The Economist A dini ndonjë rast të ngjashëm,të cilit i është kushtuar shumë kohë dhe përpjekje për arritjen e paqes, dhe që ka pasur shumë pak efekt? Amerika nisi ndërmjetësimin e bisedimeve midis izraelitëve dhe palestinezëve 3 dekada më parë. Por Toka e Shenjtë mbetet e kontestuar nga dy popuj që nuk mund ta bindin veten të jetojnë bashkë. Luftimet e majit, që shkaktuan vdekjen e 242 palestinezëve dhe 10 izraelitëve, nuk arritën asgjë tjetër përveçse pastrimit të terrenit për raundin tjetër të luftimeve. Procesi i paqes sipas Marrëveshjeve të Oslos të vitit 1993, synon krijimin e 2 shteteve të…
Author: tirana
Gjykata, institucioni ku pritet të vendoset drejtësi, në Elbasan është kthyer në “pasarelë” sfilatash për TikTok. Kryetarja e gjykatës së qytetit Enkeleda Kapedani bën ‘modelen’ në Tik Tok, duke e kthyer zyrën në një pasarelë modelingu. Kapedani gjen kohën të argëtohet në TikTok me video nga më të ndryshme duke ekspozuar edhe veshjet e saj. Në një prej videove shihet të sfilojë në korridorin e gjykatës deri në zyrën e saj. Por mesa duket, Kapedani ka shpalosur një pasion të hershëm të sajin. Jo të gjithë e mbajnë mend, por në vitin 2003, Enkeleda Kapedani ka konkurruar në “Miss…
Emri i tij lidhet me gurgullimën e ujit të lumit të Tiranës (Riglatës), që përplaset grykave të ngushta malore e me gurë nga kalon e ushton. Fshati Brar është një ndër fshatrat e komunës së Dajtit, i njohur për guroret e vjetra dhe sipas shënimeve, pikërisht prej andej janë nxjerrë edhe gurët që janë përdorur në Tiranë për ndërtimin e kalasë së qytetit, ose për ndërtimet e tjera të vjetra të dukshme edhe sot. Vetë fshati ndodhet midis tri majave të larta kodrinore: asaj të Papatit 493 m, asaj të Shpatës 450 m dhe Majës së Brarit, 1214 m. Ai…
Një i pastrehë, i dyshuar se kishte dhunuar një pronë private dhe kishte bërë thirrje raciste, dhunoi brutalisht një efektive policie. Ngjarja e ndodhur në San Francisko u bë menjëherë virale, veçanërisht pas publikimit të videos të dielën. Efektivja i afrohet burrit endacak për të ndaluar dhe në fillim duket sikur ai po bashkëpunonte. Por në një moment, ai kthehet, e kap dhe e shtrin përtokë policen. Endacaku refuzon ta lëshojë atë, deri në momentin që ndërhyjnë kalimtarë e policë të tjerë. Oficerja mori disa plagë të lehta dhe u kurua në spital, kurse agresori u ndalua. View this post…
Mark Kodra, autori i vrasjes së 25-vjeçarit Emiljano Ndou në Shkodër, është lënë në burg sot nga Gjykata. 47-vjeçari ka deklaruar në gjykate se “ajo punë ka ndodhur, çfarë është bëre është bërë”, ndërsa nuk ka dhënë sqarime të mëtejshme. Avokati mbrojtës i caktuar kryesisht nga gjykata Gulit Hasanaj ia la gjykatës vleftësimin si të ligjshëm ose jo të arrestimit dhe masën e sigurisë. Gjykata cilësoi si të ligjshëm arrestimin dhe vendosi “arrest me burg” për Mark Kodrën. Ndërkohë në deklarimet e dhëna në polici shtetasi Mark Kodra ka pranuar se është ai autori i vrasjes dhe ka sqaruar se…
Një ditë para hyrjes në fuqi të masave të reja për shkak të situatës nga koronavirusi, Policia e Shtetit i bën thirrje të gjithë qytetarëve që të respektojnë orën e re policore si dhe detyrimin për të vijuar mbajtjen e maskës në ambientet e mbyllura dhe në mjetet e transportit publik. Zv/drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Albert Dervishaj në një deklaratë për mediat, i bëri thirrje gjithashtu edhe bizneseve në të gjithë vendin, që të respektojnë orën 22:00, kohë në të cilën do duhet të ndalojnë muzikën në lokalet dhe restorantet e tyre. Ndërkohë që nga 1 qershori…
