Author: tirana

Alban Ramosaj me këngën “Thikat e mia” triumfoi në edicionin e 22-të të Festivalit Kënga Magjike. Këngëtari u shfaq i përlotur pasi u shpall fitues, ndërsa u shpreh se nuk mund ta besonte që ky moment ishte bërë tanimë realitet. “O mam e fitova… faleminderit të gjithëve! E kam mendua këtë moment dhe nuk po më besohet akoma, nuk kam fjalë. Faleminderit nga shpirti, nga zemra, më rikujtuat arsyen përse bëj këtë që bëj. Ju falenderoj nga shpirti edhe njëherë. Ndihem më i vlerësuar se kurrë, jam pa fjalë. ” Unë tani nuk e di çfarë po them, do çohem…

Read More

Përkeqësohet moti, reshjet e shiut dhe ulja e lehtë e temperaturave do të mbizotërojë ditën e sotme duke prishur planet për një fundjavë në breng të detit. Sipas MeteoAlb vijon ndikimi i masave ajrore të paqëndrueshme mbi vendin tonë, ku veriu dhe pjesërisht zonat qëndrore paraqiten me vranësira të dendura dhe shira të izoluar e të pakët, nuk përjashtohet mundësia edhe e ministuhive afatshkutra të breshërit. Ndërsa mbrëmja sjellë përmirësim gradual të kushteve atmosferike, duke bërë që moti i kthjellët të dominojnë në pjesën më të madhe të Shqipërisë por vranësirat mbeten të dukshme në zonat përgjatë kufirit lindor. Temperaturat…

Read More

Një video e frikshme dhe dramatike vjen nga Rusia, ku një çift që po ziheshin në ballkonin e katit të dytë të ndërtesës u ranë prej aty pas prishjes së kangjellave duke u përplasur në trotuar. Videoja tregon Olga Volkova dhe Yevgeny Karlagin, të dy 35 vjeç, që shfaqen duke u zënë në dyshemenë e ballkonit të shtëpisë së tyre në Shën Petersburg. Në pamjet e kapura nga një kalimtar, çifti bie papritmas përplaset me hekurat e ballkonit që mendohet të kenë qenë të vjetra për të rënë në rrugë. Fatmirësisht të dy mbijetuan nga kjo rënie.

Read More

Kryeministri Edi Rama zgjodhi qytetin e Durrësit për të kaluar fundjavën. Mbrëmjen e djeshme Rama ndoqi finalen e Champions League mes Chelseas dhe Man. Cityt. Ai nuk nguroi që të postojë një foto të veçantë duke promovuar dhe Shqipërinë në prag të sezonit turistik. “Këtë verë s’ka si Shqipëria🇦🇱❤️ *DurrësLive🤩”, shkruan Rama.

Read More

Gazetarja e sportit, Albana Bejko është përfolur se mund të jetë në lidhje romantike me Greg Ramën, djalin e kryeministrit Rama. Këto zëra u shtuan dhe më shumë kur dyshja u panë së bashku në një stadium. Mirëpo, gazetarja i ka hedhur poshtë të gjitha zërat, duke thënë se janë vetëm miq. Bejko: Jemi thjesht miq, prandaj jemi të pashqetësuar nga kamerat.Unë në fakt jam shumë private, nëse do ishte e vërtetë nuk do zgjidhja që të shkoja në një vend publik, unë isha në orar pune. Jemi miq prej kohësh, jo nuk jemi. Javën tjetër mund të ftosh Gregun dhe…

Read More

Çiklizmi është një aktivitet i cili sjell për fëmijën tuaj vetëm përfitime pozitive shëndetësore. Kjo është një arsye shumë e mirë që ju ta inkurajoni fëmijën tuaj të merret me çiklizëm. Duke qenë se është një aktivitet intensiv, mënyra e të ushqyerit është shumë e rëndësishme.https://4f4c1e2df157a1c212396884c079f8ed.safeframe.googlesyndication.com/safeframe/1-0-38/html/container.html Ushqimet e duhura do t’i sigurojnë energjinë e nevojshme fëmijës tuaj gjatë këtij aktiviteti. Ju njohim më poshtë me 5 ushqimet më të shëndetshme për më shumë energji. Qumështi me çokollatëEdhe pse qumështi me çokollatë mund të mos duket si një pije e përshtatshme për t’u konsumuar gjatë stërvitjes, ekspertët e shëndetit pohojnë të…

