Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Alban Xhaferi, presidenti i ri Vllaznisë, pritet zyrtarizmi

15:34 / May 29, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Dosja
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Vllaznia në mbyllje të këtij sezoni, teksa pret të zhvillojë edhe finalen e Kupës së Shqipërisë ditën e hënë përballë Skënderbeut, pret të mësojë zyrtarisht këto ditë edhe emrin e presidentit të ri.

Me gjasa ai do të jetë Alban Xhaferi, sponsori i këtij sezoni të suksesshëm të skuadrës shkodrane, i cili i paraqitur në ankandin e hapur me firmat “Albaphoto” dhe “Albasport”, është fitues me ofertën prej 65 milionë lekësh të reja.

Aktualisht, ankandi i hartuar në tri faza, ka skualifikuar nga konkurrenca më parë për mungesë dokumentacioni dy ofertuesit e tjerë, “Joni 5” dhe “Almiro Gurakuqi” bashkë me “Carpathia” Shpk. Këta të fundit kanë dërguar një ankesë, duke e konsideruar si gabim njerëzor mangësinë e dokumentacionit në dosje, por gjithçka duket të jetë rrëzuar përfundimisht ditën e premte.

“Top Channel” ka siguruar kthimin e përgjigjes nga Bashkia Shkodër ndaj këtij ofertuesi, ku në sqarimin e mungesës së një sërë dokumentacioni, ndërmjet të tjerash thuhet: “Ankesa e paraqitur nga bashkimi i operatorëve ekonomikë “Almiro Gurakuqi”, person fizik dhe “Carpatha” Shpk, nuk qëndron dhe në këto kushte nuk merret parasysh”.

Kjo i jep fund sagës disa mujore të pronësisë së Vllaznisë, e cila i kalon sponsorit aktual, Alban Xhaferi, me bashkimin e operatorëve ekonomikë “Albaphoto” dhe “Albasport”.

Për këtë do të pritet edhe zyrtarizmi në ditët në vazhdim, nëse nuk do të ketë ndonjë akimimim brenda 7 ditësh në Komisionin e Prokurimit Publik nga grupi ankimues, që gjithsesi, edhe në ofertën e tij financiare është më poshtë, se sa shifra prej 65 milionë lekësh të reja, që ka ofruar kompania e mbetur e vetme dhe rrjedhimisht fituese e pronësisë së klubit Vllaznia.

alban xhaferi Vllaznisë
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Spanja rikthehet në Madrid si kampione e botës

21:49 / July 20, 2026

“Përgëzime Spanjës”/ Messi thyen heshtjen pas humbjes në finalen e Botërorit: Dhimbja është shumë e madhe, por jam krenar për këtë grup

20:27 / July 20, 2026

Izraeli riklasifikon krokodilët, hapet rruga për përdorimin e tyre në sistemin e sigurisë

17:38 / July 20, 2026

Spanja, kampione e Botës! Argjentina zbret nga froni

08:00 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.