Çmimet e para Emmy që nga fillimi i pandemisë që u zhvilluan në prani të publikut, kurorëzuan si më të mirët “The Crown”, serialin komik Ted Lasso dhe atë dramatik të Betflix-it, “The Queen`s Gambit”. Çmimet për The Crown përfshinë dhe statueta për aktorët Olivia Colman, Gillian Anderson, Josh O’Connor and Tobias Menzies. “Çfarë fundi i mrekullueshëm për rrugëtimin më të jashtëzakonshëm me këtë familja kaq të dashur”, tha Colman, e cila interpreton rolin e Elizabetës së dytë. Mes emocionesh, aktorja kujtoi të atin që humbi jetën nga Covid 19, duke thënë se ai do “ta ishte gëzuar shumë nga…
Author: tirana
Ministria e Shëndetësisë në Greqi, ka publikuar të dhënat e reja të COVID-19 atje. Në 24 orët e fundit, janë shënuar 2.126 persona të infektuar. Nga ana tjetër, për fat të keq, nuk e kanë fituar betejën me virusin 39 qytetarë, duke e çuar këtë numër që prej fillimit të pandemisë në 14.505. Numri i pacientëve të trajtuar me intubim është 342 (62.3% meshkuj). Mosha mesatare e tyre është 65 vjet. Midis pacientëve të intubuar, 313 (91.52%) janë të pavaksinuar ose pjesërisht të vaksinuar dhe 29 (8.48%) janë plotësisht të vaksinuar, shkruajnë mediat.
Doktori Ilir Alimehmeti u shpreh se për dozën e tretë të vaksinës anti-Covid të dhënat janë indirekte. Ai tha se në raport me vaksinat Pfizer dhe AstraZeneca, personat që e kanë kaluar duket se ky diskutim nuk qëndron, pasi edhe OBSH-në kundër dozës së tretë. “Për dozën e tretë të dhënat janë indirekte. Ne na intereson efektiviteti, pra në raport me të sëmurët në spitale dhe vdekjet. Të dhënat deri më tani janë bazuar në atë që quhet efikasitet mbi prodhimin e antitrupave. Në raport me vaksinat Pfizer dhe AstraZeneca, personat që e kanë kaluar duket se ky diskutim nuk…
Një metodë e re shkencore mund të ndihmojë shërimin e kancerit të prostatës brenda një jave, thotë the Sun, një zhvillim ky që nëse materializohet vërtet jep shpresë për mijëra të prekur prej sëmundjes së rëndë. Avancimet e mëdha në drejtim të radioterapisë nënkuptojnë se trajtimi mund të jepet brenda disa ditësh. Deri tani janë dashur 20 seanca radioterapie që të luftohej ky lloj kanceri, i treti më vdekjeprurës në Britaninë e Madhe. Tani, me metodën e re do të mjaftojnë vetëm dy seanca gjithsej për mposhtjen e sëmundjes. Një test i ri klinik, i kryer nga mjeket e Royal…
Kompania Pfizer njoftoi të hënën se vaksina e tij kundër COVID-19 është efektive edhe tek fëmijët e moshës 5 deri në 11 vjeç dhe se së shpejti do të kërkojë autorizim në Shtetet e Bashkuara për përdorimin e saj tek kjo grupmoshë. Një hap i tillë shihet si mjaft i rëndësishëm drejt fillimit të vaksinimit të fëmijëve. Vaksina e prodhuar nga firma Pfizer dhe kompania gjermane partnere e saj BioNTech është tashmë në dispozicion për moshat mbi 12 vjeç. Por shumë prindër po presin me ankth vaksinimin e fëmijëve të tyre, tashmë që ata janë rikthyer në shkolla dhe në…
Një lajm i ëmbël ka ardhur nga Familja Mbretërore. Princesha Beatrice dhe bashkëshorti i saj, Edoardo Mapelli Mozzi kanë mirëpritur në jetë vajzën e tyre, e cila erdhi në jetë të shtunën. Lajmin e bukur e konfirmoi Pallati Buckingham në një deklaratë. “Princesha Beatrice dhe Edoardo Mapelli Mozzi janë të lumtur të njoftojnë ardhjen e sigurt të vajzës së tyre të shtunën, 18 Shtator 2021, në orën 23.42, në spitalin Chelsea dhe Westminster, Londër. Familja do të donte të falënderonte të gjithë stafin në spital për kujdesin e tyre të mrekullueshëm. Lartësia e saj Mbretërore dhe fëmija i saj janë…
