Qeveria e Kinës njoftoi se një person është prekur nga një variant i ri i gripit të shpendëve, H10N3, hera e parë që ndodh një gjë e tillë. Pacienti, 41 vjeçar nga qyteti Zhenjiang, është shtruar në spital në 28 prill dhe është në gjendje të qëndrueshme, njoftoi Komisioni Kombëtar kinez i Shëndetit, i cili insiston se infektimi është një transmetim aksidental midis specieve dhe se rreziku i përhapjes së kësaj sëmundjeje mes njerëzve, është i ulët”. Sipas Organizatës së Ushqimit dhe Bujqësisë të Kombeve të Bashkuara, gripi i shpendëve H7N9 ka infektuar 1,668 njerëz që prej vitit 2013. 616…
Author: tirana
I penduari i drejtësisë në Itali, Santino de Matteo ka reaguar pas lirimit të ish bosit mafioz që i vrau të birin, Giuseppe. “Unë nuk kam fjalë për këtë që po ndodh, shteti u mashtrua. Ai ka mbytur edhe një vajzë shtatzënë, Antonella Bonomo 23 vjeçe dhe i torturoi të fejuarin. E mbyti pa arsye, ajo nuk dinte gjë. ai ka bërë gjëra të tmerrshme, thjesht nuk i përket racës njerëzore”” ; me këto fjalë de Matteo që vazhdon të qëndrojë në një vend të fshehtë, reagoi ndaj lirimit të Giovanni Brasca pas 25 vitesh burg. “Ai duhet të vdiste…
Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela, gjatë një komunikimi për media, ka raportuar në Komisionin e Ligjeve ecurinë për vitin 2020. Çela është shprehur se, Gjirokastra rezulton qyteti me kriminalitetin më të lartë për vitin 2020, me një rritje me 15%. Kryeprokurori gjithashtu raportoi se gjatë 2020 janë kryer 44 mijë procedime dhe se 63,5% e çështjeve u pushuan. Për trafiqet e paligjshme pati një rënie në krahasim me 2019, ndërsa për narkotikët pati rritje me 17.8%. ”Gjatë vitit 2020 janë ndjekur rreth 44 mijë procedime. Në 2020 Gjirokastra me kriminalitetin me të lartë. Gjatë 2020 u rrit kriminaliteti me 15%…
Një nga plagët më të dhimbshme të viti 1997 është ajo e trafikimi të vajave nga grupet kriminale, të cilat më pas i shfrytëzonin për prostitucion. Pastori Paulin Vilajeti rrëfeu sot në emisionin ‘Shqipëria live’, sesi ai ndihmonte vajzat që të mos trafikoheshin nga bandat kriminale drejt vendeve të tjera. Ai tregoi një prej historive të trishta të asaj kohe, ku shpëtoi njërën prej vajzave që sot është bërë një prej gazetareve më të njohura në Britaninë e Madhe.
Një studim në një qytet brazilian, banorët e të cilit janë vaksinuar me vaksinën kineze të Sinovac Biotech Ltd. tregoi se kjo vaksinë mund të kontrollojë shpërthimet e Covid-19 në mënyrë më efektive nga sa pritej nga testimi klinik, duke i dhënë një tjetër nxitje këtij procesi, ku mbështeten dhjetëra vende në zhvillim, sipas indiaexpress.com që i referohet agjencisë Bloomberg. ”Ndërsa qytetet fqinje po goditeshin rëndë nga pandemia, Serrana, një qytet me 45 000 banorë, ku u krye studimi pa se vdekjet ranë me 95% në pesë javë menjëherë pas përfundimit të vaksinimit masiv”, shkruan gazeta. ”Rastet simptomatike ranë me…
Edhe pse moti po tregohet shumë miqësor në këto ditë të para tetori, duke na falur ditë të ngrohta me diell, dimri është shumë afër dhe bashkë më të nis edhe sezoni i çajit. Një çaj i padëgjuar e panjohur më parë për shumëkënd, por një minierë e vërtetë vlerash ushqyese: çaji me gjethe ulliri. Ky çaj njihet ndryshe si sekreti i jetëgjatësisë së mesdhetarëve dhe është një ndër pijet më të lashta në historinë e njerëzimit. Sipas fakteve të ndryshme, babai i mjekësisë Hipokrati e pinte gjithmonë këtë çaj para se të flinte. Por cilat janë disa nga përfitimet…
