Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili në zgjedhjet e fundit ishte edhe drejtues politik i Partisë Socialiste për Qarkun, deklaroi se së shpejti kjo forcë politike do të bëjë një analizë në lidhje me rezultatin zgjedhor në rang qarku. I ftuar në “Real Story” në “News 24”, ai u shpreh se, pavarësisht fitores që ishte më e thellë se ajo në zgjedhjet e shkuara, disa zona performuan jo në kuotat që priteshin. “Rritja absolute e votave me 27 mijë, apo 13% më shumë se zgjedhjet e kaluara, ishte mbresëlënëse. Them se skuadra performoi mirë, jo perfekt, por për këtë…
Author: tirana
Të dielën në lagjen Bronks të Nju Jorkut u përurua qendra kulturore dhe e mirëqenies për komunitetin shqiptaro-amerikan. Qendra Illyria shtrihet në një hapësirë prej mbi 10 mijë metrash katrorë, ku do të ofrohen klasë për mësimin e gjuhës shqipe dhe shumë mjedise për zhvillimin e aktiviteteve të ndryshme kulturore e sportive. Investimi kap vlerën e mbi 8.7 milionë dollarëve. Tani e tutje, komuniteti shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të ketë hapësirë të veçantë për mësimin e gjuhës shqipe dhe zhvillimin e aktiviteteve të ndryshme kulturore me qëllim të ruajtjes së traditave dhe vlerave kombëtare. Në ceremoninë…
Presidenti i Parlamentit Europian, David Sassoli është shtruar në Spitalin Civil të Strasburgut 65-vjeçari italian është ankuar për ethe dhe i është dashur të largohet nga seanca parlamentare duke e lënë përgjysmë gjatë fjalimit të presidentes së Komisionit Europian Ursula von der Leyen. Mësohet nga mjekët se kjo gjë nuk ka lidhje me koronavirusin. Ai është shtruar më 15 shtator, pasi ishte ndjerë keq. Sipas një deklarate nga zëdhënësi i tij, ai po merr trajtimin e duhur. “Presidenti i Parlamentit Evropian David Sassoli u dërgua në Spitalin Civil në Strasburg të mërkurën më 15 Shtator. Pas ekzaminimeve të nevojshme mjekësore,…
Punonjësit shëndetësorë të Greqisë do të hyjnë në një grevë 6-orëshe të mërkurën. Qeveria ka pezulluar deri më tani 7 mijë anëtarë të sistemit shëndetësor pasi kanë refuzuar vaksinimin. Sindikatat i kanë bërë thirrje gjithë mjekëve e infermierëve të spitaleve publike që në shenjë proteste të pezullojnë punën nga mëngjesi deri pasdite. Protestat do të zhvillohen para Ministrisë së Shëndetësisë në Athinë, në Selanik dhe para çdo spitali.
Nuk ka asnjë dëmtim apo rrjedhje informacioni të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat.Kështu deklaroi mbrëmjen e sotme SHÇBA përmes një njoftimi, duke sqaruar se institucioni ka qenë shënjestër e sulmi kibernetik që është parandaluar nga specialistët e IT. “Në përgjigje të interesit të medias, sqarojmë se specialistët pranë Sektorit të Teknologjisë dhe Informacionit (IT) në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) kanë arritur të parandalojnë një tentativë për sulm kibernetik në serverat qendror të institucionit. Nga ndërhyrja e shpejtë dhe në kohë është bërë i mundur bllokimi i këtij sulmi duke mos…
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç tha se autoritetet në Prishtinë po demonstronin forcë dhe se ata kishin interpretuar sipas dëshirës së tyre Marrëveshjen e Brukselit kur njoftuan për zbatimin e reciprocitetit për targat e automjeteve. Vuçiç e përshkroi situatën në Kosovë si “një nga ditët më të vështira për popullin serb në Kosovë”. Autoritetet në Kosovë më 20 shtator nisën aplikimin e masës së reciprocitetit për targat e automjeteve nga Serbia, duke thënë se një vendim i tillë nuk është ndërmarrë kundër serbëve, por është imponuar nga Serbia. Por, serbët janë grumbulluar në afërsi të pikave kufitare në veri të…
