Author: tirana

Dhurata Dora dhe artisti francez, Maitre Gims, publikuan ditën e djeshme këngën e tyre më të re, “Only you”. Ndonëse ky projekt u publikua para kohe nga fansat e dyshes, kënga u prit me po të njëjtin kuriozitet nga publiku. Madje me aq kuriorizitet, sa “Only You” ka tejkaluar çdo pritshmëri. Në vetëm 22 orë nga publikimi kjo këngë arriti mbi 2 milionë klikime. Deri më tani ky rezulton si një nga bashkëpunimet më të suksesshme të këtij viti dhe me siguri do të jetë hiti kryesor i verës. Kënga është në shqip dhe frëngjisht dhe kjo e bën akoma…

Read More

Një ngjarje e rëndë u shënua disa ditë më parë në Tiranë, pasi në rrugën “Kristi Maloku” u gjet i pajetë në banesën e tij një 38-vjeçar. Gazetarja Anila Hoxha nga burimet e saj ka mundur të sigurojë referimin e çështjes në prokurori ku në materialin e siguruar thuhet se viktima G.Ç., është gjetur i pajetë nga familjarët e tij gjatë orëve të darkës, pasi këta të fundit kanë mbërritur në banesë. Me interes shihen mesazhet e fundit që viktima i ka dërguar një shtetaseje me iniciale SH.M. “Gjatë këqyrjes së telefonit të shtetasit G.Ç., janë konstatuar dy mesazhe me…

Read More

Valentina Leskaj, ish-nënkryetare e Kuvendit të Shqipërisë, deputete e disa legjislaturave, në një intervistë për emisionin ‘Kjo javë’ në ‘Neës24’ foli për librin e saj “Politika si ide”, i cili është ndërtuar në formën e një interviste me studiuesen Alda Bardhyli. Leskaj tregoi se si lindi ideja e realizimit të këtij libri pas shkëputjes së saj nga politika. Mes të tjerash Leskaj ndau disa momente të pathëna, ku foli për pengjet për ndarje nga jeta të bashkëshortit të saj, i cili u prek nga koronavirusi. PJESË NGA INTERVISTA Një libër ndryshe që ka një vizion për të ardhmen, bën një…

Read More

Lulzim Basha ka gjetur një kauzë cinike, në një fushatë të panevojshme brenda partisë, duke bërë thirrje për unitet. Mund t’ua kursente këtë demokratëve. Thirrja për bashkim dhe unitet në një parti është jetike, kur dikush ofrohet për unitet. Lulzim Basha është ofruar për ndarje dhe bën thirrje për unitet. Ai i ka të gjitha të drejtat të jetë faktor uniteti, nëse do sakrifikonte postin duke dhënë dorëheqje. Kjo është minimumi që një lider mund të bëjë, që një parti të bashkohet pas humbjeve radhazi, pasi ngjall shpresë për energji të reja. Lulzim Basha jo vetëm që nuk e bën…

Read More

83 vjeçari Bill Cosby, ish-prezantues i njohur, tashmë përdhunues i dënuar me burg në SHBA, ka humbur shansin e lirisë me kusht pasi ka refuzuar të kryente programin e terapisë për predatorët seksualë. Gjykata e Pennsylvania refuzoi peticionin e Cosby për t’u liruar nga dënimi i tij 3 deri në 10 vjet burg pasi refuzoi programin e posaçëm për rehabilitimin e predatorëve të dhunshëm seksualë. Cosby u dënua në 2018 për sulm të rëndë seksual, pasi kishte droguar e përdhunuar ish-mikeshën e tij Andrea Constand në shtëpinë e tij në Philadelphia në 2004. Cosby kishte të drejtën për apelim lirie…

Read More

Dy 13-vjeçare nga Tirana kanë përfunduar në spitalin e Pogradecit, pasi dyshohet se janë helmuar pasi kanë konsumuar drekën në një lokal në Tushemisht. Policia bën me dije se të miturat ishin pjesë të një ekspedite nga Tirana, por fatmirësisht aktualisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën. “Më datë 29.05.2021, rreth orës 16:55, në Spitalin e Pogradecit, janë paraqitur për ndihmë mjekësore shtetaset K. Sh. dhe Xh. S., 13 vjeçe, pjesëtare të një ekspedite mësimore nga Tirana, që dyshohet se mund të jenë helmuar duke drekuar në një lokal në fshatin Tushemisht, Pogradec, të cilat aktualisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën”,…

