Ish-presidenti Bujar Nishani ka reaguar lidhur me denoncimin se Edi Rama përdor prej muajsh një makinë ultra luksoze që sipas medias kushtonte 500 mijë euro. “Ky është një skandal (i rradhës kuptohet) që ngado ta kapësh të bën pis!Por selia e Partisë Demokratike pse hesht!Ka frikë ? Nuk e quan të rëndësishme ? Nuk ka dëgjuar e parë gjë ?”, shkruan Nishani. Postimi i Nishanit Një skandal tjetër i qeverisë së skandaleve ! Baza e skandalit hajnia dhe mashtrimi ! Një gazetare e pakapur, denoncoi Edi Ramën se përdorte prej muajsh një makinë ultra luksoze që sipas medias kushtonte 500…
Author: tirana
Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (SHSKUK) ka njoftuar të dielën se në spitalet e Kosovës janë duke u trajtuar 591 pacientë të infektuar me koronavirus, nga 598 sa kanë qenë një ditë më parë. Prej tyre, 49 pacientë janë në kujdes intensiv, ndërsa 458 pacientë janë në oksigjenoterapi. Autoritetet shëndetësore kanë thënë se aktualisht në Kosovë janë mbi 11 mijë raste me koronavirus. Prej shpërthimit të pandemisë më 2020, në Kosovë kanë vdekur 2,889 persona me këtë virus. Ndërkohë po vazhdon procesi i vaksinimit. Deri më 18 shtator është vaksinuar 23 për qind e popullsisë së përgjithshme.
Ditën e sotme është ndarë nga jeta para kohe biznesmeni dhe politikani, Ilir Dashi. Lidhur me këtë lajm të trishtë ka reaguar Petrit Vasili. “Ilir Dashi nuk eshte më. Humbja e nje miku dhe shuarja e nje miqesie prej me shume se kater dekada dhemb shume. U prehsh ne paqe mik!”, ka shkruar Vasili.
Disa leksione jete që mund t’i vlejnë kujtdo nga filantropisti Nelson Mandela. Pasioni prodhon këmbëngulje Kur keni një kauzë që ia vlen të luftoni, bëheni pasionant dhe pasioni ndez zjarret e këmbënguljes. Kundër politikave të qeverisë së pakicës së bardhë të vendit të tij, Mandela udhëhoqi një aksion jo të dhunshëm kundër aparteidit në Afrikën e Jugut. Ishte një zgjedhje që e çoi në burg për 27 vjet. Ai doli nga burgu dhe u bë presidenti i parë me ngjyrë në Afrikën e Jugut. Ishte hera e parë që vetë Mandela ishte në gjendje të votonte në vendin e tij.…
Një 26-vjeçar është arrestuar nga blutë e kryeqytetit, pasi ka kundërshtuar punonjësit e policisë për ta kontrolluar. Burimet bëjnë me dije se të riut në çantën e dorës i janë gjetur sende me vlerë të dyshuara të vjedhura. Gjithashtu, ky shtetas në momentin e ndalimit është prezantuar si punonjës policie. Njoftimi i plotë: Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit K. B(M)., 26 vjeç, pasi ka kundërshtuar për shkak të detyrës punonjësit e policisë. Gjatë kontrollit të çantës së dorës iu gjetën dhe iu sekuestruan sende me vlerë të dyshuara…
Fushata zgjedhore në Gjermani hyn në javën e fundit. Të gjitha partitë përpiqen të bëjnë për vete të pavendosurit, por në garën për postin e kancelarit në finish mbërrijnë vetëm dy politikanë. Një javë para zgjedhjeve parlamentare në Gjermani, kandidati i Unionit CDU/CSU, Armin Laschet po tregohet i vendosur të dalë në krye të garës. “Këto janë zgjedhje me një rezultat shumë të ngushtë, kjo është një garë shumë e ngushtë”, tha Laschet në kuadër të një takimi elektoral në Delbryk-Stainhorst të landit Renani-Veriore Vestfali, ku ai është kryeministër. Kurse kandidati socialdemokrat, Olaf Scholz që kryeson në sondazhe premtoi më…