Ministrja e Arsimit dhe Sportit Znj. Evis Kushi zhvilloi një takim me drejtuesit e Zyrave Vendore të Arsimit Parauniversitar, për të diskutuar mbi masat e marra për vitin e ri shkollor 2021-2022. “Në fokus kryesor të takimit ishte respektimi i protokolleve sipas ‘Udhëzuesit mbi masat ndaj COVID-19 në strukturat arsimore parauniversitare’, të miratuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale”- shkruan ministrja. Ajo informon se në respekt rigoroz të ruajtjes së distancës, në shkollat apo klasat ku është e nevojshme, do të aplikohet përsëri mësimi me turne, ndërkohë që vazhdon puna intensive për të nisur sa më mbarë vitin shkollor…
“CNN” Disa lloje harresash – si për shembull të harrosh herë pas here të paguash një faturë apo një fjalë të caktuar-janë të pritshme në çdo moshë. Por rënia e aftësive njohëse – siç është përpjekja e vazhdueshme për të kujtuar faturat e përmuajshme apo për të qëndruar të fokusuar gjatë bisedës, nuk janë një pjesë e natyrshme e plakjes. E vërteta është se truri, ashtu si trupi juaj, është gjithmonë i aftë të ndryshojë për mirë ose për keq. Dhe shkalla dhe natyra e këtij ndryshimi ka të bëjë më pak me moshën, dhe më shumë me veprimin. Dihet…
Reperi Fero dhe partnerja e tij, Arbenita u bënë prindër për herë të parë me datë 24 prill. Modelja solli në jetë një vajzë, të cilën e pagëzuan me emrin Nina. Dyshja nuk i ka kursyer aspak fotot me të bijën në rrjetet sociale, ku ndajnë momente nga jeta e tyre e përditshme. Duket sikur çifti ishte konsoliduar, por së fundmi duket se diçka ka ndodhur mes tyre, pasi çifti nuk ndiqen më në Instagram. Kjo ka ngjallur dyshimet se mes tyre ka probleme, ndonëse kjo nuk është hera e parë që përfliten për ndarje. Nuk dihet ende si qëndron…
Chiara Ferragni dhe bashkëshorti i saj Fedez e kanë kthyer jetën e tyre në serial, në kuptimin e mirëfilltë të fjalës. Ata janë mbase familja më e famshme në Instagram, ku duket se tregojnë gjithçka. Por nuk qenka kështu. Pas ‘Kardashianëve’ tashmë radha është e ‘The Ferragnez’. Kështu quhet seriali i çiftit të famshëm që do të transmetohet në dhjetor të 2021-it. Vetë blogerja konfirmoi lajmin përmes një postimi në Instagram, ku tha se në dhjetor të këtij viti do të lançohet seriali me 8 episode që tregon momente të papublikuara më parë nga jeta e tyre brenda familjes dhe…
Kriptomonedhat po bëhen gjithnjë e më të rëndësishme në ekonominë globale. Ato janë një lloj universi më vete, që po zgjerohet përmes një rritje të qëndrueshme, pavarësisht nga skepticizmi i shumë njerëzve. Në pjesën më të madhe të botës perëndimore, kriptomonedhat shihen me shumë dyshim, cilësohen si shumë të paqëndrueshme dhe i nënshtrohen spekulimeve shumë të mëdha. Por në vendet në zhvillim, ato po hedhin rrënjë në heshtje. Sidomos në shtetet që kanë ekonomi historikisht të paqëndrueshme, përdorimi i kriptomonedhave po bëhet me shpejtësi një realitet për të gjithë qytetarët, në një pjesë e jetës së tyre të përditshme. “Chainalysis”,…
Ndonjëherë ne përpiqemi të jemi doktorët e vetvetes dhe mund të ngatërrojmë disa gjendje shëndetësore me sëmundje të tjera. Shëndeti ynë është i rëndësishëm dhe duhet t’i kushtojmë vëmendjen e duhur në çdo moment. Më poshtë ju shfaqim disa nga këto gjendje, të cilat duhet t’i keni parasysh sipas ‘Bright Side’: 1-Ataku i zemrës dhe goditjet e panikut Është e vështirë të bësh dallimin mes tyre pasi kanë simptoma të ngjashme. Ajo çfarë i dallon është se kur keni goditje paniku keni edhe dhimbje të muskujve të trupit. 2-Meningjiti dhe e ftohura Meningjiti është sëmundja që prek membranën e trurit…