Author: tirana

Vihet në pranga një shtetas për veprën penale ” Dhunë në familje”. Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës kanë arrestuar në flagrancë shtetasin E.R., 50 vjeç, banues në Durrës , pasi dyshohet se në banesë ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, shtetases E.R., 39 vjeçe. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.

Read More

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve, ka rrëzuar kërkesën e Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim, për shpallje të pavlefshme të zgjedhjeve dhe ripërsëritje të tyre në Qarkun e Korçës. “KAS pasi analizoi provat dhe faktet e paraqitura, vendosi rrëzimin e kërkesës ankimore të paraqitur nga PD dhe LSI, ky vendim hy në fuqi menjëherë dhe botohet në fletoren zyrtare. Palët për këtë duhet të paraqesin brenda 5 ditëve ankimim në Kolegjin Zgjedhor”, tha Çefa. Gjithashtu, një vendim i tillë është marrë edhe për Qarkun e Elbasanit. “Nga faktet dhe provat e administruara, me shumicë votash u vendos, rrëzimi i…

Read More

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu në Ditën Botërore pa Duhan, ka publikuar një video me apelin e mjekëve dhe anagazhimin e qytetarëve për lënien e duhanit. Në kuadër të sloganit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë ‘angazhohu për të lënë duhanin sot’, Manastirliu u bën apel të gjithë qytetarëve të heqin dorë nga duhanpirja për një jetesë të shëndetshme. “Pandemia nxori në pah më shumë se kurrë rëndësinë që ka jetesa e shëndetshme dhe dëmet e mëdha që shkakton duhanpirja. Ndaj, nuk ka kohë më të mirë për të lënë duhanin! Angazhohu edhe ti, për jetesën e shëndetshme.…

Read More

Konferenca e Kryetarëve e drejtuar nga Gramoz Ruçi ka caktuar sot datën, kur do të votohet në Kuvend raporti për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta. Seanca do të zhvillohet ditën e mërkurë, më datë 9 qershor, në orën 10:00. Kujtojmë se pas disa javësh mbledhje provash e faktesh, Komisioni Hetimor Parlamentar i ngritur nga socialistët miratoi raportin për shkarkimin e Metës. Sipas këtij komisioni, Presidenti Ilir Meta ka shkelur Kushtetutën para dhe gjatë fushatës zgjedhore të 25 prillit. Për disa javë, Komisioni Hetmor mblodhi fakte, që sipas tij, vërtetonin shkeljet e Presidentit, dhe që ishin kryesisht deklarata të bëra nga…

Read More

Kreu i PD në detyrë, Lulzim Basha ditën e djeshme nga Dibra ka sulmuar grupimin “Për PD” ku tha se komentojnë mendjelehtësisht masakrën zgjedhore të 25 prillit. Sot, ish Presidenti Bujar Nishani gjatë një takimi me demokratët e Tropojës i është kundërpërgjigjur ashpër Bashës. Ai u shpreh se këto diskutime nuk janë personale. Sipas tij, Grupimi për PD është ngritur si një shqetësim dhe një strukturë jo për të dalë kundër PD. “Në këto diskutime nuk ka asnjë lloj arsye personale. Grupi për PD është një një strukturë jo për të dalë kundër Partisë Demokratike. Kur kemi dalë në këtë…

Read More

Aktorja dhe moderatorja e njohur shqiptare, Rudina Dembacaj është tepër aktive në rrjetet sociale dhe vazhdimisht ndan detaje nga jeta e saj private. Kur bëhet fjalë për marrëdhënien e Rudinës me Markun sytë dhe veshët e ndjekësve janë katër. Me një ‘ask question’, ndjekësit kanë nisur sërish nga pyetjet, që Rudina për hir të së vërtetës i nxjerr e i përgjigjet pa kursim. “Nga 1-10 sa je penduar që je martuar me Markun?”, ka qenë një prej tyre. “Motër kur të kem ndonjë pendesë, do kem gjetur burrin e radhës. Falë zotit nuk jam penduar asnjë moment”, i është përgjigjur…

