Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) ka hedhur për konsultim dokumentin për rezultatet e modelit të kostove të shërbimeve me shumicë të rrjeteve celulare. Dokumenti në fjalë synon të vendosë tarifa me shumicë (terminimi) të thirrjeve që të reflektojnë kostot direkte, të matura për operatorët e komunikimeve të lëvizshme në Shqipëri. Deri tani, për vendosjen e tarifave të terminimit të thirrjeve kombëtare AKEP është mbështetur në metodën benchmark të mesatarizimit të tarifave të aplikuara në vendet e BEREC (Trupa e Rregullatorëve Europianë të Komunikimeve Elektronike). Kjo është bërë në mungesë të një metodologjie të mirëfilltë për llogaritjen e kostove…
Author: tirana
Një kliente mbeti e tmerruar pasi pa një mi brenda një banaku me mish viçi në një supermarket në Manhattan. Brittany Ellis ishte duke bërë pazar me nënën e saj kur pa skenën e pakëndshme të miut duke ngrënë mish osso bucco, që shitet me një çmim prej 22.99 dollarë për kile. Ellis ndau një video të incidentit në TikTok dhe që prej atëherë videoja është parë më shumë se 2.2 milionë herë. “Thjesht po përpiqesha të tërheq vëmendjen e dikujt kur nxora telefonin dhe fillova të regjistroja sepse ishte një mi duke dërrmuar.“, tha Ellis.
Një tjetër video është bërë publike aty ku të rinjtë shihen duke përdorur fenelina të policisë. Pas videos së ditës së djeshme aty ku të rinjtë që ishin mbledhur në Dajt e që kishin uniformën e policisë, tashmë një tjetër video është bërë publike. Në videon e bërë publike nga ‘JOQ’, shihet që në një makinë është vendosur fenelina e policisë si dhe në duar, një i ri mban tabelë e policit. Video është realizuar në Shkodër. View this post on Instagram A post shared by JOQ Albania (@joqalbania)
Zyrtarët e Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit në Kinë kanë zgjedhur, së fundmi, 100 udhërrëfyes kryesorë të vendit që punojnë në të ashtuquajturat “site të kuqe” – vende me rëndësi historike dhe kulturore për historinë e Partisë Komuniste në pushtet. Të zgjedhurit udhëtuan në Pekin për të marrë trajnime të mëtejshme që synojnë t’i shndërrojnë ata, siç shprehet qeveria, “në trashëgimtarë të vendosur të gjenit të kuq, në tregimtarë të mrekullueshëm të historive të kuqe, në interpretues të gjallë të shpirtit të kuq, përhapës besnikë të kulturës së kuqe, si dhe udhëheqës të fuqishëm të trendit të kuq “. Megjithëse…
Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, ka reaguar menjëherë pasi kryetarja e Gjykatës së Elbasanit ka publikimit disa videove ku ajo shihet duke sfiluar nga gjykata apo duke lëvizur me makina të shtrenjta. “Qysh prej dhjetorit 2019 i kam kërkuar KLGJ-së verifikimin dhe marrje mase për Kapedanin.Të pakomentueshme shfaqjet e gjyqtares së Elbasanit. Uroj të merret vednimi i duhur dhe të hetohet pasuria e kësaj gjyqtarje”, u shpreh Gjonaj. Postimi i Etilda Gjonajt: Të pakomentueshme shfaqjet e gjyqtares së Elbasanit dhe për të ardhur keq që qysh prej dhjetorit 2019, i kam kërkuar me shkrim KLGJ-së verifikimin dhe marrje mase për…
Kupa e Shqipërisë luhet sot, Ministria e Shëndetësisë jep leje për praninë e 1000 tifozëve. Ndeshja mes Vllaznisë dhe Skëndërbeut.
Ali Beta, 60-vjeçari nga fshati Vasjar është rrëzua në një humnerë 200 metra, teksa po mblidhte bimë medicinale. Ngjarja ka ndodhur pasditen e ditës së djeshme, ndërsa trupi i 60-vjeçarit nuk është nxjerrë ende nga humnera.
Gjyqtarja Enkeleda Kapedani, njëherazi kryetare e Gjykatës së Elbasanit ka reaguar sërish pas hetimeve që ka nisur ILD ndaj pas në lidhje me videot që u publikuan nga ambientet e gjykatës. Ajo shprehet se ndihet keq nga publikimi i këtyre vifeove që po synojnë dëmtimin e imazhit të saj. Reagimi i plotë: Qëndrimi im në lidhje me shpërndarjen e disa vidiove nëpër media. Si gjyqtare në radhë të parë dhe si nënkryetare e Gjykatës ndjehem keq nga publikimi i këtyre videove vetëm për të më dëmtuar imazhin. Unë si gjyqtare e kam të ndaluar të komentoj, por do pres me…
Kolegji Zgjedhor rrëzon PD dhe LSI për pavlefshmëri të zgjedhjeve në Gjirokastër. PD e kishte çuar çështjen e 25 prillit deri në Gjykatë dhe e ka nisur me Gjirokastrën. Ivi Kasoi kërkoi në Kolegj Zgjedhor që të merren në konsideratë 16 prova të cilat nuk i mori KAS. Më parë KAS ka rrëzuar kërkesën e PD për shpalljen t pavlefshme të zgjedhjeve të Gjirokastër.
Ish-konkurrentja e “Për’puthen”, Ana Lleshi, bëri bujë fillimisht me hyrjen e saj në programin e dashurisë dhe më pas me fotot që e tregonin në shtrat me Arjon Lulin. Gjatë disa puntatave, Ana ka treguar se ka një histori të dhimbshme fëmijërie dhe se do të fliste për këtë kur të vinte momenti. Mbrëmjen e djeshme, teksa ishte e ftuar në “Why Not”, 25-vjeçarja zbuloi se në moshën 3-vjeçare nëna biologjike ishte detyruar ta linte tek shtëpia e fëmijës. Kjo sepse prindërit ishin ndarë dhe se e ëma nuk e përballonte dot nga ana psikologjike dhe financiare që të kujdesej…
Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në qendër të Beogradit. Siç raportojnë mediat në Serbi, si pasojë 5 persona kanë mbetur të plagosur. Dëshmitarë nga vendi i ngjarjes thanë se shpërthimi ishte shumë i fuqishëm. “Ishte një katastrofë”, tha një qytetare, e cila ndodhej hotelit ku ndodhi shpërthimi. https://www.youtube.com/watch?v=pEKNiVxy2h0
Kumbullat, jo vetëm që janë të shijshme, por konsumi I tyre sjell dhe shumë përfitime për shëndetin. Ato kanë vetëm 46 kalori në 100 gramë, nuk përmbajnë yndyrna të ngopura dhe janë të pasura me minerale dhe vitamina. Kumbullat gjithashtu ndihmojnë në rritjen e përthithjes së hekurit nga trupi, gjë që mund të jetë për shkak të faktit se ato janë një burim i mirë i vitaminës C. Cilat janë përfitimet e tij shëndetësore? Kumbulla ka një ngjyrë të kuqe të errët ose vjollcë në lëkurën e saj. Kjo është për shkak të antocianinave (polifenoleve) të cilat janë ndër antioksidantët…