Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

E rëndë/ Në Korenë e Veriut fëmijët shfrytëzohen në punë të rënda në miniera dhe në ferma

16:54 / May 29, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Kore 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Jetimët në Korenë e Veriut përdoren si vullnetarë për të punuar në miniera dhe ferma të drejtuara nga shteti.

Jetimët në Korenë e Veriut përdoren si vullnetarë për të punuar në miniera dhe ferma të drejtuara nga shteti. Lajmi është konfirmuar nga Agjencia Qendrore e Lajmeve Koreane (KCNA) e cila deklaroi se ka qindra fëmijë të cilët “me mençuri dhe guxim në kulmin e rinisë së tyre” kanë zgjedhur të kryejnë punë vullnetare për shtetin. Moshat e tyre nuk janë bërë të ditura por bazuar në fotot e publikuara ata duket të jenë tejet të jenë në adoleshencë.

Grupet e të drejtave të njeriut kanë akuzuar prej kohësh Korenë e Veriut për përdorimin e punës së detyruar të fëmijëve, diçka që shteti e mohon.

Të shtunën, një raport i KCNA tha se 700 jetimë ishin bërë vullnetarë për të punuar në fabrika, ferma dhe pyje. Dhe të enjten, po e njëjta agjenci njoftoi se “dhjetëra fëmijë jetimë nxituan për tek kompleksi i minierave të qymyrit në zonën Chonnae për të përmbushur betimin e tyre për të shlyer vetëm një të miliontën e dashurisë që partia tregoi”.

Në shkurt, BBC raportoi mbi pretendimet se të burgosurit e luftës të Koresë së Jugut po përdoren si skllevër në punë në minierat e qymyrit të Koresë së Veriut për të gjeneruar para për regjimin dhe programin e tij të armëve.

Raporti i departamentit të shtetit 2020 të SHBA mbi praktikat e të drejtave të njeriut akuzoi Korenë e Veriut për praktikimin e “formave më të këqija të punës së fëmijëve”. DASH deklaronte se zyrtarët koreanë ndonjëherë dërgojnë nxënës të punojnë “për të ndihmuar në përfundimin e projekteve të veçanta, të tilla si heqja e borës në rrugët kryesore ose përmbushja e qëllimeve të prodhimit”

Në të theksohej se fëmijët e moshës 16 ose 17 vjeç “ishin regjistruar në brigadat rinore të stilit ushtarak për periudha 10-vjeçare” dhe vuanin nga “dëmtime fizike dhe psikologjike, kequshqyerje, rraskapitje dhe probleme të rritjes fizike si rezultat i punës së detyruar të kërkuar “.

Koreja e Veriut ka mohuar vazhdimisht këto akuza. Në fillim të këtij muaji vendi akuzoi Presidentin e SHBA Joe Biden për një “politikë armiqësore” ndaj Koresë së Veriut, ndërsa ai përgatitet të vërë në punë strategjinë e re të SHBA për t’u marrë me Pyongyangun dhe programin e saj bërthamor.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Opozita bllokon sërish hyrjen e Qeverisë së Kosovës: “Kurti dhe ministrat janë uzurpatorë”

12:17 / August 25, 2026

SHBA ngushton masat për naftën iraniane, i gjithë rrjeti që mundëson lëvizjen e anijeve cisterna nën shënjestrën e sanksioneve amerikane

11:31 / August 25, 2026

Përshkallëzohet lufta tregtare SHBA-Kanada, Otava përgjigjet sot ndaj tarifave 50% për automjetet dhe çelikun

11:20 / August 25, 2026

SHBA heq Sirinë nga lista e shteteve sponsorizuese të terrorizmit

10:54 / August 25, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.