Dashi Këto ditë jeni përballur me disa situata të cilat as që keni dashur të merreni madje sa mundët i keni shmangur duke dhënë përgjigje evazion e gjysmë të qarta. Duke mbetur sidomos te sfera e punës, ndryshime dhe tensione janë në ardhje e sipër. Ju doni të bëni gjëra, po dilema është sa do të pranohen ato. Sa do të kuptohen risitë që doni. Aq më shumë që ca njerëz rreth e qark ndjehen të bezdisur kur ju ngrini krye. Por ju tani jeni si të thuash, në një fazë rimëkëmbjeje. Duket se po ndjeheni më mirë dhe nuk…
Author: tirana
Shpejtësitë e karikimit janë fushëbeteja e re mes kompanive Kineze të cilat vazhdimisht tregojnë arritjet e tyre në këtë drejtim. Xiaomi tregoi teknologjinë më të fundit të karikimit duke pretenduar njëherazi rekordet e reja botëror në shpejtësitë wireless dhe me kabëll. Duke përdorur një model të modifikuar Mi 11 Pro me bateri prej 4,000 mAh, Xiaomi arriti të karikonte smartfonin në 8 minuta përmes një sistemi 200-vat që e quan “HyperCharge” ose për 15 minuta me sistem wireless 120-vat. Shpejtësitë e karikimit janë fushëbeteja e re mes kompanive Kineze të cilat vazhdimisht tregojnë arritjet e tyre në këtë drejtim. Dy…
Këngëtarja Besa Kokëdhima njihet si një nga gocat e shoëbiz-it shqiptar që i pëlqen të eksperimentojë me look-un e saj. Në imazhet e publikuara së fundmi, këngëtarja duket se nuk njihet fare me flokët e shkurtra ngjyrë rozë. Artistja nuk ka dhënë ndonjë detaj nëse ky look është nga ndonjë projekt i ri apo thjesht një set i realizuar për fansat e saj. View this post on Instagram A post shared by BΞSΛ (@besaofficial)
Tre javë më parë Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit Krimit të Organizuar, kërkoi rinisjen e hetimeve për ish-ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu për shpërthimin tragjik të demontimit të municioneve të Gërdecit. Relator i çështjes është caktuar Ilir Panda. Do të shqyrtohet nga tre gjyqtarë në Gjykatën e Lartë.
Para disa muajsh Adriana Matoshi bëri publike lidhjen me futbollistin afrikan, Keith Groeneveld. Aktorja tregoi se për herë të parë është njohur me Keith në një lokal dhe të dy u shprehën mjaft të lumtur për historinë e tyre të dashurisë. Pavarësisht gjithë paragjykimeve, ata të dy po e shijojnë në maksimum romancën e tyre pasi herë pas here ndajnë me ndjekësit momente ku shfaqen mjaft të lumtur në shoqërinë e njëri-tjetrit. Megjithatë çiftit i duhet që këtë lidhje ta jetojë në distancë, duke qenë se Ardiana jeton në Kosovë dhe Keith shumë larg saj. Por futbollisti vjen herë pas…
Autoritetet shëndetësore në Kosovë, kanë përditësuar të dhënat sa i përket ecurisë së COVID-19 atje. Sipas të dhënave zyrtare, në 24 orët e fundit, janë regjistruar si të infektuar 5 qytetarë. Ndërsa fatmirësisht, në këtë interval kohorë nuk është regjistruar asnjë viktimë nga virusi. Lajmi tjetër i mirë, është që gjatë 24 orëve të fundit, në territorin e Kosovës janë shpallur 184 të shëruar 184 qytetarë. Njoftimi i plotë: ASNJË RAST I VDEKJES, 5 RASTE POZITIVE DHE 184 TË SHËRUAR NGA COVID-19! Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR,…
Andi Artani, ish-konkurrenti i “Përputhen” ishte i ftuar në “Nin”, në Klan Kosova, ku tregoi më shumë për raportin me Jasminën, me të cilën sot nuk ka komunikim, por edhe me ish-konkurrentët e tjerë. I pyetur se cila ishte vajza më fallco që ka njohur në “Përputhen”, Andi tha Ana Kauri, duke shtuar se ajo është dinake. Andi veçoi Atdheun si shokun e tij më të mirë, Çimin dhe Erin si djem për të cilët ka respekt dhe janë të drejtë. Sipas Andit, vajza që kërkonte famë ka qenë Jasmina pasi publikonte shpesh story.
