Author: tirana

Një avion i linjës Pekin-Paris i “Air France” u detyrua paraditen e sotme që të rikthehej në aeroport pak minuta pas ngritjes për në fluturim. Mediat e huaja raportojnë se avioni “Boeing 777” u rikthye në aeroportin e Pekinit vetëm 14 minuta pas ngritjes pasi pilotët konstatuan një problem teknik në të, raporton abcnews.al. Kompania nuk ka bërë shpjegime të tjera, ndërsa Beijing Daily raorton se në kabinën e pilotëve u dëgjua një shpërthim dhe prej saj filloi të dalë tym i zi. Për fat të mirë gjithçka u mbyll pa viktima apo të lënduar, ndërsa vijon hetimi për zbulimin…

Read More

Vetëm tre ministre të qeverisë “Rama 3” zgjodhën të mos visheshin me të zeza për betimin para Presidentit Ilir Meta dhe mbledhjen e parë të qeverisë së re. Bëhet fjalë për Frida Krifcën, Ministren e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, e cila zgjodhi të vishej me kostum të kuq ndërsa Bora Muzhaqi, ministre Shteti për Rininë dhe Fëmijët, zgjodhi kostum të bardhë. Ndërsa Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimi kishte zgjedhur kostum ngjyrë blu me fund, jo me pantallona si ministret e tjera.

Read More

Mino Raiola është nga ata që di mirë t’i trazojë ujërat. Këtë herë e bën te Juventusi, në lidhje me mbrojtësin Matthijs de Ligt. Holandezi, i blerë për 75 milion euro nga Ajax, duket se është në merkato dhe mund të shitet. Gjithsesi Raiola mund të gjejë edhe zgjidhjen për pasuesin e de Ligt. Menaxheri i njohur flet për mundësinë e kalimit të Alessio Romagnoli nga Milani te Juventusi, çka është veccuar në faqen e parë të gazetës “Tuttosport”. “Alessio Romagnoli mund të bashkohet me Juventusin pasi të jetë lojtar i lirë në qershor. Të luajë me Mattijs de Ligt…

Read More

Gjatë ditës së sotme është mbajtur mbledhja qeverisë së re ku Kryeministri Edi Rama ko folur në lidhje me projektligjet që do të vihen në zbatim. Një nga projektligjet për të cilat kryeministri Rama tha se do të hyjë në fuqi së shpejti është asistenca me rrogë të plotë nga profesioni i prindërve, për të gjithë fëmijët që e kanë humbur prindin në disa rrethana të caktuara. Rama u shpreh se projekti është për statusin e fëmijëve nën përkujdesjen e Republikës. Është masë e posaçme me një mbështetje financiare dinjitoze për të miturit e individëve që me akte të rralla…

Read More

Ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim ka uruar qeverinë ‘Rama 3’ pas betimit para presidentit të Republikës, Ilir Meta. Përmes një mesazhi në ‘Twitter’, Kim shkruan se SHBA mezi pret të punojë intensivisht me Shqipërinë për të forcuar demokracinë. MESAZHI I YURI KIM: Urime Kryeministrit @ediramaal në nisjen zyrtare të mandatit të tretë historik. SHBA mezi pret të punojë intensivisht me Shqipërinë për të forcuar demokracinë, mbrojtjen dhe biznesin. Urime dhe suksese!

Read More

Kryeministri Edi Rama bëri sot me dije se dy medalistet e Lojërave Olimpike nga Kosova Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova do të jenë pjesë e Forcave të Armatosura të Shqipërisë. Sipas Ramës, ato kanë shprehur dëshirën për të qenë pjesë e FA. Gjithashtu, kreu i qeverisë tha se janë duke punuar me ministrin e Mbrojtjes për të krijuar një njësi të kampionëve Të Forcave të Armatosura.

