur jeni të etur dhe hidhni një shishe ujë në sekonda, lëvizja juaj e ardhshme ndoshta do të jetë që të rimbushni këtë shishe sepse hidratimi është përparësia juaj ose thjesht dëshironi ta vendosni në frigorifer që të jetë mjaft e freskët herën tjetër kur ta bëni. Gjithashu ju bëni shumë mirë sepse, siç dihet, fëmijët e mençur gatuajnë para se të jenë të uritur, por ne nuk duhet të rimbushim shishet plastike, pasi në fund ndoshta na bën më shumë dëm sesa mirë, sipas ekspertëve. Si të përdorni shishe plastike të zbrazëta Kjo ndodh sepse BPA, një kimikat i…

Read More

Reshjet e dendura të shiut kanë sjellë probleme në disa rrugë të qytetit të Kukësit. Reshjet nisën orët e para të mëngjesit dhe kanë përfshirë të gjithë verilindjen. Problematika me qarkullimin ka në akset kryesore, por edhe ato rurale. Ndërkohë në rrugët e qytetit ka prezencë të madhe uji. Shiu ka sjellë shkarje dherash dhe inertesh në Kukes-Shishtavec dhe Kukës-Peshkopi. Ndërkohë, energjia elektrike është ndërprerë në disa zona.

Read More

99 milionë dollarë në një ditë. 146 milionë dollarë ditën tjetër dhe gati 294 milionë dollarë javën e kaluar. Këto ishin paratë e fituara nga familja më e pasur në botë, “Walton”. Në shtatë muajt e fundit, ajo gjithashtu ka mbledhur më shumë se 6 miliardë dollarë përmes likuidimit të një aksioni të vogël në “Walmart”, të cilin e themeloi disa dekada më parë. Sidoqoftë, paratë janë një pikë në oqean, pasi “Walton” ende kontrollon më shumë se 1.3 miliardë aksione. Le të shohim 10 familjet më të pasura në botë: Walton – 238.2 miliardë dollarë: Kontrollojnë Walmart-zinxhir supermarketeshMars- 141.9…

Read More

Mbipesha dhe depozitat e mëdha dhjamore në organizëm rrisin inflamacionin në trup dhe ky i fundit mund të arrijë në tru duke ndikuar negativisht në funksionet e tij veçanërisht kujtesën. Studiuesit analizuan të dhënat e qindra pacientëve dhe zbuluan se njerëzit që janë mbipeshë kanë një performancë të dobët sa i përket kujtesës dhe kjo përkeqësohet me kalimin e moshës. Humbisni në peshë për një kujtesë të fortëStudimet tregojnë se humbja e kilogramëve të tepërt përmirëson ndjeshëm mënyrën se si funksionon truri dhe kujtesën. Kjo e fundit ka lidhje të fortë jo vetëm me obezitetin dhe mbipeshën por edhe me…

Read More

Merr fund misteri mbi zhdukjen në Shqipëri të biznesmenit italian Davide Pecorelli, e ndryshe nga çfarë dyshohej, ai është gjetur i gjallë në ishullin Elba në Toskana. Automjeti që ai kishte marrë me qira u gjet i djegur në Pukë në janar të këtij viti, brenda ishte edhe një trup i djegur, por nuk u konfirmua se i përkiste Pecorellit. Ndërkohë ky i fundit u gjet mbrëmjen e djeshme në ishullin Elba në Toskana të Italisë, në një gomone. Ai ka dhënë deklarimet në polici, e më pas u la i lirë, por nuk dihen ende arsyet se përse ai…

Read More

Një aksident ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në aksin Elbasan-Librazhd. Mjeti tip ‘Ford’ ka dale nga rruga në fshatin Labinot-Fushë dhe ka përfunduar në kanal. Nga aksidenti ka mbetur i plagosur drejtuesi i mjetit. Policia dhe zjarrfikësja janë nisur drejt vendit të ngjarjes. Ndërsa kalimtarë të rastësishëm, siç shihet në foto, i dhanë shoferit, ndihmën e parë. Mendohet se shkak i daljes së mjetit nga rruga të jetë bërë lagështira në rrugë.

Read More

Ditën e sotme, rreth orës 10:00 pritet të mbahet ceremonia e betimit në presidencë e qeverisë Rama 3. Kryeministri Edi Rama ai i cili do të hedhë firmën i pari mbi dekretin për të drejtuar qeverinë. Më pas 16 ministrat, 12 prej të cilëve gra. I gjithë kabineti i ri qeverisës do të mbërrijë si një grup i vetëm duke ecur nga kryeministria në drejtim të presidencës. Pas ceremonisë së betimit sipas traditës, Presidenca do të organizojë edhe një kokteil. Pas përfundimit të kësaj ceremonie e gjithë qeveria do t’i drejtohet selisë së këshillit të ministrave ku në ora 10:30…

Read More

Statistikat botërore thonë se 1 në 10 njerëz në botë vuajnë nga gurët në veshka. Sipas të dhënave shkaktari kryesor i këtij problemi mbetet sasia e mangët e ujit, ndjekur nga ngrënia e ushqimeve shumë të kripura ose të ëmbla. Shkaktarë të tjerë janë mungesa e aktivitetit fizik, ndërhyrjet kirurgjikale për rënie në peshë, mbipesha dhe infeksionet. Rreziku i formimit të gurëve në veshka është i lartë edhe falë konsumit të sheqerit. Si formohen gurët në veshkaAkumulimi i një numri të madh mbetjesh dhe rënia e nivelit të lëngjeve në trup, nxit formimin e kristaleve. Këto të fundit bashkohen më…

Read More