Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Dueti i vitit! Bashkëpunimi i Dhurata Dorës me Maitre Gims tejkalon çdo pritshmëri

18:54 / May 29, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Dhurata Dora
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Dhurata Dora dhe artisti francez, Maitre Gims, publikuan ditën e djeshme këngën e tyre më të re, “Only you”. Ndonëse ky projekt u publikua para kohe nga fansat e dyshes, kënga u prit me po të njëjtin kuriozitet nga publiku. Madje me aq kuriorizitet, sa “Only You” ka tejkaluar çdo pritshmëri.

Në vetëm 22 orë nga publikimi kjo këngë arriti mbi 2 milionë klikime. Deri më tani ky rezulton si një nga bashkëpunimet më të suksesshme të këtij viti dhe me siguri do të jetë hiti kryesor i verës. Kënga është në shqip dhe frëngjisht dhe kjo e bën akoma më origjinale. Madje ky kombinimim mes dy zërave dhe gjuhëve të ndryshme ka rezultuar thjesht perfekt!

Nga ana tjetër fansat ishin mësuar me të tilla projekte kaq bombastike nga Dhurata dhe Maitre Gims. Kjo është hera e dytë që dy artistët bashkojnë forcat për një duet, pasi në dhjetor të 2019, ata sollën bashkëpunimin e tyre të parë me titull “Te quiero”.

Sa i përket karrierës artistike të këngëtares shqiptare, kujtojmë se ajo ka qenë një nga artistet më në zë të këtyre viteve të fundit. Herë pas here ajo ka publikuar projekte shumë të suksesshme në bashkëpunim kryesisht me këngëtarë meshkuj. Ndër këto këngë mund të përmendim “Zemër” duet me Soolking, apo projekti muzikor “Fajet” në bashkëpunim me Azet që rezultoi hit i 2020-s.

Maitre Gims
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Arbana Osmani lë “Ferma Vip”, dhe rikthehet në Top Channel?/Zbuloni detajet e reja

12:01 / August 23, 2026

Selin Bollati në “Goca & Gra”? Pas BBVIP 5, në një tjetër eksperiencë televizive?

18:21 / August 21, 2026

Princi Harry dhe Meghan rikthehen në Britani pas gjashtë vitesh

13:35 / August 20, 2026

“S’e di ende sa shumë dashuri të pret”, Agon Amiga bëhet baba për herë të tretë, zbulon emrin e vajzës

16:39 / August 19, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.