Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Veliaj: “Analizë rezultatit zgjedhor në Tiranë; asnjë ndërhyrje për të votuar emra preferencialë, kam kërkuar vetëm votë për PS”

21:25 / September 20, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
arion veliaj 5 770x445 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili në zgjedhjet e fundit ishte edhe drejtues politik i Partisë Socialiste për Qarkun, deklaroi se së shpejti kjo forcë politike do të bëjë një analizë në lidhje me rezultatin zgjedhor në rang qarku.

I ftuar në “Real Story” në “News 24”, ai u shpreh se, pavarësisht fitores që ishte më e thellë se ajo në zgjedhjet e shkuara, disa zona performuan jo në kuotat që priteshin.

“Rritja absolute e votave me 27 mijë, apo 13% më shumë se zgjedhjet e kaluara, ishte mbresëlënëse. Them se skuadra performoi mirë, jo perfekt, por për këtë do të bëjmë një analizë për Qarkun. Disa zona super performuan, disa zona të tjera dolën më dobet, por këto janë muhabetet e brendshme të shtëpisë,” tha Veliaj.

I pyetur mbi akuzat për ndërhyrje për të favorizuar votimin e emrave të caktuar në këto zgjedhje, Veliaj sqaroi se nuk e ka bërë një gjë të tillë për askënd.

“Ftesa për miqtë e mi është: nëse më gjeni një kontakt, një telefonatë, një mesazh që unë të kem interferuar në këtë garë, unë do ta lë këtë punë sot! Iu kam thënë njerëzve, “votoni cilin t’ju dojë zemra, por duhet të jetë Partia Socialiste” dhe këtë nuk ka Zot të ma kundërshtojë,”tha Veliaj.

Kreu politik i PS për Qarkun e Tiranës tha se, ashtu sikurse fitorja për këtë forcë politike është manifestuar me përulësi, edhe humbja duhet pranuar me dinjitet. “Unë them, siç duhet me qenë fitues të mirë, të përulur, me këmbë në tokë dhe pa arrogancë, duhet me qenë edhe humbës të mirë,” tha ai.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Berisha publikon mesazhin e qytetarit dixhital: Dokumenti “Besa” i kryeministrit është bërë me Inteligjencë Artificiale

15:40 / August 16, 2026

Rama për median britanike: Algoritmet mobilizuan protestuesit/ “Zvërneci nuk ndalet, por do konsultohemi me palët e interesuara”

20:15 / August 15, 2026

Haxhiu fton partitë në takim për zgjedhjen e Presidentit konsensual

18:39 / August 14, 2026

LDK tërhiqet nga marrëveshja, Abdixhiku: Le t’i mbajë të gjitha Vetëvendosje, do votojmë Presidentin konsensual

18:26 / August 13, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.