Disa miliarderë si Jeff Bezos apo Elon Musk kanë luksin për të udhëtuar në hapësirë, ndërsa për shumë qytetarë të apasionuar thjesht mund të ulen dhe të shohin përmes ekraneve të televizorit apo smartfonëve. Por edhe për këta ka një zgjidhje alternative, jo një udhëtim në hapësirë por një stimulim i eksperiencës hapësinore. Për shumë persona, është një shumë marramendëse, por me 7500 dollarë mund të shijosh atë çfarë do të thotë të notosh në hapësirë. Njerëzit mund të përjetojnë ndjenjën e një astronauti brenda një ambienti me zero gravitet. Përvoja e Zero Gravitetit lejon që aventurierët të rrokullisen, të…
Author: tirana
Policia Rrugore ka ushtruar kontrolle në orët e mbrëmjes së kaluar në aksin Sauk-Teg, ku ka konstatuar 21 shoferë me shpejtësi deri në 156 km/h. Policia iu ka hequr patentën 10 shoferëve, si dhe ka gjobitur 11 të tjerë. Nga monitorimi në të gjitha rrugët e Tiranës, janë evidentuar dhe arrestuar në kushtetet e flagrancës 2 drejtues mjetesh në gjendje të dehur dhe 1 që drejtonte mjetin pa leje drejtimi. Sakaq janë pezulluar 9 patenta për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, si dhe janë vendosur 15 gjoba.
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë mëngjes në aksij Burrel-Milot. Ngjarja ka ndodhur në Baz, ku mësohet se në aksident është përfshirë një familje nga Dibra me pesë anëtarë. Aëtarët e familjes janë dërguar menjëherë në Spitalin e Burrelit, ku njëri prej tyre është nisur me helikopter drejt Tiranës, pasi ka marrë ndihmën e parë. Ndërkohë, policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po hetojnë shkaqet e aksidentit.
Kërkesa për divorc nga çiftet në kryeqytet janë shtuar ndjeshëm këtë vit. Të dhënat e siguruara nga ABC, tregojnë se nga Janari deri më tani, në Gjykatën e Tiranës janë dorëzuar 1099 padi për divorci, ose 131 më shumë se në 8 muajt e parë të 2020. Deri tani, 135 nga këto çifte janë divorcuar me vendim gjykate. Shumica e kërkesë padive janë bërë nga gratë. Dhuna në familje dhe kushtet ekonomike është shkaku kryesor i kërkesës që paraqitin gratë për divorc. Por ka pasur edhe padi për tradhti bashkëshortore apo për mospërputhja në çift. Gjatë shqyrtimit të kërkesë padive,…
Pamjet e rënda që po shikoni tregojnë shtëpinë e familjes Rrasa, aty ku 58-vjeçari vrau me armë zjarri bashkëshorten e tij Fëllënxë Rrasa dhe më pas qëlloi veten. Në të gjithë shtëpinë ka gjurmë gjaku, ndërkohë që në mes qëndron një kovë me ujë që është po përdoret nga të afërmit për të pastruar skenën e krimit. Mësohet se 58-vjeçari Rrasa e ka qëlluar bashkëshorten e tij në pjesën e mjekrës, duke i shkaktuar plagë të rënda në kokë dhe duke e bërë të paidentifikueshme. Më pas ka qëlluar edhe veten.Krimi i rëndë ndodhi mbrëmjen e sotme në fshatin Babunjë…
Barcelona tenton afrimin e bujshëm. Sipas gazetës katalanase Sport.es, drejtuesit e Barçës do të kërkojnë të sjellin në Camp Nou Rahem Sterling. Drejtori sportiv i katalanasve, Mateu Alemany, ka qenë gjatë verës në Manchester për ta përmbyllur këtë operacion, por nuk ia ka dalë dot. Sipas gazetës katalanase, Barcelona do tentojë sërish në janar. Synimi është që ta marrin në huazim Sterling, i cili është objektivi kryesor i klubit të LaLiga.
