Nga Roland Qafoku Mendohej se zgjedhjet parlamentare të 25 prillit do sillnin së paku një qetësim të situatës politike. Kishte një pritshmëri që protestat e dhunshme të opozitës, por edhe debati i përhershëm inkandeshent mes dy kampeve politike, pas procesit zgjedhor do t’i linin vendin një qetësie. Por, që nga e hëna e 26 prillit e deri më sot, jo vetëm që kjo nuk ka ndodhur, por tensioni politik duket se është rritur edhe më shumë se përpara zgjedhjeve. Janë disa ngjarje që edhe e kanë tronditur politikën me fuqinë e bombës atomike dhe në të njëjtën kohë e kanë…
Author: tirana
Modelja e njohur shqiptare, Kejvina Kthella, është ndër më të komentuarat në rrjet për shkak të fotove provokuese që ajo publikon. Së fundmi bukuroshja bionde është duke shijuar pushimet në Itali. Në një postim të fundit në rrjetin social Instagram, Kejvina është parë atraktive duke marrë poza para kamerës.
Pas thirrjes së kryeministrit Rama për t’u bashkuar në nismën “Gati për Shqipërinë”, i janë përgjigjur pozitivisht 349 shprehje interesi nga jashtë dhe brenda vendit. Rama i ka ndarë në 3 kategori kontributorësh të brendëm të jashëm dhe ata që janë gati të kthehen nga jashtë për t’u bashkuar në mandatin e tretë. Postimi i Ramës: 349 SHPREHJE INTERESI deri mbrëmë janë një shifër e papritur në një kohë relativisht kaq të shkurtër. Ato ndahen në tre kategori kryesore:• Kontributorë të gatshëm nga jashtë vendit, në mbështetje të reformave e të programeve të Mandatit të Tretë sipas fushave• Kontributorë të…
Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani, ka urdhëruar nisjen e hetimit disiplinor ndaj kryetares së Gjykatës së Elbasanit, pas disa videove të postuara në rrjetin social “TikTok” të Enkeleda Kapedanit. “Zyra e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë u njoh me materialet filmike të shpërndara në media mbi magjistraten E.K, kryetare e Gjykatës Elbasan. Inspektori i Lartë i Drejtësisë Artur Metani ka urdhëruar nisjen e hetimit disiplinor ndaj magjistrates për rastin”, thuhet në njoftimin e ILD. Ndërkohë, gazetarja e A2 Belinda Ruçaj kontaktoi gjyqtaren, e cila u shpreh se nuk ka asnjë përgjigje lidhur me nisjen e hetimeve nga ILD,…
Kina do i lejojë çdo çifti të ketë deri në 3 fëmijë. Ky është fundi i politikës së rreptë që Kina ka ndjekur prej vitesh për mos lejuar çiftet të kishin më shumë se dy fëmijë. Politika e Kinës ishte si një parandalim i problemeve me popullatën duke qenë së është vendi më i populluar i botës me 1 miliardë e 444 milion e 390 mijë e 177 banorë, teksa kjo shifër vijon të rritet. Gjithsesi censusi i fundit në Kinë tregoi se dekadën e fundit popullsia u rrit më ngadalë se çdo dekadë tjetër.
