Ylli i serialit “Keeping Up With The Kardashians”, Kim ndihet në rrezik për jetën ndaj dhe po merr mbrojtje nga një burrë pasi ka deklaruar se ai është përpjekur që të futet brenda shtëpisë së saj. Avokati i Kim, Shawn Holley, e çoi këtë rast në gjykatë dhe mori një urdhër ndalimi të përkohshëm, për të mbrojtur Kim-in nga një 32-vjeçar i quajtur Charles Peter Zelenoff, i cili pretendohet se e ka ngacmuar për muaj me radhë. Sipas dokumenteve të reja ligjore, të marra nga “TMZ”, Kim pretendon se ai vazhdon të postojë në lidhje me dëshirën e tij për…
Author: tirana
Manchester City dhe Chelsea do të përballen në aktin e fundit të kompeticionit më të rëndësishëm kontinental, me të dyja skuadrat që tashmë kanë edhe mbështetjen e tifozëve të tyre. Por siç ndodh jo rrallë me tifozët anglezë, jo gjithnjë atmosfera në prag të një finaleje të një kompeticioni të rëndësishëm mbetet nga fillimi deri në fund festive, pasi ka momente kur shfaqet edhe dhuna. Kjo u pa edhe në Porto, ku tifozë të Manchester City dhe Chelsea u përleshën me njëri-tjetrin. Ishin me qindra persona që kishin udhëtuar drejt Portugalisë për të ndjekur këtë finale të madhe dhe në…
Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi i ka bërë thirrje autoriteteve, që në datën 31 maj, në stadiumin Air Albania të lejojnë pjesëmarrjen e 30% të tifozëve. Në këtë datë pritet përballja Vllaznia-Skënderbeu për finalen e Kupës së Shqipërisë. Ademi shton se kjo ndeshje vjen pas një sezoni të jashtëzakonshëm, ku Vllaznia rikthehet pas më shumë se një dekade në finalen e Kupës së Shqipërisë, ndërsa shton se përballë kësaj ecurie shumë pozitive mungesa e tifozëve mbetet një nga keqardhjet më të mëdha. Reagimi i plotë: Ditën e hënë, datë 31 maj 2021, në stadiumin “Air Albania” ekipi ynë…
Jetimët në Korenë e Veriut përdoren si vullnetarë për të punuar në miniera dhe ferma të drejtuara nga shteti. Jetimët në Korenë e Veriut përdoren si vullnetarë për të punuar në miniera dhe ferma të drejtuara nga shteti. Lajmi është konfirmuar nga Agjencia Qendrore e Lajmeve Koreane (KCNA) e cila deklaroi se ka qindra fëmijë të cilët “me mençuri dhe guxim në kulmin e rinisë së tyre” kanë zgjedhur të kryejnë punë vullnetare për shtetin. Moshat e tyre nuk janë bërë të ditura por bazuar në fotot e publikuara ata duket të jenë tejet të jenë në adoleshencë. Grupet e…
Gjyqtarja Enkelejda Hoxha ka ankimuar vendimin e KLGJ-së në KPA. Këshilli i Lartë Gjyqësor vendosi shkarkimin e gjyqtares Hoxha nga detyra, ndërsa ajo qëndron pas hekurave pasi akuzohet për korrupsion. Sipas gjyqtares së Krujës vendimi për shkarkimin e saj ishte antikushtetutes. Prej 11 shkurtit gjyqtarja Enkelejda Hoxha është arrestuar me urdhër të SPAK, nën akuzën e korrupsionit. Së bashku me 9 persona të tjerë të vënë në pranga gjatë operacionit, ata akuzohen se kishin ngritur një skemë përmes të cilës ulnin dënimet ose lironin nga burgu të dënuar për vepra të rënda penale kundrejt parave.
