Presidenti i Parlamentit Europian, David Sassoli është shtruar në Spitalin Civil të Strasburgut
65-vjeçari italian është ankuar për ethe dhe i është dashur të largohet nga seanca parlamentare duke e lënë përgjysmë gjatë fjalimit të presidentes së Komisionit Europian Ursula von der Leyen.
Mësohet nga mjekët se kjo gjë nuk ka lidhje me koronavirusin.
Ai është shtruar më 15 shtator, pasi ishte ndjerë keq. Sipas një deklarate nga zëdhënësi i tij, ai po merr trajtimin e duhur.
“Presidenti i Parlamentit Evropian David Sassoli u dërgua në Spitalin Civil në Strasburg të mërkurën më 15 Shtator. Pas ekzaminimeve të nevojshme mjekësore, ai u diagnostikua me pneumoni dhe po trajtohet. Aktualisht ndodhet në gjendje të mire”, tha zëdhënësi i tij.