Read More

Pas betimit të qeverisë së re e cila nisi menjëherë nga puna ditën e sotme mbledhjen e parë në kryeministri kanë ardhur edhe reagimet nga ndërkombëtarët. Ambasadori i BE në Shqipëri Luigi Soreca shkruan se tashmë BE pret që integrimi në BE dhe reformat të zënë një vend të rëndësishëm në axhendë. “Urojmë kryeministrin Rama dhe qeverinë shqiptare që mori detyrën. Presim që integrimi në Bashkimin Evropian dhe reformat, përfshirë sundimin e ligjit, të zënë një vend të rëndësishëm në axhendë. Koordimi i fortë ndër-institucional është kyç për pranimin në BE.”- shkruan Soreca. Edhe prezenca e OSBE në Shqipëri ka…

Read More

Gjykata e Posaçme ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për Erjon Alibej, Xhuljan Hoxhën, Euglen Halilin. Siç raporton gazetari Ermal Vija në GJKKO është zhvilluar sot seanca paraprake. Kujtojmë se Prokuroria e Elbasanit shpalli moskopetencë dhe kaloi në SPAK dosjen hetimore ndaj Erjon Alibejt, i cili dyshohet se është porositësi i dy vrasjeve në verën e vitit të shkuar në qytetin e Elbasanit. Alibej akuzohet si porositësi i vrasjes së Emiljano Ramazanit dhe mikut të tij Regis Runajt në korrik të vitit 2020 në Elbasan. Në lidhje me këto krime, policia arrestoi fillimisht në atë kohë Xhuljano Hoxhën…

Read More

Pas betimit në Presidencë, ka nisur mbledhja e parë e qeverisë Rama 3, ku kryeministri Edi Rama ka nisur fjalën duke i kujtuar ministrave pikat kyçe të Kodit Etik.https://fd0d581262d3809eddcc7060a1081e18.safeframe.googlesyndication.com/safeframe/1-0-38/html/container.html Edi Rama: Fillimisht si nevojë për të komunikuar me dyer të hapura disa norma të kodit etik të Këshillit të Ministrave dhe më pas për përmbajtjen e vendimeve që e marrim në këtë mbledhje të parë. Çdo anëtar i kabinetit duhet të zotohet publikisht për respektimin me besnikëri të Kodit Etik duke marrë që sot edhe para publikut përgjegjësinë personale. Kodi Etik është në fuqi dhe unë do të them vetëm disa…

Read More

Menjëherë pas betimit te Presidenti Ilir Meta, kryeministri Edi Rama mblodhi qeverinë e re. Kreu i qeverisë i njohu menjëherë me Kodin Etik që duhet të respektojnë ministrat, përfshirë ndalimin e udhëtimeve të luksit, dhuratat, apo përdorimi i makinës. “Qytetarët na kanë besuar shërbimin e lartë të qeverisjes së vendit. Në kod nuk shkruhet që asnjë anëtar i qeverisë nuk mund të fluturojë me biznes clas jashtë shtetit. As edhe që të drekojnë, përveç për festa familjare, apo drekat edhe darkat janë për arsye pune. Dy të parat për udhëtimet dhe pushimet përgjithësisht janë zbatuar. Kjo ka ndryshuar më parë…

Read More

Kryeministri Edi Rama bashkë me anëtarët e tjerë të kabinetit u betuan sot te Presidenti Ilir Meta, në një ceremoni që nisi në orën 10:00. Pas ceremonisë, e cila zgjati shumë pak, Rama dhe ministrat dolën nga Presidenca, ndërsa iu drejtuan Kryeministrisë në këmbë. Sot do të mbahet edhe mbledhja e parë e qeverisë së re. Në këtë mbledhje, e cila thuhet se do të jetë e hapur për mediat, do të merren disa vendime.

Read More

Kryeministri Rama i eshte drejtuar Presidences aty ku do te kryhet betimi i qeverise se re. Kreu i qeverise zgjodhi te shkonte me makine nga Kryeministria ne Presidence per ceremonine qe do ti jape zyrtarisht “ok” kabinetit te ri “Rama 3” per te nisur punen. Qeveria e re mori votebesimin edhe te Parlamentit nje dite me pare me 77 vota pro dhe 53 kunder. Kabineti “Rama 3” do te jete i perbere nga vetem 4 emra te rinj pasi pjesa tjeter jane rikonfirmuar ne detyre nga kreu i mazhorances.

Read More