“I jemi drejtuar gjyklatës së partisë. Por, Gjykata e partisë, është si Gjykata Kushtetuese, ka kryetar por nuk ka anëtar. Mungojnë 4 anëtarët, çka e bën jo funksionale dhe duke mos patur një gjykatë partia ne kemi menduar ta çojmë në Gjykatën e Tiranës. Po nga Gjykata e Tiranës na kanë thënë që statusi i fundit i PD është ai i 2005”, u shpreh anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Indrit Hoxha. Ky i fundit ka deklaruar hapur se Gjykata brenda partisë, nuk funksionon. I ftuar në Report tv, Indrit Hoxha tha se Grupi për PD, i është drejtuar…
Drejtori i Transportit ka sqaruar sot për emisioni ‘Breaking’, arsyen se përse abonoja e përgjithshme me vlerë 16 mijë lekë është pezulluar me 3 muaj, duke nisur nga muaji qershor. Kjo bëhet më arsyetimin se nga 1 qershori, bashkia do të riorganizojë itineraret, frekuencat e lëvizjes dhe kushtet e shërbimit të transportit publik për udhëtarët I pyetur se pse është marrë ky vendim, Punavija u shpreh “se sektori i transportit publik ka qenë një ndër sektorët më të goditur nga pandemia”. “Deri në fundin e vitit të kaluar kemi analizuar ecurinë e këtij sektori pas lirimit të masave Covid-19, e…
Një atentat ka ndodhur ndaj një ministri në Uganda, ku mbetën të vrarë truproja dhe vajza e tij, ndërkohë që vetë ai mori lëndime të lehta, dhe u dërgua me urgjencë në spital. Të martën në mëngjes, një makinë që transportonte Katumba Wamala, një ish gjeneral i ushtrisë dhe ministër aktual i punëve dhe transportit, u sulmua në periferi të Kampala të Kisota. Një zëdhënëse e ushtrisë i tha Reuters se Wamala kishte pësuar lëndime dhe ishte dërguar në spital. Në foto dhe video ministri mund të shihet duke qëndruar pranë makinës, me krahët e mbuluar me gjak. Zëdhënësi gjithashtu tha…
Eri Aga ish konkurenti i Për’Puthen, së fundmi ka qënë i ftuar në emisionin “n’Kosovë show”. Eri tashmë njihet për tipin e tij të papërmbajtshëm, që është bërë edhe shkak i pezullimit nga Për’puthen. Teksa fliste për këngën dhe për eksperiencën në reality show, është krijuar një sherr mes Erit dhe disa personave lidhur me një konkurrente të “It’s my love”, e cila ishte e ftuar në emision gjithashtu. Erit i është bërë një kamera e fshehtë, ku disa persona janë futur nga backstage dhe kanë filluar të konfliktohen me Erin, lidhur me flirtimet e këtij të fundit vajzën në…
Gjykata e Vlorës ka vendosur të dielën detyrim paraqitje për Ergys Likaj i cili mbeti i plagosur pas një konflikti me 18-vjeçarin Ersiljo Mataj. Mësohet se seanca është drejtuar nga gjyqtarja Mirela Mishgjoni. Ndërkohë autori i plagosjes, 18-vjeçari Ersiljo Mataj është shpallur në kërkim. Kujtojmë se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Uji i Ftohtë” në Vlorë. 39-vjeçari pas konfliktit është paraqitur në spitalin e Vlorës i plagosur me armë zjarri dhe më pas u arrestua nga policia për shkak se bëri deklarim të rremë duke thënë se është vetëplagosur aksidentalisht.
Viktima e 13-të e mafies shqiptare, kush është banda që fshihet pas vrasjes së Aristidh Papës, media greke i zbulon me pseudonime. Media greke pretendon se pas vrasjes së Aristidh Papës në Athinë fshihet ‘mafia’ shqiptare. Dyshohet se 32-vjeçari ishte viktima e 13-të e bandës shqiptare që shkatërroi qendrën e Athinës që nga viti 2007 duke u marrë me grabitje, vjedhje , trafik droge dhe vrasje. Anëtarët e bandës janë identifikuar me pseudonime nga media, ku pretendohet se kryetar është një 38-vjeçar që e thërrasin ‘’Mili’’, kurse nënkryetarë ‘’Doriani’’, ‘’Landi’’dhe ‘’Fredi’’. Po ashtu hidhet dritë se si ka ndodhur atentati…