Adoleshenti,Ëilliam Quince Colburn III nga Teksasi, vrau motrën dhe prindërit e tij dhe pasi postoi fotografi të trupave të tyre në mediat sociale, kërcënoi se do të vazhdonte dhunën në një shkollë. Policia gjurmoi adoleshentin në një park automjetesh të mërkurën pasi u njoftuan për imazhet në mediat sociale. Ata i kërkuan të dilte jashtë shtëpisë së tij, por ai nuk pranoi. Më pas ata dëgjuan një të shtënë me armë. “Hymë menjëherë dhe zbuluam skenën e shpërndarë në mediat sociale. Adoleshenti u gjet gjithashtu i vdekur nga një plagë me armë zjarri. Në total, hetuesit gjetën 4 trupa të…
Për deputetin Flamur Noka, shpallja “non-grata” e Berishës nga SHBA, ishte një pretekst i Bashës për të larguar ish-kryeministrin nga grupi parlamentar i PD-së. “Ai gjeti pretekstin e DASH për të larguar liderin historik të PD-së. Pse Basha nuk dëgjoi DASH kur tha se zgjedhjet në Shqipëri ishin të lira e të ndershme. A ishte DASH që doli pas zgjedhjeve, i njohu dhe uroi qeverinë? Nga ana tjetër, Basha deklaroi qëndrimin që nuk i njeh këto zgjedhje. Pse Basha nuk iu bind SHBA kur i bënë thirrje që të hynte në zgjedhje lokale e mos t’i bojkotonte sepse do të…
Ka shumë pikëpyetje brenda grupit të vogël që i është bashkangjitur Berishës por edhe atyre që e vështrojnë nga jashtë se çfarë plani ka ai për tu përballur me Lulzim Bashën. Fillimisht Sali Berisha tha vet se do të takojë demokratët në gjithë Shqipërinë dhe do të organizojë një referendum për të shkruar Lulzim Bashën, pas vendimit të marrë për nxjerrjen e Berishës jashtë grupit parlamentar të PD. Pastaj u organizua takimi i parë dhe pas takimit Flamur Noka, si deputeti më me përvojë partie që ka shkuar me Berishën, tha se meqë statuti nuk parashikon referendum dhe çudia ishte…
Fotot që po shikoni vijnë nga Divjaka dhe tregojnë momentin e mbërritjes së arkivoleve të çiftit të vrarë këtë mbrëmje. Njëri pas tjetrit, dy arkivolet e Hekuran dhe Fëllënëxë Rrasa futen në shtëpinë ku ka mbetur vetëm djali i tyre i vetëm që lanë pas. Dy arkivolet e Hekuran dhe Fëllënëxë Rrasa futen në shtëpinë ku ka mbetur vetëm djali i tyre i vetëm që lanë pas. Hekuran Rrasa vrau me çifte bashkëshorten e tij, Fëllënxë Rasa dhe më pas qëlloi për vdekje veten. Krimi i rëndë u regjistrua pasditen e sotme në fshatin Babunjë të Divjakës. 58-vjeçari mësohet se…
Dashi Në fundjavë hëna do të jetë shumë interesante. Në këto ditë ju do të merrni pjesë në një sfidë shumë të madhe. Të gjitha situatat tuaja sin ë aspektin persoanla ashtu edhe në atë profesional që kanë lindur gjatë muajve të fundit duhen rishikuar. Demi Në një periudhë si kjo është normale që të ndjeni lodhje dhe strese në nivelin më të lartë. Ashtu do të jetë edhe dita e sotme. Këshilla është që t’i bëni gjërat me kujdes . Binjakët Ju duhet të jeni më pozitiv në marrëdhëniet tuaja me të tjerët dhe në marrëdhëniet që mund të…
Partia Demokratike e ka konsideruar një ogur të keq për median vendimin e parë të qeverisë “Rama 3” për krijimin e Agjencisë për Mediat dhe Informimin. Reagimi erdhi nga deputetja Godole e cila shkruan se shoqatat e medias duhet të reagojnë ndaj këtij vendimi që ve në jetë ligjin “antishpifje”. “Fakti që një ndër vendimet e para të marra sot nga qeveria “Rama 3” qe krijimi i një Agjencie për Mediat dhe Informimin, është ogur i keq për lirinë e shprehjes dhe gazetarinë. Sepse ky duket që do të jete mandati i propagandës dhe censurës së ligjëruar me vulë kryeministrore!…