Të qenit mbipeshë nuk është e shëndetshme për trupin tuaj. Njerëzit që vuajnë nga mbipesha janë në një rrezik më të lartë të disa gjendjeve mjekësore duke përfshirë Covid-19, sëmundje të zemrës, diabet, kancer, mëlçi yndyrore, sëmundje kronike të veshkave dhe më shumë. Disa nga faktorët e tjerë që shkaktojnë probleme përfshijnë dietën, mungesën e stërvitjes dhe gjenetikën. Në fakt, mbipesha madje mund të çojë në formime gurësh në fshikëzën e tëmthit dhe në kanalin biliar. Një studim i botuar në Institutin Kombëtar të Diabetit dhe Sëmundjeve Tretëse dhe Veshkave zbuloi se njerëzit që janë mbipeshë rrezikojnë më shumë nga…
Një 25 vjeçar është arrestuar nga Policia në Fier, pasi gjatë një sherri për motive të dobëta me një bashkëmoshatar të tij, e ka qëlluar atë me thikë. Në pranga ka rënë shtetasi Arbër Rasho, 25 vjeç.Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në lagjen “1 Maj” të qytetit të Fierit. “Pas marrjes së njoftimit se në lagjen “1 Maj”, Levan, Fier, ishte plagosur me mjet prerës shtetasi N. O., menjëherë në vendngjarje shkuan shërbimet e Policisë, të cilat falë reagimit në kohë bënë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar, shtetasin A. R., i cili mbrëmjen e djeshme,…
Ish-kryeministri, Sali Berisha ka treguar detaje nga pasuria që zotëron pasi SHBA e shpalli ‘non grata’ për korrupsion. “Le ta dijë çdo shqiptar pasurinë e Sali Berishës: një apartament 34 metra më të madh se ai që kam pasur në diktaturë. Kam pasur një apartament 90 m2, sot kam një apartament 124 m2. Kam gjithsejtë 100 mijë euro të kursyera në këto 30 vite dhe atë bashkë me gruan. Kam një makinë të marrë me lising nga PD dhe nuk kam asnjë qindarkë tjetër. Kushdo që gjen diçka tjetër që kam le ta shndërrojë në vepër kriminale”, tha Berisha “Bashkëshortja…
Pas pezullimit që nga janari i këtij viti, nga dita e sotme rifillojnë shërbimet e kontrollt teknik të mjeteve. DPSHTRR bën me dije se mjetet e para që do të marrin shërbimin e kontrollit teknik janë ato shteterore dhe kamionet. Njoftim për rinisjen e shërbimit të kontrollit teknik të mjeteve: Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit njofton që shërbimi i Kontrollit Teknik do të rinisë sipas një kalendari të mirëorganizuar sipas kategorive më prioritare për transportin rrugor, përkatësisht: Nga data 31 maj 2021 rinis shërbimi i Kontrollit Teknik sipas një grafiku të planifikuar për: Kamionët, rimorkiot dhe tërheqësit të cilëve iu…
Konferenca e Kryetarëve të Kuvendit do të mblidhet ditën e sotme për caktimin e rendit të ditës së seancës së 10 qershorit. Konferenca e Kryetarëve, e cila diskuton dhe përcakton çështjet e rendit të ditës, pritet të shqyrtojë dhe vendosë mbi kërkesën e kreut të komisionit hetimor parlamentar, socialistit Alket Hyseni, për përfshirjen e raportit për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta në rendin e ditës, duke zbatuar edhe afatet ligjore. Në rast se raporti për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta do të jetë pjesë e rendit të ditës të seancës së 10 qershorit, deputetët e Kuvendit shqiptar për herë të…
Një aksident i rëndë ka ndodhur gjatë mëngjesit të ditës së sotme, në Unazën e Madhe të Tiranës, në Selitë, ku një mjet tip ‘Benz’ është përplasur me një kamion. Aktualisht nuk dihen detaje të reja rreth ngjarjes, pritet që forcat policore të mbërrijnë në vendin ku ka ndodhur aksidenti.
Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë ka nisur hetimin disiplinor ndaj magjistares, Enkeleda Kapedanin, e cila postonte video të ndryshme në ‘Tik Tok’. Sipas njoftimit të bërë publik për mediat, Kapedani ka shkelur kodin etik, duke ndarë pamje nga zyra e saj. NJOFTIMI: Te nderuar kolege! Zyra e Inspektorit te Larte te Drejtesise u njoh me materialet filmike te shperndara ne media mbi magjistraten E.K, kryetare e Gjykates Elbasan.Inspektori i Larte i Drejtesise Artur Metani ka urdheruar nisjen e hetimit disiplinor ndaj magjistrates per rastin. Ju faleminderit! E emëruar në këtë gjykatë në tetor të vitit 2015, ajo u emërua kryetare…