Ka ndërruar jetë edhe djali i familjes Gjoka nga Velipoja ku disa javë më parë shpërthimi i një bombole gazi në godinën ku ishte kjo familje shkaktoi një tragjedi. Alketa Gjoka bashkë me tre fëmijët e saj pësuan djegie të rënda nga shpërthimi i bombolës brenda hotelit të tyre në Velipojë. Ngjarja tragjike ndodhi më 4 korrik kur hoteli 3-katësh në pronësi të kësaj familje u përfshi nga flakët. . Plagëve të marra nga flakët nuk mundi t’u mbijetojë Danjela Gjoka 19-vjeçe dhe Klarisa 15 vjeçe dhe së fundmi betejën e humbi edhe Enriku 12 vjeç. Në atë kohë, sipas…
Author: tirana
Pas ndarjes nga Donald Veshaj, Bora Zemani është përfolur për një lidhje dashurie me ish-konkurrentin e “Përputhen”, Atdhe Xharavinën. Mirëpo, si qëndron e vërteta e jetës së saj private? Gjatë një bisede me ndjekësit në rrjete sociale, ajo ka treguar se është beqare dhe e fokusuar vetëm te Arbori dhe puna. “100% single. E fokusuar tërësisht te Arbori dhe puna”, ka shkruar ajo.
Lionel Messi e ka nisur si mos më keq aventurën te PSG-ja. Në ndeshjen e tretë si titullar, argjentinasi nuk ka arritur të lërë gjurmë duke mos realizuar asnjë gol, ndryshe nga Ronaldo i cili në 3 ndeshje ka tundur rrjetën plot 4 herë. Gjashtë herë fituesi i Topit të Artë u aktivizua nga minuta e parë edhe në derbin e javës kundër Lyonit, por që u zëvendësua në 20 minutat e fundit. Kjo nuk i pëlqeu fare sulmuesit argjentinas i cili u shpreh i pakënaqur me vendimin e trajnerit, Pochettino të cilit as nuk ia zgjati dorën kur u…
Disa persona mendojnë se kanë gjithmonë të drejtë dhe duhet të bëhet siç thonë ata. Me siguri keni miq apo të afërm që këmbëngulin edhe kur ju u tregoni të kundërtën. Pikërisht këto shenja, janë ato më kokëforta të horoskopit? Dashi: Personat që i përkasin shenjës së Dashit janë disa nga njerëzit më krenarë që do të takoni. Ata rrallë heqin dorë nga një pikëpamje apo mendimi i tyre edhe kur të gjitha shenjat tregojnë se janë gabim. Mos prisni që ata të heqin dorë nga diçka. Presioni vështirë se funksionon. Kur kemi të bëjmë me një Dash, shpesh është më…
Nëpërmjet një njoftimi të publikuar në faqen zyrtare, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka bërë me dije se duke filluar nga sot, data 20 shtator 2021, Qeveria Zvicerane ka vendosur rregulla të reja për hyrjet në këtë shtet. Më konkretisht: Të vaksinuarit ose të shëruarit duhet: Të plotësojnë formularin për hyrje në Zvicër: https://swissplf.admin.ch/formular Të paraqesin certifikatën e vaksinimit ose certifikatën që kanë kaluar COVID-19, jo më vonë se 6 muajt e fundit. Të pavaksinuarit apo të pashëruarit duhet: Të plotësojnë formularin për hyrje në Zvicër (https://swissplf.admin.ch/formular) Të paraqesin një test negativ (PCR ose Antigjen) në kufi, pavarësisht se…
Shëndeti i mirë seksual nënkupton shëndet më të mirë fizik. Studimet e ndryshme kanë provuar se nëse kryeni marrëdhënie seksuale dy deri në tre herë në javë i mbron njerëzit nga gripi, ftohjet, infeksionet e ndryshme dhe jo vetëm. Mësoni sesi seksi mund të jetë ‘’shpëtimtar’’ për problematikat shëndetësore të mëposhtme: • Pagjumësia: Pagjumësia është një problem neurologjik që prek më shumë se 25% të njerëzve në botë. Mjaft pitë hape gjumi! Ju duhet vetëm një dozë e mirë seksi. Pas aktit, trupi lëshon oksitocinë, një hormon që ju bën të përgjumur. Femrat prodhojnë më shumë nga ky hormon se…
