Në Greqi po bëhet një analizë e thelluar e vrasjeve të ndodhur në dekadën e fundit. Ekspertët e kriminalistikws po kërkojnë çelësin e vrasjes së boksierit Tassos Berdesis me 14 plumba. Boksieri, i cili u transferua në Athinë për dy vitet e fundit, duke ndërprerë kontaktet e tij me Achaia, dukej se kishte frikë. Megjithëse ishte liruar nga të gjitha çështjet e pazgjidhura, ai mbante një armë, frekuentonte disa strehime të caktuara dhe stërvitej në një palestër relativisht të largët. Vrasësit ndoshta i kishin futur lëvizjet e Berdesis nën mikroskop dhe e dinin orarin e tij, ata e dinin se…
Author: tirana
Janë lënë në burg nga apeli i Gjykatës Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dy të rinjtë, Denis Xholi dhe Albjon Çeku, të cilët u kapën gjatë fushatës zgjedhore me lekë dhe fletë votimi në makinë. Të rinjtë, eksponentë të Lëvizjes Socialiste për Integrim akuzohen për veprat penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje” kryer në bashkëpunim dhe “Përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore”. Bëhet fjalë për zyrtarin e bashkisë së Bulqizës, Denis Xholi dhe i afërmi i tij, Albjon Ceku. Ata u kapën 3 ditë para ditës së zgjedhjeve fillimisht nga militantë të PD, me në krye Xhelal…
Pas zhgënjimit që pësuan nga Simone Inzaghi, i cili refuzoi rinovimin në momentet e fundit për t’u transferuar te Interi, drejtuesit e Lazios janë gati t’ia besojnë pankinën një tjetër emri të madh italian, pikërisht Maurizio Sarrit. Igli Tare ka takuar më herët menaxherin e teknikut italian, Fali Ramadani dhe në orët e ardhshme pritet të negociojë edhe me vetë Sarrin, para se të konkretizojnë gjithçka me një kontratë dy vjeçare. Një lajm mjaft i mirë për palët ka ardhur pikërisht nga Juventusi, që deri në mesnatën e sotme ka të drejtën t’i rinovojë kontratën Sarrit edhe për një vit,…
Moderatorja Roza Lati duket se po përgatitet për një fotosesion të ri, nga i cili ka publikuar edhe pamje nga prapaskenat. E zhveshur dhe më një gotë shampanjë në dorë, Roza pozon nga një vaskë e mbushur me shkumë, teksa qëndron tërësisht nudo përballë aparatit të kameras. Por pohimi i saj është ai që ka marrë gjithë vëmendjen. “Do isha miliardere nëse do e shisja kasetën time të seksit. Natën e mirë,”-shkruan moderatorja Lati.
Nga diskutimi në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, nënkryetari i Komisionit Hetimor për shkarkimin e presidentit Ilir Meta, Myslim Murrizi pati një përplasje me Arjan Currin. Deklaratës së Murrizit “mos ma hap barkun me këta demokratë”, Curri iu përgjigj duke thënë se edhe ai është demokrat dhe se për listën e tij ka firmosur kryedemokrati Lulzim Basha. Por Murrizi mohoi duke thënë se kur ai ka qenë në PD, Basha nuk ka qenë pjesë e saj dhe se kur ai është bërë deputet “Lulzim Basha qëronte patate dhe në ’97-ën e mbaj mend kamarier në Rinas”. Murrizi: Mos ma hap barkun me këta demokratë. Curri: Edhe ju demokrat…
Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku janë një nga çiftet e preferuara të publikut shqiptar. Dashuria e tyre ka lindur shumë vite më parë, në kohën kur Xhensila ndiqte ende shkollën në “Liceun Artistik”. Asokohe Besi arriti ta bënte shumë shpejt për vete Xhensilën dhe në fakt ai duket se ka pasur shumë informacione në lidhje me dashurinë e tij të jetës. Në një intervistë të dhënë ditën e sotme për “Dita e 8” në “Top Albania Radio”, Besi zbuloi disa detaje që nuk i kemi ditur nga marrëdhënia e tij me Xhensilën. Ai rrëfeu se për herë të parë e…
