Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

“Zëri arrin aty ku shikimi nuk mundet”, Evis Kushi publikon mesazhin e veçantë të fëmijë për 1 qershorin

09:22 / June 1, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
evis kushi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka uruar të gjithë fëmijët për festën e 1 Qershorit, me anë të një video-mesazhi të publikuar në rrjetin social “Facebook”.

“Ata meritojnë të gjitha kushtet për të jetuar një fëmijëri të bukur. E ç’kuptim do të kishte puna dhe mundimi ynë nëse në fytyrën e tyre do të mungonte buzëqeshja”, shprehet ministrja.

Më tej ajo thekson se çdo ditë për ta duhet të jetë ‘1 Qershor’, duhet të jetë festë.

“Prandaj ne do të punojmë fort që t’i rrisim të shëndetshëm dhe të lumtur, që t’i edukojmë siç duhet, që të jenë profesionistët e aftë dhe qytetarët e denjë të së nesërmes,” thotë ministrja.

Nga klasa e parë në të dymbëdhjetën, nxënës të disa shkollave 9-vjeçare dhe të mesme kanë dhënë mesazhe nga më të ndryshmet dhe kanë shprehur dëshirat e tyre me rastin e kësaj feste.

Në këtë video-mesazh tërheqin vëmendje mesazhet e Emanuelës nga ‘Instituti i Nxënësve që nuk Dëgjojnë’, dhe Anit, nxënësit të talentuar pianist nga ‘Instituti i Nxënësve që nuk Shikojnë’.

Emanuela me gjuhën e shenjave përcjell emocion të heshtur dashurie duke thënë, “Ne jemi si ju!”, ndërsa Ani me pjesën e tij të luajtur bukur në piano, shoqëron të gjithë video-mesazhin e urimit për 1 Qershorin.  “Zëri arrin aty ku shikimi nuk mundet!” – shprehet pianisti i talentuar.

Ndërsa Juarti, bën një thirrje dhe lutje të fortë: “Të gjithë të përqafojnë nxënësit me aftësi ndryshe dhe me aftësi të kufizuara!”. Ai shton se “që të gjithë duhet të bëjnë durim dhe t’i mbështesin këta fëmijë dhe nxënës”.

Fëmijë nga shkolla dhe klasa të ndryshme shprehin mesazhe kundër dhunës, mesazhe dashurie dhe mbështetjeje për fëmijët që rriten pa prindër, për fëmijët e sëmurë me talasemi dhe leuçemi.

Gjithashtu ata shprehen kundër bulizmit, ftojnë fëmijët ta duan librin e leximin, ndërsa për fëmijët që jetojnë jashtë Shqipërisë u bëjnë thirrje që të mos e harrojnë gjuhën shqipe.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mazhoranca voton Klodiana Spahiun si ministre të Shëndetësisë, shkarkohet edhe Evis Sala! Kushi merr postin e nënkryetares së Kuvendit

18:39 / September 8, 2026

Lamallari: Rishikojmë kriterin e moshës për pranimin në shërbimin zjarrfikës

13:49 / September 8, 2026

Pagat e drejtësisë/ Balla i përgjigjet Bardhit: I përcakton Kuvendi/ Ne nuk protestojmë si ju kundër gjykatave

12:18 / September 8, 2026

Ngërçi me pagat e magjistratëve, Bardhi i drejtohet Peleshi: Zbatoni vendimin e Kushtetueses, gjykatat në kolaps për fajin tuaj

11:37 / September 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.