Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Çfarë duhet të bëjnë fëmijët përballë konflikteve fizike me moshatarët e tyre

15:52 / May 29, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Femijet
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ka situata mes fëmijëve të cilët prindërit ose të rriturit nuk dinë si t’i zgjidhin ose i japin një drejtim të gabuar. Prindërit përgjithësisht janë të përkushtuar ndaj fëmijëve dhe kjo ndonjëherë i çon në drejtime të gabuara.

Psikologja e fëmijëve Lorela Garuli, shkruan se përgjithësisht prindërit i trajtojnë problemet e fëmijëve me dy mënyra, duke u zemëruar ose duke reflektuar.

Në rastin kur fëmijët kanë konflikte fizike mes njëri-tjetrit nga zemerimi e këshillojmë fëmijën “të kthejë” sjelljen jo positive të shokut/shoqes.

Sipas Garulit është shumë e natyrshme të zemerohemi kur dikush na bën diçka pa të drejtë, por të mësojmë fëmijën të veprojë mbi bazën e inatit ka gjithashtu një sërë pasojash negative.

“Jo vetëm që nuk e zgjidh problemin, por e bën edhe më të madh sepse kundërpërgjigjja me dhunë do të vazhdojë edhe nga pala tjetër. Në një plan afatshkurtër, kjo qasje ushqen egon e fëmijes dhe të prindit, por në plan afatgjatë po i mëson fëmijës të zgjidhë problemet me dhune”, shkruan Garuli.

Lorela Garuli, psikologe fëmijësh.

Më tej psikologja shton se në këtë mënyrë fëmija do të mësojë se nëpërmjet agresivitetit do të fitojë nje lloj dominimi të pashëndetshëm dhe artificial përballë të tjerëve, element që sigurisht do të pasqyrohet në marrëdhëniet e tjera të ardhshme.

Psikologja shton se kjo shpjegon shpeshherë se pse viktimat kthehen në dhunues, që quhet konkretisht cikli “frikë-agresivitet” i cili është i rrezikshëm!

Sipas, Garulit edhe anën tjetër që ka rezultuar më efektive në edukimin e fëmijëve.

Psikologja shpjegon se duke reflektuar bëhet e mundur që niveli i zemerimit të ulet dhe fëmijët të brendësojnë një formë përgjigjeje më të shëndetshme.

“Në plan afatgjatë, fëmijët do të mësojnë të kërkojnë burime për zgjidhjen e konfliktit dhe që komunikimi është çels shumë i rëndësishëm kur vjen puna për situatat e vështira”, shton ekspertja.

Njejtë si në botën e të rriturve fëmijët duhet të kenë komunikimin bazën themelore mes mardhënieve dhe kjo gjë mësohet nga të rriturit.

“Vetëbesimi i tij do të zhvillohet shëndetshëm kur të shoh se arrin të zgjidhë problemet pa lënduar askënd. Njëkohësisht, nëse nxitet t’i kërkoje ndihmë mësueses apo kujtdo të rrituri tjetër përgjegjës në kontekstin e caktuar, mësohet të respektojë dhe rregullat e institucionit ku ndodhet”, përfundon Garuli./Si

fëmijët
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gara për drejtimin e OKB-së, Rebeca Grynspan kryeson votimin e parë joformal

09:21 / July 31, 2026

Evropa në flakë: mijëra të evakuuar nga zjarret masive në Francë, Spanjë dhe Itali

17:41 / July 24, 2026

Mesazhet private të shkencëtarëve rikthejnë debatin: Sa të sigurt ishin për origjinën e COVID-19?

19:17 / July 23, 2026

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.