Greqia ka përuruar së fundmi një kamp të ri emigrantësh, i cili mund të strehojë deri në 3000 njerëz, për të përballuar fluksin e afganëve që largohen nga vendi i tyre si pasojë e talebanëve. Kampi i financuar nga BE, i cili u hap në ishullin Samos, është i pari nga 5 objekte të ngjashme që do të hapen dhe në ishujt e tjerë grekë në muajt e ardhshme. Forcat private sigurie do të patrullojnë perimetrin e qendrës së pritjes që do të mbrohet me gardhe çeliku dhe me tela me gjemba. Mijëra refugjatë do të vendosen në dhoma me…
Ende asnjë progres në kërkimet për gjetjen e 61-vjeçarit Muharrem Plaku i cili ka mbetur i bllokuar në një nga galeritë e zonës D në minierën e Bulqizës. Burime nga grupi i kërkim shpëtimit bëjnë të ditur se gjatë mbrëmjes së djeshme ka pasur një tjetër shembje masive në thellësinë 450 metra të minierës, ku dhe dyshohet se është bllokuar tekniku 61-vjeçar. Puna për gjetjen e trupit të Muharrem Plakut është zhvilluar pa ndërprerje që prej orës 9 të paradites së të mërkurës, ndërsa shpresat për ta gjetur atë gjallë janë drejt shuarjes së plotë. Familjarë të minatorit vijojnë të…
Edhe pak javë na ndajnë nga fillimi i “Big Brother Albania VIP”, pas ndërprerjes 4-vjeçare të programit. Ashtu sikurse u paralajmërua më herët nga moderatorja Arbana Osmani, në faqen zyrtare të “Big Brother VIP”, do zbulohen pak nga pak edhe konkurrentët. Ndërsa shumë emra janë përfolur deri më tani si banorë të mundshëm të këtij formati “VIP”. Së fundmi në media rozë është përfolur edhe emri i këngëtarit kosovar, Robert Berishës dhe Alberije Hadergjonajt.
Ditën e sotme është publikuar fotoja e biznesmenit Italian Davide Pecorelli i gjetur në një ishull në Itali 8 muaj pasi inskenoi djegien e tij në makinë në Pukë. Mësohet se ai kishte ndryshuar edhe pamjen e jashtme, në mënyrë që të mos identifikohej në Itali.
Kryebashkiaku i Bulqizës Lefter Alla ka folur sot në lidhje me minatorin e bllokuar prej katër ditësh në minierë, Muharrem Plaku, teksa nuk dihet ende asgjë për fatin e tij. Alla shpreh shqetësim për situatën rreth kërkimeve dhe thekson se çdo punë dhe angazhim është për të mirën e qytetarëve tanë, por jeta e secilit prej tyre, në qytet apo në fshat, kudo qoftë, vlen më shumë se gjithçka tjetër. “I shqetësuar pafundësisht për situatën rreth kërkimeve të minatorit Muharrem Plaku. Çdo punë dhe angazhim i yni është për të mirën e qytetarëve tanë, por jeta e secilit prej tyre,…
Presidenti i Federatës së Boksit, Florend Kalivopulli ka njoftuar sot se do të japë dorëheqjen nga detyra. Kalivopulli thekson se ditën në vijim do të thërrasë KF të Federatës Shqiptare të Boksit dhe t’i kërkojë dorëheqjen. Ai sqaron se shkak për këtë vendim janë bërë incidentet e ndodhura ditën e djeshme në qytetin e Shkodrës, gjatë zhvillimit të Kampionatit Kombëtar, ku u regjistrua një sherr masiv me grushte e karrige mes tifozëve. Mesazhi i Kalivopullit: Te dashtur miq! Duke reflektuar ndaj komunitetit te boksit, i cili me te drejte eshte i shqetesuar kam vendosur qe ne ditet ne vazhdim te…