Author: tirana

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë mesditë në Portin e Durrësit. Bëhet me dije se një emigrant është mbytur në det. Viktima është rreth 25 vjeç, ndërsa dyshohet se është sirian. Trupi i të riut është gjetur brenda basenit ujor nga policia kufitare dhe është nxjerrë në breg pa shenja jete. Në foton që sjell gazetarja Haxhiaj në “BalkanWeb”, i riu shihet me çantën e shpinës, me gjërat e tij personale, teksa është nxjerrë nga uji. Ai ka humbur jetën në tentativë për t’u larguar në Itali përmes Portit të Durrësit.

Read More

Boris Johnson dhe Carrie Symonds kanë publikuar një fotografi të ditës së tyre të martesës pasi çifti lidhi kurorën në një ceremoni të fshehtë Kryeministri 56-vjeçar britanik u martua me 33-vjeçaren Symonds, në një ceremoni të vogël në Katedralen Ëestminster të shtunën.Fotografia e publikuar në mediat britanike tregon çiftin në kopshtin Doëning Street pas martesës. Një zëdhënës tha të dielën se kryeministri dhe zonja Symonds u martuan dje pasdite në një ceremoni të vogël në Katedralen Ëestminster. “Çifti do të festojë martesën e tyre me familjen dhe miqtë këtë verë”, tha ai. Më herët është raportuar se çifti kishte dërguar…

Read More

Mali Etna, vullkani më i madh aktiv i Evropës, ka ndriçuar për të disatën natë radhazi qiellin me shpërthime spektakolare. Rrjedha të gjata të lavës së nxehtë ka rrëshqitur poshtë kraterit jug-lindor të vullkanit edhe gjatë të dielës. Vullkani në malin Etna në ishullin e Siçilisë, në jug të Italisë, shpërthen shpesh, por rrallë shkakton dëme. Ai ka regjistrimin më të gjatë të shpërthimeve sesa çdo vullkan tjetër. Vullkani ka prodhuar një burim të gjatë llave dhe një kolonë pothuajse pa fund hiri të vlerësuar në një lartësi prej 6500 metrash. Amplituda e dridhjes ka arritur nivele shumë të larta…

Read More

Në pritje të Kampionatit Europian, që do të startojë një vit me vonesë, pikërisht më 11 qershor, britanikja “The Sun” ka publikuar një listë me 22 nga futbollistët më të spikatur, që nuk do të kenë mundësi të marrin pjesë në kompeticionin më të rëndësishëm të futbollit në kontinent. Gjithçka nis me dy portierë fantastikë, si Jan Oblak i Atleticos së Madridit, që do të mungojë pasi Sllovenia nuk arriti të kualifikohet për në Europian dhe Andres ter Stegen i Barcelonës, që i është nënshtruar një operacioni në gju dhe nuk është grumbulluar nga Low. Në mbrojtje spikatin emra si…

Read More

I njohur me emrin e artit Gjon’s Tears, këngëtari me origjinë shqiptare Gjon Muharremi përfaqësoi Zvicrën në Eurovision, ku arriti të marrë vendin e tretë. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj mirëpriti në zyrën e tij këngëtarin të cilin e vlerësoi maksimalisht për arritjet, teksa i dhuroi “Kullën e Sahatit” në shenjë mirënjohjeje. “Të kam ndjekur që kur ke qenë fëmijë edhe je shembulli i dikujt që i ka arritur gjërat me punë, me punë, me punë, me punë, me punë, me përpjekje. Një familje që ka sakrifikuar shumë për të të rritur, ama ja ke shpërblyer. Edhe kur…

Read More

Një ngjarje tronditëse është shënuar në Florida të SHBA-ve këtë të diel. Sipas raportimeve, të paktën dy persona janë shpallur të vdekur e 20 të tjerë kanë mbetur të plagosur gjatë një sulmi me armë në një koncert. Sipas raportimeve të para, një makinë e bardhë tip “Nissan”, është shfaqur në zonë, ndërsa tre persona dolën prej saj dhe hapën zjarr mbi turmën e mbledhur. Detajet janë të pakta deri në këto momente dhe nuk dihet asgjë në lidhje me identitetin e autorëve dhe shkaqet që i shtynë për të kryer këtë ‘masakër’, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje për të…

