Author: tirana

Policia e Durrësit vijon punën për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë. Së fundi, policia ka proceduar penalisht katër shtetas, pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale. Mes të hetuarve është edhe një 32-vjeçar, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij tip “Volkswagen”, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një pushkë sportive, fishekë manovër dhe një sasi lëndë narkotike e dyshuar kokainë. Njoftimi i policisë: Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kapjen e personave që lëvizin me sende të kundraligjshme me vete, kanë evidentuar 2 raste…

Read More

Ashtu si të gjithë partnerët nuk janë krijuar të barabartë, edhe shenjat nuk mund të jenë të tilla. Për shembull në shtrat, ka shenja që “performojnë” më mirë se të tjerat. Ja edhe renditja e shenjave më të mira në shtrat, sipas horoskopit: Akrepi-Nuk ka asgjë si një dashnor Akrep. Lakmia e tyre shtyn ndërveprimet edhe me të tjerët gjatë gjithë ditës, madje duke përdorur edhe forcën në dhomën e gjumit. Ata janë të njohur për faktin se janë besnikë dhe mbrojtës. Akrepët janë partnerë fantastikë, romantikë, të zhytur në mendime, ndërkohë janë edhe energjikë dhe të gatshëm të provojnë…

Read More

Vetëm se jeni ende në të 20-at tuaja, kjo s’do të thotë se mund të pini alkool pa masë, të flini 4 orë gjumë e më pas të pretendoni se faturat e “mëkateve” s’do të përkthehen ca vite më vonë në lëkurën tuaj. Askush s’e do këtë, prandaj bëni mirë ta shmangni. E kemi fjalën për rudhat, të cilat po, pjesërisht mund të filloni të parandaloni edhe pse jeni ende në të 20-at. 1- Gjej produkte të fytyrës (pudër, krem, hidratues etj) me formulë të përshtatshme me llojin e lëkurës. 2- Mos thyej rregullin themelor të kujdesit të lëkurës. Pavarësisht…

Read More

Kreu i Partisë Bashkimi Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka uruar kryeministrin Edi Rama në nisje të mandatit të tretë qeverisës. Ahmeti shprehet se “fitorja e zgjedhjeve parlamentare dhe mandati i fituar me votat e qytetarëve mori formën e vet përfaqësuese dhe përmbajtësore me përbërjen e re parlamentare dhe kabinetin e ri qeveritar”. “Të përgëzoj dhe të uroj shumë shëndet dhe një mandat të mbarë e me plot suksese për Shqipërinë, shqiptarët dhe gjithë rajonin. Shqiptarët të dhanë besimin për t’ju prirë dhe për të vijuar me punën për ta bërë Shqipërinë europiane dhe unë nuk kam as të vetmin…

Read More

Ambasada amerikane në Tiranë publikon mesazhin e një epidemiologeje dhe pedagogeje në SHBA, e cila aktualisht ndodhet në Tiranë dhe merret me koronavirusin. Në mesazhin e saj, epidemiologia amerikane iu tregon shqiptarëve si të përballojnë situatën me virusin e të mos infektohen, ose të shmangin shtrimin në spital. Sipas mjekes, e cila ka qenë pedagoge në universitetin e Harvardit për 13 vite, është shumë e rëndësishme të vaksinohemi, me secilën vaksinë, pasi të gjitha janë të sigurta, por edhe të mbajmë maskën në ambientet e mbyllura dhe në vendet ku ka shumë njerëz. Mesazhi i epidemiologes amerikane: Përshëndetje, unë jam…

Read More

Një shtetas italian është arrestuar sot nga policia kufitare e Kakavijës, pasi është kapur me kokainë në makinë. Në pranga ka rënë 26-vjeçari D. G., banues në Siçili, të cilit i është zbuluar lënda narkotike në dalje të Republikës së Shqipërisë, gjatë kontrollit në vijën e dytë. Njoftimi i policisë: Shërbimet e Policisë Kufitare Kakavije, si rezultat i shtimit të kontrolleve me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, bazuar dhe në analizën e riskut, në dalje të RSH-së, kanë kaluar për kontroll në vijën e dytë automjetin Camper “Fiat” që drejtohej shtetasi italian D. G., 26 vjeç, banues në Siçili.…