Ish-deputeti Erion Piciri, ka bërë me dije se sot ka përmbyllur marrëdhënien me Kuvenin e Shqipërisë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai bën me dije se ka hequr dorë nga përfitimet financiare prej 25 milion lekësh të vjetra, që ligji ua jep si shpërblim ish-deputetëve për një periudhë deri 3 vjeçare. Ai thekson se gjithë aktiviteti i tij pranë këtij institucioni ishte dhe mbeti vullnetar, duke i lënë buxhetit të shtetit mbi 100 milion lekë të vjetra për ndihmat e tërmetit, biznesit dhe pandemisë. “Mbyllja e një kapitulli, hapja e një të riu. Sot përmbylla marrëdhëniet me Kuvendin e…
Ambasada gjermane në Tiranë ka njoftuar se duke filluar nga nesër do të jetë e hapur. Në një njoftim në rrjetet sociale thuhet se sektori Konsullor i Ambasadës Gjermane do të jetë i hapur nga nesër (21 shtator). “Sektori Konsullor i Ambasadës Gjermane është i hapur përsëri që nga dita e martë 21.09.2021; Personat, të cilët janë informuar për të tërhequr pasaportat e tyre do të paraqiten në oraret e caktuara. Aplikuesit të cilët preken nga mbyllja do të pajisen me takim të ri. Ju lutemi te mos dërgoni pyetje në lidhje me këtë cështje. Këtyre pyetjeve nuk do ju…
Gjiganti farmaceutik britanik AstraZeneca njoftoi rezultatet “novatore” të një ilaçi të ri për kancerin e gjirit, për të cilin thonë se zvogëlon rrezikun e vdekjes ose përparimit të sëmundjes me 72 përqind, në krahasim me trajtimet aktuale. Kompania e ilaçeve tha se rezultatet e provës së saj të ilaçit Enhertu në trajtimin e kancerit të gjirit aktualisht të pashërueshëm treguan “një prirje të fortë drejt mbijetesës së të prekurit dhe përmirësimit të tij”. AstraZeneca tha se Enherthu, kur shoqërohej me kimioterapi, u tregua se ishte dy herë më efektive në kontrollin e sëmundjes se sa trajtimi me antitrupa që është…
Nga Fatos Hoxha “A fitohen zgjedhjet me Amerikën kundër? “. Për mua kjo mbetet pyetja e gabuar. Amerika nuk është kundër PD, nuk ka qenë kurrë. Amerika është kundër korrupsionit dhe kulturës se pandëshkueshmërisë. Pyetja që duhet shtruar është: a fitohen zgjedhjet me njollën e korrupsionit në ballë dhe Sali Berishën në krye? Përgjigja ime është: kurrë! Shpjegimi që kam unë është se shqiptarët nuk e duan korrupsionin, sepse kurrupsioni ata i varfëron, i sëmur, i zhyt në injorancë, i lë në mëshirën e krimit, i vret. Ndaj shqiptarët nuk mund ta votojnë atë. Korrupsionin e duan vetëm të korruptuarit,…
Nga Etilda Gjonaj/ Në ditën e përmbylljes së detyrës sime si Ministre Drejtësie, ndjej dëshirën dhe detyrimin të shpreh përmes këtij mesazhi mirënjohjen e thellë për të gjithë bashkëpunëtorët, mbështetësit apo edhe kritikët e vërtetë që qëndruan krah këtij rrugëtimi të bukur e sfidues në krye të Ministrisë së Drejtësisë. Ka qenë sa privilegj për mua por aq edhe përgjegjësi të shërbej në këtë funksion të lartë për një mandat të plotë 4 vjeçar, veçanërisht në një moment historik si ky kur jetësohej Reforma në Drejtësi, ajo që po oksigjenon të tashmen dhe të ardhmen e përbashkët. Pikërisht për këtë,…
Atdheu ishte një nga djemtë që më së shumti u pëlqye në edicionin e dytë të Përputhen. Dalja e tij çift me Sarën, duket se nuk zgjati shumë dhe dyshja i dha fund historisë së tyre. Por ashtu si edhe kemi parë, ‘fiksimi’ i Atdheut qenka një tjetër vajzë nga Përputhen, dhe nuk po flasim për konkurrente, por për moderatoren. Prej muajsh Bora Zemani është single, që pas ndarjes së saj me Donaldin, ndaj Atdheu ka pasur edhe më shumë ‘rrugë’ për të flirtuar me Borës. Ish-konkurenti e ka shfaqur shpeshherë hapur pëlqimin për Bora Zemanin. Gjatë një interviste Atdheu…