Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Lejtnanti shqiptar Eldi Ormeni ndihmon në drejtimin e anijes në DEFENDER-Europe 21

12:07 / May 30, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
WhatsApp Image 2021 05 30 at 11.31.49
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Lejtnant Eldi Ormeni i Forcës Detare, oficer ekzekutiv dhe oficer ndërlidhje (LNO), krenohet shumë me punën e tij e cila bashkon trupat e SH.B.A.-së dhe ato shqiptare në mënyrë që, jo vetëm të punojnë me efikasitet së bashku, por gjithashtu të angazhohen në marrëdhënie domethënëse që formojnë lidhje të gjata miqësie dhe bashkëpunimi, gjatë Operacioneve të Përbashkëta Logjistike Përtej-Bregut që u zhvilluan gjatë stërvitjeve DEFENDER-Europe këtë vit në Durrës, Shqipëri.

Si ndërlidhës, është detyra e Ormenit të ‘mbajë anijen në këmbë’ duke siguruar unitetin e përpjekjeve ndërsa siguron një lidhje midis personelit shumë kombësh ushtarak dhe civil të përfshirë në stërvitjet DEFENDER-Europe 21.

WhatsApp Image 2021 05 30 at 11.31.48

Ormeni ka punuar edhe jashtë orarit të punës për të ndihmuar në lehtësimin e operacioneve logjistike në Portin e Durrësit – organizimin, koordinimin, drejtimin dhe përkthimin për personelin shqiptar, SH.B.A.-së dhe MB në mënyrë që të sigurojë unitetin e përpjekjeve midis ekipeve shumëkombëshe ndërsa ato punuan së bashku gjatë operacioneve të mëdha që solli mijëra pajisje dhe furnizime në Shqipëri – të gjitha këto së shpejti do të dërgohen në dhjetëra mijëra trupa shumëkombëshe në terren ndërsa marrin pjesë në stërvitjet DEFENDER-Europe 21 në Shqipëri dhe në të gjithë teatrin Evropian.

Megjithëse pjesa më e madhe e punës së tij është rëndësia për të bërë që operacionet e përbashkëta të zhvillohen normalisht në port dhe në zonën e mbështetjes logjistike, ku ushtarët dhe marinarët e SH.B.A.-së janë vendosur së bashku me personelin e marinës shqiptare, ai gjithashtu është siguruar që të ketë mjaftaktivitete të përbashkëta rekreative pas punës, për të sjellë të dy kombet së bashku, si ndeshje volejbolli dhe turne shahu.
Ormeni tha se në bordin e anijes mësoi rëndësinë e gjendjes morale dhe përpiqet të nxisë një frymë miqësie midis trupave amerikane dhe shqiptare që jetojnë dhe punojnë së bashku këtu.

WhatsApp Image 2021 05 30 at 11.31.49 1

“Ne jemi përpjekur të krijojmë aktivitete të ndryshmemidis forcave shqiptare dhe atyre amerikane që ata të mund të krijojnë atë marrëdhënie me njëri-tjetrin,” tha ai.
Ai shtoi se këto marrëdhënie janë të rëndësishme sepse përvecstërvitjes ku ata po fitojnë profesionalizëm, gatishmëri dhe aftësi drejtuese‒ si dhe zgjerojnë ndërveprimin midis kombeve partnere‒ ata gjithashtu po njihen me njëri-tjetrin dhe ndërtojnë miqësi dhe besim që do të lejojëata të punojnë së bashku pa probleme në misionet e ardhshme.
Ormeni gjithashtu ndihmoi në koordinimin e trajnimit të fundit gjatë së cilës zhytësit e ushtrisë Amerikane eksploruan bukurinë nënujore të Vlorës, së bashku me zhytësit e Forcës Detare shqiptare nga Baza Detare e Pashalimanit.

“Ne kemi ekipin e zhytjes së Shqipërisë i cili ka bashkëpunuar me ekipin e zhytjes së shtrisë… duke punuar së bashku dhe duke u stërvitur në ujërat tona,” tha Ormeni.”Ata po eksplorojnë ujërat tona dhe po ndajnë përvoja [me] njëri-tjetrin … dhe duke mësuar nga njëri-tjetri.”

Sipas Ormenit, komandantët shqiptarë dhe amerikanë kanë qenë shumë dakord në këto misione të përbashkëta stërvitore.”Për mua, të bëj një nga trajnimet e mia të zhytjes me zhytës të SHBA është shumë e rëndësishme,” tha ai.”Kjo më bën më të sigurt dhe e di se ai do të bëjë një punë të shkëlqyer në det.”

“Së bashku nuk na mundin dot,” shtoi Ormeni.”Ne jemi më të fortë së bashku.”
DEFENDER-Europe 21 është një stërvitje në shkallë të gjerë e udhëhequr nga ushtria Amerikane, e krijuar për të ndërtuar gatishmërinë dhe ndërveprimin midis SH.B.A., aleatëve të NATO-s dhe ushtrive partnere.Këtë vit, më shumë se 28,000 forca shumëkombëshe nga 26 kombe do të kryejnë operacione gati të njëkohësishme në më shumë se 30 zona stërvitjeje, në më shumë se një duzinë vendesh Balltike, në rajonin e rëndësishëm strategjik të Ballkanit dhe Detit të Zi.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gara për drejtimin e OKB-së, Rebeca Grynspan kryeson votimin e parë joformal

09:21 / July 31, 2026

Evropa në flakë: mijëra të evakuuar nga zjarret masive në Francë, Spanjë dhe Itali

17:41 / July 24, 2026

Mesazhet private të shkencëtarëve rikthejnë debatin: Sa të sigurt ishin për origjinën e COVID-19?

19:17 / July 23, 2026

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.