Read More

Vdekja e një 62-vjeçari nga Almyros, Magnesia, i cili vdiq dje, 12 orë, pasi ishte vaksinuar kundër koronavirusit në qendrën lokale të shëndetit, ka vënë në alarm ekspertët. Mediet fqinje shkruajnë se 62-vjeçari grek u ndje keq dhe njoftoi një mik të tij, i cili shkoi dhe e vizitoi në shtëpinë e tij. Kur ai u largua dhe shkoi sërish për ta parë, disa orë më vonë, e gjeti atë të vdekur. Sipas rezultateve të autopsisë 62-vjeçari vdiq nga një sulm në zemër. Të afërmit po kërkojnë hetime nëse vaksinimi ka të bëjë me gjakderdhjen që i shkaktoi sulmin në…

Read More

Tensioni i lartë i gjakut është një problem shumë i përhapur shëndetësor. Nëse nuk trajtohet siç duhet, hipertensioni mund të transformohet në një problem mjaft shqetësues madje katastrofik duke shkaktuar diabet, sëmundje kardiovaskulare, probleme me aftësitë e trurit dhe dështim të veshkave. Shumica e njerëzve që vuajnë nga tensioni i lartë përdorin medikamente të cilat shoqërohen me efekte anësore përfshirë: pagjumësinë, marramendjen apo kontraktime të muskujve. Por ju mund të përdorni shumë thjeshtë edhe disa ushqime ose produkte që i gjeni lehtë në shtëpi siç janë hudhra, limoni apo uthulla e mollës. Nëpërmjet këtij artikulli të AgroWeb.org do të mësoni…

Read More

Eltion Lazaj, 45 vjeç u gjet pa jetë brenda makinës së tij nga familjarët, të cilët kishin humbur kontaktet prej dy ditësh. Mësohet se viktima është vëllai ish-gjyqtarit Artan Laze, i shkarkuar nga vettingu më 11 gusht të vitit 2018. Ka qenë një kalimtar i rastit, ai i cili e ka gjetur pa shenja jete në makinën e tij 45-vjeçarin dhe ka lajmëruar menjëherë Policinë. “Sot, rreth orës 10:50, në lagjen “Osman Haxhiu”, Vlorë, është gjetur në mjetin e tij nga familjarët pa shenja jete shtetasi E. L., 45 vjeç, i cili nga të dhënat e para dyshohet se ka…

Read More

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të vijojnë të zbatojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient të mbyllur dhe kudo ku nuk mund të ruhet distancimi fizik, kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19. Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 3255 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 12 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 3 raste në Shkodër, 2 raste në Tiranë, Korçë, 1 rast në Fier, Devoll, Prrenjas, Kolonjë,…

Read More

Të ndarit të emocioneve me të tjerët është një përvojë lehtësuese, por jo për të gjithë. Nëse përballë jush keni një njeri empatik, e ndani me të një histori trishtuese, ai do të marrë mbi shpatulla të gjithë dhimbjen e do vuajë sikur të ishte protagonist i historisë. Të gjithë njerëzit ndjejnë keqardhje, gëzim, inat, mërzitje, por kur kjo gjë ndodh në mënyrë shumë intensive shndërrohet në një përvojë rraskapitëse e gërryese. Një personi empatik i duhet shumë punë të mbrojë veten nga ‘emocionet’ e të tjerëvr, ndaj ju këshillojmë nëse keni një mik apo mikeshë që ka lindur nën…

Read More

Lëvizja për Universitetin i është përgjigjur Rektorit të Universitetit të Tiranës, Artan Hoxha i cili deklaroi 3 ditë më parë se tarifat për studentët nuk do të ulen pavarësisht se mësimi ka qenë online. Lëvizja paralajmëron se nëse kërkesat e tyre për ulje të ose anulim të tarifës së shkollës nuk merret në konsideratë në vjeshtë me fillimin e vitit akademik do të dalin në protestë. “Në një dalje për shtyp, rektori i Universitetit të Tiranës z. Artan Hoxha iu përgjigj negativisht kërkesave të vazhdueshme të studentëve për ulje ose anulim të tarifës shkollore. Sipas tij, 70% e studentëve jetojnë…

Read More