Këshilltarët për Vaksinat në Administratën Amerikane të Ushqimit dhe Barnave kanë votuar për të rekomanduar autorizimin e përdorimit urgjent të një doze përforcuese të vaksinës së Pfizer për mbi 65-vjeçarët dhe personat në rrezik të lartë nga COVID-19, gjashtë muaj pas injektimit të dy dozave të para, sipas CNN. Megjithatë, Komiteti Këshillimor i Vaksinave dhe Produkteve Biologjike të FDA-së hodhi poshtë një aplikim më të gjerë për miratimin e dozës përforcuese për të gjithë personat 16 vjeç e lart, gjashtë muaj pasi janë vaksinuar plotësisht. Disa nga këshilltarët, një grup ekspertësh të vaksinave, imunologë, pediatër, specialistë të sëmundjeve infektive dhe…
Kryeministri Edi Rama ka nisur vizitën në SHBA, një ditë pas betimit të qeverisë. Sot Rama ka qenë në Akademinë Ushtarake “West Point”, ku është pritur me nderime. Ai shkruan se kjo vizitë është në kuadër të bashkëpunimit të nisur për binjakëzimin me Akademinë e Forcave të Armatosura Shqiptare. “New York – Në Akademinë Ushtarake “West Point”, në kuadrin e bashkëpunimit të nisur për binjakëzimin me Akademinë e Forcave të Armatosura Shqiptare🇦🇱🤝🇺🇸 #ShqipëriaeArdhmjaJonë☀️🇦🇱”, shkruan Rama.
Pas vendimit të Qeverisë së Kosovës që të aplikojë masa të reciprocitetit, sa i takon qarkullimit të automjeteve me targa të Serbisë, Shtetet e Bashkuara i janë bashkuar thirrjeve të Bashkimit Evropian që të dyja palët të ndërmarrin masa, në mënyrë që të ulen tensionet. “I bashkohemi BE-së në thirrjet për Kosovën dhe Serbinë që të përmbahen nga veprimet e mëtejme të njëanshme dhe të ulin tensionet menjëherë, pa asnjë vonesë”, thuhet në reagimin e Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë. Më herët zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano tha se të dy palët duhet të punojnë në krijimin e një…
Certifikata që ilustrohet në vijim është një certifikatë vdekjeje e një 63-vjeçari i cili ka nderruar jetë para disa ditësh. Sipas Fax News personi që ka humbur jëtën ka qenë në punë dhe nuk ka vuajtur nga asnjë sëmundje. Ndër të tjera, mësohet se ai s’ka qenë duhanpirës, as përdorues i alkolit apo i ndonjë vesi tjetër, pra ka qenë i shëndetshëm. Zotëria, ka qenë baba bashkëshort dhe gjysh. Pasi ka bërë vaksinën Pfizer, konkretisht dozën e dytë nga fillimi i gushtit, brenda një muaji ndërroi jetë dhe shkaqet e vdekjes sipas mjekëve janë të panjohura.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë me dije se ende nuk ka aplikuar për një vizë turistike për të udhëtuar drejt SHBA-ve. Kështu iu përgjigj Kurti pyetjeve të deputetëve në seancën e sotme të Kuvendit, kur iu vu në dukje mungesa e tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB. Kurti ka theksuar se do të bëjë një vizitë zyrtare në SHBA, por kjo do të ndodhë në muajin nëntor, ndërsa gjithashtu ka ritheksur mbështetjen e tij ndaj Presidentit Biden. “Nuk kam aplikuar për vizë në ShBA, pasi nuk kam pasur synim që të shkojë në këtë, mirëpo në nëntor…
Numri i rasteve me koronavirus në Afrikë ka shkuar në 8.232.526. Sipas faqes së internetit ku azhurnohen të dhënat e COVID-19 “Worldometers” thuhet se numri i viktimave nga COVID-19 arriti në 206.613. Në kontinent numri i përgjithshëm i rasteve shkoi në 8.232.525 ndërsa numri i të shëruarve në 7.505.632. Numri më i madh i rasteve u regjistrua në Republikën e Afrikës së Jugut, Marok, Tunizi, Libi dhe në Etiopi. Ndërsa numri më i madh i viktimave nga COVID-19 u regjistruan në Republikën e Afrikës së Jugut, Tunizi dhe në Egjipt.