Bashkimi Evropian pritet që t’i bëjë thirrje Qeverisë Kurti që të mos ndërmarrë operacione policore në komunat veriore. Demokracia.com ka siguruar raportin e përpiluar nga Këshilli Evropian pas darkës së liderëve të Ballkanit Perëndimor, e ku përmendet edhe kjo pikë. Sipas dokumentit, BE-ja këshillon Qeverinë e Kosovës kundër çdo veprimi “provokues”, siç e cilësojnë ata, në komunat veriore. “Përfaqësuesi i Lartë do t’i bëjë thirrje Qeverisë në Prishtinë kundër çdo veprimi provokues në komunat veriore. Konkretisht, z. Kurti do të këshillohet që të mos ndërmarrë ndonjë operacion policor që synon mbledhjen e faturave të energjisë elektrike në komunat veriore, që…
Gjiganti farmaceutik Pfizer ka konfirmuar të shtunën për Radion Evropa e Lirë, marrëveshjen e arritur me Qeverinë e Kosovës për furnizim me vaksina kundër COVID-19, sëmundjes që shkakton koronavirusi. Megjithatë në përgjigje janë ofruar pak detaje mbi marrëveshjen. Aty është thënë se sasia dhe periudha e dërgimit të vaksinave në Kosovë mbetet konfidenciale. “Marrëveshjet për dozat dhe kohën e dërgesave arrihen në pajtueshmëri me qeveritë, ashtu sikurse dhe Qeverinë e Kosovës dhe detajet janë konfidenciale”, është thënë në përgjigje. Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka thënë të premten përmes një postimi në Twitter se këto doza vaksinash do të dërgohen…
Britania ka konfirmuar se vendi po përjeton një rritje të re infeksionesh me koronavirus. Vetëm të premten u identifikuan rreth 4200 raste të reja, numri më i lartë ditor në dy muaj. 75% e rasteve të reja në Britani besohet të jenë shkaktuar nga varianti i koronavirusit, i identifikuar për herë të parë në Indi që është më ngjitës. Ndërkaq, autoritetet britanike kanë miratuar vaksinën Johnson & Johnson që kërkon vetëm një injeksion. Kjo bëhet vaksina e katërt e miratuar për përdorim në këtë vend, pas Pfizer, AstraZenecas dhe Modernas. Komisioni Evropian ka miratuar përdorimin e vaksinës Pfizer-BioNTech për përdorim…
Ka situata mes fëmijëve të cilët prindërit ose të rriturit nuk dinë si t’i zgjidhin ose i japin një drejtim të gabuar. Prindërit përgjithësisht janë të përkushtuar ndaj fëmijëve dhe kjo ndonjëherë i çon në drejtime të gabuara. Psikologja e fëmijëve Lorela Garuli, shkruan se përgjithësisht prindërit i trajtojnë problemet e fëmijëve me dy mënyra, duke u zemëruar ose duke reflektuar. Në rastin kur fëmijët kanë konflikte fizike mes njëri-tjetrit nga zemerimi e këshillojmë fëmijën “të kthejë” sjelljen jo positive të shokut/shoqes. Sipas Garulit është shumë e natyrshme të zemerohemi kur dikush na bën diçka pa të drejtë, por të…
Një banesë njëkatëshe në Tiranë është boshatisur krejtësisht nga një hajdut, i cili ka vjedhur jo vetëm orenditë, por edhe veshjet dhe çdo gjë që mbahej në të. Ngjarja sipas policisë ka ndodhur në rrugën “Beqir Luga”, kurse kallëzimi është dorëzuar pranë policisë numër 1 nga mirëmbajtësi i shtëpisë që ishte kontaktuar nga një familje tiranase për ta ruajtur. Kjo familje sipas kallëzuesit me inicialet F. N jeton në Austri dhe për këtë arsye për shkak të njohjeve familjare dhe lidhjeve të ngushta ia kishin besuar shtëpinë e vjetër tiranase që ta ruante dhe ta kontrollonte herë pas here. Por…
Vllaznia në mbyllje të këtij sezoni, teksa pret të zhvillojë edhe finalen e Kupës së Shqipërisë ditën e hënë përballë Skënderbeut, pret të mësojë zyrtarisht këto ditë edhe emrin e presidentit të ri. Me gjasa ai do të jetë Alban Xhaferi, sponsori i këtij sezoni të suksesshëm të skuadrës shkodrane, i cili i paraqitur në ankandin e hapur me firmat “Albaphoto” dhe “Albasport”, është fitues me ofertën prej 65 milionë lekësh të reja. Aktualisht, ankandi i hartuar në tri faza, ka skualifikuar nga konkurrenca më parë për mungesë dokumentacioni dy ofertuesit e tjerë, “Joni 5” dhe “Almiro Gurakuqi” bashkë me…
Armina Mevlani zgjedh të flasë rrallë për marrëdhënien e saj si me partnerin, ashtu edhe me familjen e tij. Ditët e fundit blogerja ka pranuar të përgjigjet edhe për raportet që ka me vjehrrin e saj, ish-kryeministrin Sali Berisha. Në Instagram ajo është pyetur për marrëdhënien që ka me Berishën dhe Armina ka zbuluar detaje nga raporti i saj me ish-kryeministrin. Si i ke raportet me Sali Berishën dhe a takoheni shpesh? “I kemi shumë të mira. Takohemi shumë shpesh dhe e vlersoj shumë për kulturën dhe dijen e tij”.-shprehet Armina. Një pyetje tjetër ishte dhe planet e saj për…