Read More

Një 42 vjeçar është arrestuar nga policia e Shkodrës, pasi qarkullonte i armatosur. Polici mësohet se ka sekuestruar një 1 armë zjarri pistoletë me një krehër me 7 fishekë, që 42 vjeçari Gazmend Cekaj, e mbante të fshehur në makinë. “Gjatë kontrolleve në vendin e quajtur rruga e Golemit, shërbimet e Policisë, kanë gjetur në automjetin e 42 vjeçarit, poshtë sediles së drejtuesit mjetit një armë zjarri pistoletë me një krehër me fishekë. Në përfundim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit G. C., 42 vjeç, për veprat penale “Mbajtja pa leje…

Read More

Kuba vaksinon fëmijët e moshës 2 vjeç në strategjinë për të rihapur shkollat dhe ekonominë. Fëmijët Kubanë u ulën në një spital në Havana duke parë një klloun të pikturuar me shkëlqim duke kryer aktin e tij të prerjes së veshëve. Ata nuk ishin atje për shfaqjen, por prisnin radhën e tyre për të marrë një nga vaksinat Kubane. Në shtator, Kuba u bë vendi i parë në botë që filloi vaksinimin masiv të fëmijëve të moshës 2 vjeç kundër Covid-19. Ndërsa vaksinat e koronavirusit nuk janë të detyrueshme, prindërit dhe fëmijët kanë mbushur klinikat, spitalet dhe madje edhe shkollat…

Read More

Policia e Gjirokastrës ka goditur një rast të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit. Gjatë aksionit, policia ka arrestuar dy shtetas, të cilët janë kapur duke transportuar emigrantë të paligjshëm, si dhe ka sekuestruar dy automjete e 4 aparate celular. Njoftimi i policisë: Nga specialistët e Seksionit për Trafiqet e Paligjshme në DVP Gjirokastër, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative u arrestuan në flagrancë shtetasit Y. Ç., 52 vjeç dhe S. M., 49 vjeç, banues në Tepelenë. Shtetasit Y. Ç. dhe S. M., u kapën në aksin rrugor Përmet-Tepelenë, në vendin e quajtur Ura e…

Read More

Një 36-vjeçar është arrestuar për shkak se akuzohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj babait të tij. Më pas policia raporton se ky person ka tentuar të godas me sende të forta babanë dhe për këtë arsye ai është arrestuar. Njoftimi i policisë: Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin F. H., 36 vjeç, banues në Lushnjë, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike dhe ka tentuar të godas me sende të forta babain e tij. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë për veprën penale “Dhunë në familje”.

Read More

Me një video nga qyteti i Lezhës e ka nisur mëngjesin e sotëm kryeministri Edi Rama. Ky qytet shkruan Rama ka pësuar ndryshime duke përmirësuar mjedisin, infrastrukturën, profilin e saj turistik. “Mirëmëngjes dhe me këto pamje të ndryshimit të Lezhës që vazhdon të çlirohet nga hija e rëndë e të kaluarës, duke përmirësuar mjedisin, infrastrukturën, profilin e saj turistik, ju uroj një të diel të mbarë”, shkruan Rama.

Read More

Ilir Dashi, ish-drejtorin e Përgjithshëm të Hekurudhës Shqiptare, njëherësh dhe kryetarin e LSI për qarkun e Tiranës ka humbur jetën. Lajmin e trishtë e ka dhënë përmes një stausi në rrjetet sociale, mikja e tij Donika Mici. “Lamtumirë miku im Ilir Dashi, qofsh i parajsës”, shkruan ajo në rrjetet sociale. Nuk dihen ende shkaqet që i morrën jetë ish zyrtarit të lartë, Dashi.

Read More