“Kam shkëputur nga shkrimi vetëm thikat e panevojshme! Çfarë arrogance për të gjithë ne syleshët që mbetem në dorën tënde, të na votosh dhe të na vendosësh epitete më pas!” Debatet pas përfundimit të “Kënga Magjike” nuk kanë munguar as këtë vit. Kantautori, Flori Mumajesi, është përfshirë në një debat virtual me Kozeta Kurtin, e cila këtë vit ishte pjesë e jurisë profesioniste të festivalit. Kurti bëri një postim të gjatë në “Facebook”, si një lloj reflektimi në lidhje me atë se çfarë po ndodh me muzikën shqiptare. Kozeta shprehet se prodhimet muzikore të këtyre viteve të fundit janë shumë…
Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga zhdukja e shefit të anti-drogës në policinë e kufirit të Malit të Zi, Rudolf Elezoviç i cili humbi gjurmët në datë 27 Maj dhe prej asaj dite nuk ka asnjë të dhënë mbi vendndodhjen e tij. Sipas telefonit celular sinjali i fundit rezulton në një zonë mes fshatit Pentar në Shqipëri dhe Fraskanjel në Mal te Zi që ndahen nga lumi Buna. Rudolf Elezoviç kohët e fundit kishte kaluar kufirin mes Shqipërisë dhe Malit të Zi në bazë edhe të marrëveshjeve dy palëshe për hetime të ngjarjeve të ndryshme. Kontaktin e fundit…
Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka uruar të gjithë fëmijët për festën e 1 Qershorit, me anë të një video-mesazhi të publikuar në rrjetin social “Facebook”. “Ata meritojnë të gjitha kushtet për të jetuar një fëmijëri të bukur. E ç’kuptim do të kishte puna dhe mundimi ynë nëse në fytyrën e tyre do të mungonte buzëqeshja”, shprehet ministrja. Më tej ajo thekson se çdo ditë për ta duhet të jetë ‘1 Qershor’, duhet të jetë festë. “Prandaj ne do të punojmë fort që t’i rrisim të shëndetshëm dhe të lumtur, që t’i edukojmë siç duhet, që të jenë profesionistët e aftë…
Elektricisti Gëzim Çabej i cili mëngjesin e sotëm ra nga shtylla e tensionit të lartë pas kontaktit me rrymën elektrike në lagjen Gërhot ka ndërruar jetë. Ai është transportuar 2 orë më parë me helikopter drejt kryeqytetit pas rendimit të gjendjes shëndetësore. Bëhet e ditur se elektricisti i ndjerë kishte hemoragji të brendshme përgjatë gjithë ditës së sotme. Transportimi i tij në Tiranë ishte mundësia e fundit për t’u normalizuar.
Blogeri Olti Curri i ka kujtuar Ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj, skandalin me ‘faturat e kripura’ që vërtetonin se zyrtarja e qeverisë Rama kishte shpenzuar 700 euro në një natë, vetëm për të fjetur në hotele luksoze. Vetëm pak orë pas deklaratës së Gjonajt, e cila ‘u skup’ sot pas videove të gjyqtares Enkeleda Kapedani, ku kjo e fundit shihej duke sfiluar në ‘Tik Tok’. Në një postim në Instastory, për faturat e ‘çmendura’ të Gjonajt, Curri shkruan se pikërisht kjo ministre që fle në hotele duke paguar këto shifra, i bën ‘namin’ gjyqtares me veshje “Gucci”. “D.m.th ministrja e…
1 e 3-ta e vdekjeve në botë që janë të lidhura me nxehtësinë kanë të bëjnë me ngrohjen globale të shkaktuar nga vetë njerëzit. The Guardian shkruan se një studim i bërë nga Nature Climate Change, zbuloi se mes viteve 1991 dhe 2018 janë të shkaktuara nga dëmet që vetë njerëzit i kën bërë natyrës dhe ekosistemit. Disa nga faktorët që kanë ndikuar në ngrohjen globale janë zjarret në pyje, prerjet e tyre, ndotja e ekosistemit, si dhe motin jo të favorshëm. këto shkaqe prekin në mënyrë disproporcionale njerëzit e moshuar dhe ata me sëmundje kronike si astma, duke i…