Teksa ka komentuar qeverinë Rama 3, avokati Spartak Ngjela tha se asnjë nga anëtaret e kabinetit nuk është e njohur për opinion publik. Sipas tij me këtë qeveri Rama ka dashur të tregojë se nuk ka dështuar prandaj nuk i ka hequr të gjitha figurat e vjetra. “Qeveria nuk mund të jetë anonime. Nuk ka rëndësi nëse janë gra apo burra. I vetmi njeri që ka pasur karrierë politike është Manja, të tjerët janë kot. Të rinjtë që i solli i solli me të njëjtin motiv, ka frikë. Me këto emërime Rama ka dashur të tregojë se nuk ka dështuar…
Author: tirana
Policia e Shtetit ka publikuar të dhënat e fundit sa i përket gjobave dhe pezullimeve të vendosura ndaj shoferëve që nuk respektojnë rregullat rrugore. Në njoftimin e tyre, bëhet me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar 10 shoferë, 3 për drejtim mjeti pa patentë dhe 7 të tjerë për drejtim makine në gjendje të dehur. Po ashtu janë pezulluar 44 leje drejtimi si dhe janë vendosur qindra gjoba. Njoftimi i Policisë: Policia e Shtetit Në të gjithë vendin vijojnë kontrollet intensive për evidentimin dhe ndëshkimin e atyre drejtuesve të automjeteve dhe motomjeteve që abuzojnë me rregullat e…
Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti automobilistik. Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Lezhë rreth orës 16:50. Mjeti me drejtues personin me iniciale A.L., ka përplasur një person tjetër me biçikletë. Për pasojë, ky i fundit ka mbetur i plagosur. Ai është dërguar në spitalin rajonal të Lezhës dhe po merr ndihmën e nevojshme mjekësore. Ndërsa drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lezhë, për veprime të mëtejshme. Shkak për aksidentin mësohet se është bërë shpejtësia e lartë me të cilën po udhëtonte makina.
Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara zgjati misionin e tij politik në Afganistan për gjashtë muaj me një votim unanim të premten. Në thelb, rezoluta, e hartuar nga Norvegjia dhe Estonia, u jep kohë vendeve anëtarëve të vlerësojnë se si do të qeverisin talebanët. Gjatë muajve të ardhshëm, rezoluta do të sigurojë që misioni i OKB-së të mund të vazhdojë punën e tij në Afganistan duke monitoruar të drejtat e njeriut, duke mbrojtur fëmijët dhe civilët nga abuzimet dhe duke mbështetur “pjesëmarrjen e plotë, të barabartë dhe kuptimplotë të grave në të gjitha nivelet e vendimmarrjes”. Rezoluta “dërgon një…
Në numrin e sotëm, gazeta franceze “L’Equipe”, botoi detajet e pagave të kontratës 3-vjeçare të Leo Messit me Paris SG. Por megjithatë, drejtori sportiv Leonardo ka nxituar të përgënjeshtrojë gazetën, duke deklaruar publikisht se shifrat janë të rreme. “L’Equipe” ka raportuar, se ylli argjentinas Messi, do të fitonte nga 30 milionë euro në secilin në sezonin e tij të para me PSG, ndërsa në të dyrtin dhe të tretin, ai do të paguhej me 40 milionë euro. Por drejtori i skuadrës franceze e ka quajtur këtë një historinë si “të papranueshme” dhe “mosrespektuese”. “Eshtë krejtësisht e rreme . Ajo një…
Një burrë dhe një grua kanë dhunuar në mënyrë barbare një tjetër grua. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Kosovë, në qytetin e Pejës. Pamjet e publikuara nga GazetaEkspress tregojnë se si burri dhe gruaja kapin nga flokët dhe godasin me grushte e shkelma një tjetër grua. Dhuna vijon deri në momentin që mes tyre futen dy qytetarë dhe tentojnë t’i ndajnë. Shkaqet e kësaj rrahjeje nuk bëhen me dije. Zëdhënësi i Policisë, Driton Rugova është shprehur se nuk ka asnjë raportim në polici në lidhje me këtë ngjarje. “Nuk ka ndonjë informacion për këtë rast, deri tani nuk është…
Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Çdo qytetar mbi 18 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127. Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si…
Greqia ka regjistruar 2,190 raste të reja në 24 orët e fundit, ndërkohë që numri i përgjithshëm i rasteve është 629.498. Po ashtu gjatë 24 orët e fundit 37 qytetarë e kanë humbur betejën me virusin. Nga fillimi i epidemisë janë regjistruar gjithsej 14,433 vdekje.
Bashkëshorti i modeles Angela Martini, Dragos Savulescu në muajin gusht ra në prangat e policisë greke pasi ndaj tij ekzistonte një urdhër arresti i lëshuar nga autoritetet rumune. Edhe pse ai u lirua 24 orë më pas, në rrjetet sociale janë publikuar momentet e arrestimit të tij, ku çifti ndodhet në një makinë policie e cila ecën me shpejtësi të madhe. Gjatë pak sekondave të videos dëgjohet Angela Martini duke bërtitur ‘Pse po ecni kështu’ Biznesmeni rumun u la i lirë nga autoritetet greke pasi u verifikua që çështja e tij ishte mbyllur në Itali. Gjykata italiane e mori vendimin…
Modelja Ada Deda dhe njëkohësisht vajza e ish-deputetes së PD-së, Albina Deda, nuk e ka bërë kurrë publik identitetin e të dashurit të saj me të cilin ka thënë se është shumë e dashuruar. Mirëpo, gjatë një bisede virtuale me ndjekësit në Instastory mbrëmjen e djeshme, Ada zbuloi se është kapur “mat” nga një ndjekëse me partnerin që ka në krah. “Të pash më 11 kur po ikje në Barcelonë, ishim në të njëjtin avion. Ju të dy ishit shumë të lezetshëm”, i shkroi ndjekësja , e cila zbuloi gjithashtu se modelja i ka kaluar një pjesë të pushimeve verore…
Puna për të ngritur Notre Dame në Paris ka përfunduar, duke lejuar që restaurimi të fillojë në katedrale dy vjet pasi një zjarr shkrumboii pjesën më të madhe të saj. Menjëherë pas zjarrit të prillit 2019, presidenti francez, Emmanuel Macron, tha se katedralja, e cila daton në shekullin e 12 -të do të rindërtohej. Ai më vonë premtoi se do ta rihapë atë për adhuruesit deri në vitin 2024, kur Franca të jetë nikoqire e Lojërave Olimpike. Faza përfundimtare e përpjekjeve për të siguruar strukturën e saj përfshinte përforcimin e qemerëve të dëmtuar nga zjarri me harqe druri, tha agjencia…
Qeveria ka vendosur të mbulojë shpenzimet për mjekimin e prokurores së Prokurorisë së Pukës, Elidiana Kasa në masën një million e 200 mijë lekë të reja. Në dokumentin zyrtar të vendimeve të para të qeverisë Rama bëhet me dije se ky fond do të përballohet nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor dhe se pagesa do të bëhet me paraqitjen e faturave përkatëse të institucionit të kurimit. Në vendim nuk jepen detaje në lidhje me situatën shëndetësore të prokurores Kasa apo se cila është sëmundja nga çfarë vuan ajo konkretisht, për të cilën duhet një kurë me këtë…