Komisioni Evropian ka dhënë një lajm të mirë . KE u ka propozuar të gjitha vendeve anëtare të BE-së që gradualisht të lehtësojnë masat e udhëtimit gjatë verës. Komisioni tha se propozimi i tij është që njerëzit plotësisht të vaksinuar duhet të përjashtohen nga testimi ose karantina kur udhëtojnë nga një vend i BE-së në një tjetër. E njëjta e drejtë do të duhet të vlejë edhe për personat të cilët dëshmojnë se e kanë kaluar infektimin. Për të tjerët, Komisioni Evropian ka propozuar që masat të zbatohen varësisht se nga cila zonë arrijnë në BE. Për ata të cilët…
Ngjarjet e fundit makabre të krimeve ndaj grave, nënave, bashkëshorteve kanë tronditur mbarë opinionin publikë. I tillë ishte krimi që ndodhi në Elbasan vetëm pak metra larg gjykatës, ku Koço Buzo ekzekutoi me breshëri plumbash bashkëshorten e tij, Liljana Buzo. Krimi ndodhi në sy të djalit të çiftit, ku ai së bashku me nënën kishin dalë nga seanca gjyqësore e divorcit. Të shtëna armësh, përleshje dhe klithma që tronditën gjithë Elbasanin. I menjëhershëm ka qenë reagimi i një ish-oficeri policie, i cili pa asnjë hezitim i është drejtuar vendit, ku po ndodhte ngjarja, dhe menjëherë ka neutralizuar kalimtarët dhe një…
Ish-drejtori i Policisë së Ulqinit, Rudolf Elezoviç është zhdukur në rrethana mesiterioze. Mediat malazeze raportojnë se zyrtari i lartë i policisë ka humbur çdo kontakt me familjen nga data 27 maj. Bëhet e të ditur se Elezoviç ka humbur në kufirin mes Shqipërisë dhe Malit të Zi, në zonën mes fshatrave Pentar dhe Reç. Kohët e fundit ai ka punuar se sektorin e anti trafikut ne policinë e kufirit të Malit të Zi. Humbja e tij ka ngritur në këmbë edhe policinë shqiptare ku mësohet se ne bashkëpunim kane qene duke hetuar trafikun dhe goditjen e trafikut në dy anët…
Një 19-vjeçar nuk u përmbajt dot përballë një vajze të re. Teksa udhëtonin të dy me autobus në një lagje të Athinës, i riu nga Egjipti iu afrua vajzës, i “nguli” shikimin dhe më pas nisi të masturbohej, pa u shqetësuar që mjeti ishte i mbushur me njerëz. Vajza e frikësuar ngriti zërin dhe pasagjerët e tjerë “iu vërsulën” egjipitanit. Ata menjëherë njoftuan policinë, që bëri të mundur arrestimin e 19-vjeçarit. Autoritetet greke po hetojnë nëse i prangosuri ka lidhje me një sulm të ngjashëm të ndodhur në Omonia.
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi dhe ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu kanë pritur sot në takim ministrin e Turizmit të Shqipërisë, Blendi Klosi. Bislimi tha se kanë shtruar kërkesën që të gjendet një zgjidhje për taksën që turistët paguajnë në Shqipëri për rrugën e kombit. “Kërkesën tonë që të gjendet në zgjidhje të paktën e përkohshme për eliminimin e detyrimit përkohshëm për të paguar për tunelin në Kalimash për arsye se kjo po shkakton vonesa”, tha ai. Mirëpo, ministri i Turizmit dhe Mjedisit në Shqipëri, Blendi Klosi, foli vetëm për rëndësinë e promovimit të turizmit të përbashkët, duke mos përmendur…