Read More

Edison Begaj është 38-vjeçari që mbrëmjen e djeshme ka mbetur i plagosur në Kaninë të Vlorës, pas një atentati që i është bërë. 38-vjeçarit i është bërë pritë para banesës ku është qëlluar me breshëri plumbash. Ai ka marrë katër plumba në këmbë. Begaj ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve. Por kush është Edison Begaj? Edison Begaj është një emër i njohur për policinëm e Vorës. Ai ka qenë i dënuar në 2010 me 7 vite e 6 muaj burg për veprat penale “Prodhimi dhe shitja…

Read More

Chelsea i Londrës në çatinë e botës. Skuadra e drejtuar nga Thomas Tuchel mposhti 1-0 ManchesterCity-n në finalen e madhe të Champions League, duke triumfuar për herë të dytë në histori në kompeticionin më të rëndësishëm europian për klube. Një sukses më se i merituar nga blutë e Londrës, falë golit të gjermanit Kai Havertz në minutën e 42-të, pas një pasimi perfekt të marrë nga Maison Mount, duke përmbyllur në mënyrën e duhur një kundërsulm të shpejtë. Një tjetër dështim për Pep Guardiolën në Champions, ose më saktë ky duel trajnerësh u fitua nga Thomas Tuchel, që kishte hedhur…

Read More

Ngjarja që ka dërguar pas hekurave Florenc Çapjan, i arrestuar nga policia në Dubai është ajo e vitit 2012, 9 vite më parë kur u ekzekutuan në shtëpinë e tyre babë e bir, Gentian dhe Nezir Beqiri. Arrestimi i vëllait të madh të Çapajve, Ardian Çapja u bë pas dëshmisë së dhënë një vit më parë nga i penduari i drejtësisë Ervis Bardhi, i cili ka pranuar se kishte qenë ai që tërhoqi këmbëzën e armës që vrau në gjumë Gentjan Beqirin. Abcneës.al siguroi asokohe edhe dëshminë e Ervis Bardhit dhënë prokurorëve pasi mori statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë, ku ndër…

Read More

Kandidati për kryetar të partisë Demokratike, Agron Shehaj, ka pasur një takim në kuadër të fushatës së tij elektorale, me strukturat dhe me anëtarët demokratë, në Tiranë. Ka pasur përplasje gjatë takimit , teksa një aktiviste ka bërë një pyetje ndaj kandidatit Agron Shehaj, në lidhje me menkanizmat që do të përdorë për të realizuar planet që ai ka paraqitur. Pyetjet e aktivistes janë konsideruar si të tepërta dhe janë marrë si akuza teksa shumë anëtarë të mbledhjes kanë kërkuar përjashtimin e saj nga mbledhja me pretekstin se ishte sjellë nga dikush tjetër për t’u mbushur mendjen.

Read More

Ambasada ruse në Tiranë me anë të një postimi në rrjetet sociale ka promovuar turizmin në Shqipëri, pasi ka publikuar fotot nga fshati Qeparo në Vlorë. “Shqipëria përmes diplomatëve. Një pamje e fshatit bregdetar të Qeparoit dhe pamja e ukur nga Deti Jon”, shkruhet në postimin e ambasadës. Gjithashtu ambasada ruse ka publikuar edhe disa foto nga qyteti antik i Apolonisë. Këto postime të ambasadës ruse janë një mundësi shumë e mirë promovimi për Shqipërinë te turistët rusë, të cilët mund të vijnë dhe të shijojnë perlat e vendit tonë.

Read More