Read More

Portieri i klubit të hendbollit të Ohrit dhe lojtari i përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut, Nikola Danilovski 24-vjeç, u gjet i vdekur në liqenin e Ohrit.Sipas mediave, Danilovski u zhduk mbrëmë rreth orës 21, pas stërvitjes ndërsa trupi i tij u gjet i pajetë këtë mëngjes pranë vendpushimit turistik “Lagadin”. Sipas deklaratës së policisë së Ohrit, në trupin e Nikolla Danilovskit nuk u gjetën shenja dhune dhe arsyet e vdekjes do të përcaktohen nga hetimi. Klubi i hendbollit gjithashtu konfirmoi në rrjetin social ‘Facebook’ se Danilovski ndërroi jetë.Për shkak të vdekjes së Danilovskit, ndeshja e sotme midis Ohrit dhe Strugës…

Read More

Për shkak se mungojnë ende të dhëna, autoritetet në BE do të vendosin më së herëti në shtator për dhënien e mundshme të lejes për përdorimin e vaksinës kundër Coronës “Sputnik V”. Këtë e raporton gazeta gjermane, “Bild am Sonntag”, BAMS duke iu referuar qarqeve qeveritare. Kryeministri i Bavarisë, Markus Söder do të kishte preferuar një vendim më të shpejtë. Söder kërkon nga Agjencia Europiane e Medikamenteve, EMA dhënien më të shpejtë të lejes. “Motori i vaksinimit nuk duhet të ngecë”, tha Söder për gazetën gjermane. Nuk duhet të kemi vonesa vetëm thjesht për arsye ideologjike. Bavaria parashikon blerjen e…

Read More

Aktori Julian Deda në një intervistë për ‘FitStation’ foli për herë të parë për moderatoren Çenkuela Hasa pse nuk pranoi mandatin e ofruar nga kryetari i PD-së, Lulzim Basha! “Nuk refuzova, nuk isha as i fundit në listë, as nuk jam mërzitur me Bashën. Mund ta quajmë refuzim, por nuk ishte nga këto refuzime të tipit “nuk dua unë”, thjesht ishim dakord të mos përfshihesha. Unë nuk jam tipi të shkojë në parlament dhe të ul e të ngre kartonat. Unë kam dëshirë të jem aktiv, nuk e mohoj që një ditë mund të jem deputet, por për momentin nuk…

Read More

Operacioni i koduar policor, “Perimetri”, është shtrirë në të gjitha pikat kufitare të vendit. Së fundmi, njoftohet se policia ka vendosur në pranga tre persona dhe ka shpallur në kërkim një tjetër, pasi po transapotonin 22 emigrantë të paligjshëm. Në pranga janë vendosur shtetasit: E.Z., 39 vjeç, E. T., 19 vjeç, A. T., 40 vjeç dhe në kërkim është shpallur një 20-vjeçar nga Maliqi, A. Ç. Sipas njoftimit zyrtar, këta shtetas i kërkonin emigrantëve shumën e 1200 eurove për person, me premtimin se do i dërgonin në një vend të BE. Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë të…

Read More

Lejtnant Eldi Ormeni i Forcës Detare, oficer ekzekutiv dhe oficer ndërlidhje (LNO), krenohet shumë me punën e tij e cila bashkon trupat e SH.B.A.-së dhe ato shqiptare në mënyrë që, jo vetëm të punojnë me efikasitet së bashku, por gjithashtu të angazhohen në marrëdhënie domethënëse që formojnë lidhje të gjata miqësie dhe bashkëpunimi, gjatë Operacioneve të Përbashkëta Logjistike Përtej-Bregut që u zhvilluan gjatë stërvitjeve DEFENDER-Europe këtë vit në Durrës, Shqipëri. Si ndërlidhës, është detyra e Ormenit të ‘mbajë anijen në këmbë’ duke siguruar unitetin e përpjekjeve ndërsa siguron një lidhje midis personelit shumë kombësh ushtarak dhe civil të përfshirë në…

Read More

Kandidati për kryetar të PD-së Agron Shehaj ështa takuar ditën e sotmee me qytetarët në Delvinë. Në këtë takim, Shehaj u shpreh se kryedemokrati Lulzim Basha nuk ia doli të rrëzonte kryeministrin Edi Rama as me protesta dhe as me bojkote. “Lulzim Basha premtoi që do ta rrëzonte Edi Ramën, në fillim me protesta e më pas me bojkote, por me votë nuk ia doli. Vetëm me votë mund të rrëzohet, vetëm duke punuar me PD-në, duke e përmirësuar Partinë Demokratike. Sepse PD është alternativa e vetme në Shqipëri”, është shprehur Shehaj.

Read More