Read More

Afati i mbylljes së pikës kufitare së Kapshticës shtyhet deri në 7 qershor. Pavarësisht se Shqipëria ka dalë nga zona e kuqe e Covid 19 dhe dita ditës ka shënuar raste në rënie të infektimeve, kjo nuk mjafton që shteti fqinj të hapë kufirin për shqiptarët. Në një njoftim të ambasadës greke është lajmëruar se dogana do të vijojë të jetë e mbyllur duke lënë në zbatim të njëjtat masa, pra lejimin e kuotës prej 400 personash. Punonjësit sezonalë mund të vijojnë kalimin drejt drejt shtetit helen. Ndërkohë, në Drejtorinë e Kufirit ende nuk ka një njoftim zyrtar në lidhje…

Read More

Në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve, këtë të hënë, po shqyrtohen ankesat e depozituara nga Partia Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim, për Qarkun e Korçës. Marash Logu, përfaqësuesi i PD në KAS, kërkoi shpalljen e pavlefshmërisë së zgjedhjeve në këtë qark, si dhe ripërsëritjen e tyre. Sipas tij, PD ka fakte të shumta që mund të arrihet në këtë vendim, ndërsa shtoi, se sipas tyre, një votë në këtë qark është blerë diku te 100-300 euro. Sakaq, edhe lëshimi i tenderave publikë, lejeve të ndërtimit dhe legalizimeve sipas Logut, ndikuan në rezultatin e zgjedhjeve. “Krahas blerjes së votave me…

Read More

Një 71-vjecar kërkoi ndihën e Policisë së Tiranës, pasi familja e tij u godit me armë gjatë mesnatës. Burime policore konfirmojnë se sulmi i armatosur me kallashnikov ndodhi në zonën e Farkës, aty ku dhe u regjistrua më pas denoncimi. Bëhet me dije, sipas burimit zyrtar , se shtetasi Shyqëri Badini u paraqit në polici pas sulmit në shtëpinë private ku jeton në Lundër. “Persona të paidentifikuar qëlluan me armë fasadën e shtëpisë”, – deklaroi shkurt Badini. Policia tregoi se nga këqyrja e jashtme u konstatuan 12 vrima tejshpuese në murin e jashtëm. Ndërkohë që njëri nga ekspertët kriminalistë, shtoi se…

Read More

Ka burra që sado që i pëlqen një grua, ulen në distancë dhe e shikojnë, por nuk lëvizin për t’iu afruar asaj dhe për t’i hyrë në bisedë. Ata mund të kenë mungesë të vetëbesimit, të ndrojtur ose të stepur. Në këtë rast, mund t’ju duhet të bëni hapin e parë dhe të ndizni dritën jeshile. Ne ju paraqesim 4 burrat e Horoskopit, të cilët edhe nëse ju duan shumë, ata nuk do të lëvizin t’ju afrohen. Ujori Ujori, nga ana tjetër, mund t’i afrohet një gruaje, por në një mënyrë të tillë që ai nuk do ta kuptojë që i pëlqen. Asnjë nga veprimet ose ndonjë nga fjalët…

Read More

Dubai jemi mësuar ta shikojmë si vendin e pushimeve përrallore ku shkojnë njerëzit e pasur dhe Vipat shqiptarë. Një vend me çmime të kripura dhe ku jeta e luksit është gjithandej. Por Dubai është kthyer edhe si “strofka” e të shumë kërkuarve nga policia shqiptare. Njerëz të fuqishëm me para të ardhura nga “bota” e krimit. Kujtojmë se ditën e djeshme Florenc Çapja, është arrestuar në Dubai. Ai shte një nga njerëzit më të kërkuar nga policia, së bashku me Ardjan Çapjan në vitin 2012 dyshohet se kanë urdhëruar vrasjen e Gentian Beqiri dhe Nezir Beqiri (babë e bir). Ai është…

Read More

Eksperienca e dytë e Zinedine Zidane në stolin e Real Madrid u mbyll para disa ditësh. Trajneri francez, ka reaguar vetë për këtë largim, duke shpjeguar të gjitha arsyet. Zidane, fillimisht ka falenderuar presidentin Florentino Perez dhe drejtuesit e tjerë për besimin që i kanë dhënë, duke nisur që nga koha që e afruan si futbollist. Ai thotë se një nga arsyet e largimit është se nuk po ndjente mbështetjen e duhur, gjë e cila, duhet me tepricë sipas tij në një klub si Real Madrid, ku gjithmonë kërkohet të qëndrohet në majë. Në fund të letrës së gjatë, Zidane…

Read More