Bashkëshorti i modeles Angela Martini, Dragos Savulescu në muajin gusht ra në prangat e policisë greke pasi ndaj tij ekzistonte një urdhër arresti i lëshuar nga autoritetet rumune.
Edhe pse ai u lirua 24 orë më pas, në rrjetet sociale janë publikuar momentet e arrestimit të tij, ku çifti ndodhet në një makinë policie e cila ecën me shpejtësi të madhe. Gjatë pak sekondave të videos dëgjohet Angela Martini duke bërtitur ‘Pse po ecni kështu’
Biznesmeni rumun u la i lirë nga autoritetet greke pasi u verifikua që çështja e tij ishte mbyllur në Itali. Gjykata italiane e mori vendimin për Dragos Savulescu-n, pavarësisht çdo pretendimi nga autoritetet rumune.
Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.alDitë më parë çifti i famshëm kanë zbuluar se Dragos ka fituar përfundimisht pafajësinë në Greqi dhe se gjykata greke ka bllokuar përpjekjen e Rumanisë për ekstradimin e Dragos. Vendimi shënon herën e dytë që një gjykatë europiane ka refuzuar një kërkesë ekstradimi për të.
Gjykata e Apelit e Egje-së në Syros doli në krah të Savulescu, duke rënë dakord se Rumania nuk kishte fuqi të detyronte ekstradimin e tij nga Greqia dhe urdhëroi pushimin e menjëhershëm të urdhër arrestit rumun.