Epidemiologu amerikan, Anthony Fauci, ka paralajmëruar se është akoma herët që SHBA-të të shpallin fitoren ndaj COVID-19, pavarësisht faktit që numri i rasteve të reja ka rënë në nivelin më të ulët nga qershori i vitit të kaluar. “Nuk duam që para kohe ta shpallim fitoren, sepse akoma kemi punë. Por, nëse çdo herë e më shumë vaksinohen qytetarët, ata do të jenë më të sigurt”, ka thënë Fauci gjatë një interviste dhënë për të përditshmen angleze The Guardian. Në SHBA kur 50 për qind e popullatës të vaksinohen, do të mund të bëjnë piniknik dhe të frekuentojnë plazhet pa…
Preisdenti Ilir Meta i rikthehet sërish publikimit të të dhënave personale të 910 mijë qytetarëve para zgjedhjeve të 25 prillit, duke thënë se “ky skandal meriton një hetim të thellë dhe të gjithanshëm”. Përmes një mesazhi në “Facebook”, Kreu i Shtetit thekson se të dhënat personale të çdo shtetasi, që depozitohen në institucionet publike dhe administrohen në bazat e të dhënave shtetërore, janë personale, mbrohen me ligj dhe kanë për qëllim përdorimin e tyre vetëm për interesin e shtetasve dhe të shtetit. Më tej, Meta deklaron se “Skandali i patronazhistëve, që dëmtoi rëndë imazhin e Shqipërisë në botë, duke vijuar…
Truri juaj prodhon dopaminë (duke shkaktuar eufori).: Kur mendoni për të dashurin tuaj, trupi juaj prodhon një hormon që është përgjegjës për ndjenjën e lumturisë (dopaminë). Ju mund të ndjeni të njëjtën shtysë kur bëni diçka që ju pëlqen si të hani ushqim të shijshëm ose të dëgjoni muzikën tuaj të preferuar. Shkencëtarët besojnë se fakti që shpërblehemi për dashurinë me ndjenjën e lumturisë luan një rol të rëndësishëm në çiftimin tonë, kështu që njerëzimi nuk zhduket. Toleranca juaj ndaj dhimbjes mund të rritet.: Shkencëtarët kanë zbuluar se kur po shikojmë shpirtin tonë binjak, truri ynë krijon një mekanizëm që…
Një 70-vjeçar gjeti vdekjen këtë të hënë pasi u rrëzua aksidentalisht nga “Ura e Madhe” në Tepelenë. Shtetasi A. B. ra në një humnerë rreth 200 metra dhe humbi jetën në vend. Shërbimet zjarrfikëse dhe grupi i forcave RENEA nxorën trupin e pajetë të të moshuarit.
Dashi Dikush që qëndron pranë jush gjatë kësaj kohe të çuditshme do të qëndrojë pranë jush edhe në të ardhmen, prandaj largoni çdo dyshim që keni për të nesër. Në aspektin profesional, gjërat do ju shkojnë me sukses. Demi Gjithkush do të jetë dakord me çdo gjë që ju thoni nesër, madje edhe ndonjë bashkëpunëtor apo mik, i cili gjithmonë pëlqen të luajë avokatin e djallit! Mos u bëni shumë ambicioz për qëllimet tuaja. Shkoni për gjërat që mund të arrini. Binjakët Shqyrtoni sa energji po vendosni drejt atyre projekteve që kanë rëndësi për ju. Ju duhet të merreni me…
Shërbimi i Inteligjencës britanike është shprehur se pandemia Covid e kishte pikënisjen nga laboratori i kërkimeve në Wuhan të Kinës. Pas një rivlerësimi, tashmë agjentët po hetojnë një “rrjedhje” të mundshme nga Instituti i Virologjisë në Wuhan, pasi më parë edhe agjencitë amerikane deklaruan se Covid ka dalë nga ky laborator. Gjithashtu pak ditë më parë SHBA pohoi se tre studiues nga laboratori i Wuhan që bënë kërkime mbi Covid-19 u sëmurën që në nëntor të vitit 2019, vetëm disa javë para se virusi të shfaqej si një sëmundje misterioze. Atyre iu desh të shtroheshin menjëherë në spital pasi shfaqën…