Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

“Na qëlluan me armë në shtëpi”, i moshuari nga Tirana habitet: S’kemi asnjë konflikt, kam pasur problem veç për një tokë

10:44 / May 31, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
policia lezhe 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një 71-vjecar kërkoi ndihën e Policisë së Tiranës, pasi familja e tij u godit me armë gjatë mesnatës. Burime policore  konfirmojnë se sulmi i armatosur me kallashnikov ndodhi në zonën e Farkës, aty ku dhe u regjistrua më pas denoncimi.

Bëhet me dije, sipas burimit zyrtar , se shtetasi Shyqëri Badini u paraqit në polici pas sulmit në shtëpinë private ku jeton në Lundër.

“Persona të paidentifikuar qëlluan me armë fasadën e shtëpisë”, – deklaroi shkurt Badini. Policia tregoi se nga këqyrja e jashtme u konstatuan 12 vrima tejshpuese në murin e jashtëm.

Ndërkohë që njëri nga ekspertët kriminalistë, shtoi se në total u sekuestruan si prova 23 gëzhoja të kalibrit 7.62 mm, që pas veprimeve të para u përcollën për verifikime të mëtejshme në laboratorin e policisë shkencore.

“Nuk kemi asnjë të dyshuar, nuk kemi konflikt me askënd dhe asnjë mosmarrëveshje”, – deklaroi në polici 71- vjeçari. Të njëjtën pistë e mbështetën edhe anëtarët e tjerë të familjes, të cilët kanë ngritur supet duke këmbëngulur se nuk kanë asnjë ide se kush mund të jetë autori apo autorët.

Në dëshminë e dorëzuar nga i moshuari, tregohet se si në banesën private të familjes Badini gjendeshin të gjithë anëtarët, përfshi edhe minorenë.

“Ishim në shtëpi, unë gruaja, nusja e djalit dhe dy fëmijët, njëri 11 vjeç dhe tjetri 12 vjeç. Djali, ishte në punë, pasi punonte turni i tretë në një biznes privat. Ne ishim në gjumë, – thotë i moshuari, – dhe dëgjova në mesnatë ca krisma. Mendova se po ndodhte diçka diku larg, ndaj nuk dola fare nga banesa”.

Policia shkruan në procesverbalin e marrjes në pyetje, duke përshkruar se si breshëritë ishin pa shkëputje. Sipas burimit të policisë, familja e kishte mësuar sulmin në mëngjes, atëherë kur është kthyer djali i shtëpisë.

“Rreth orës 7 të mëngjesit, vjen djali dhe më pyeti çfarë janë këto? Aty pashë dhe kuptova që krismat që dëgjova kishin qenë plumba për ne”, – thekson 71-vjeçari

Burimet  tregojnë se pasi shënuan procedimin për prodhim dhe mbajtje municionesh dhe kanosje të të gjithë anëtarëve të familjes, nënvizojnë detaje nga dëshmia e kryefamiljarit.

“Ne si familje nuk kemi konflikt me asnjë person në lagje dhe me farefisin nuk kemi pasur asnjë kërcënim deri më sot. As unë dhe as familjarët e mi në dijeninë time”, – shton banori i Lundrës.

Megjithatë, ai thotë se më shumë se një vit e gjysmë më parë, ka pasur konflikt me dy nipat për pronësinë e tokës, por me kalimin e kohës debatet ishin sqaruar dhe po ashtu mos marrëveshjet kishin marrë fund.(SI)

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Dokumentacionet e pronësisë në Palasë, Kadastra paralajmëron: Nga nesër nis kontrolli derë më derë

19:16 / September 8, 2026

U propozua nga Grupi i PS-së, zgjidhet nënkryetarja e re e Kuvendit që do të zëvendësojë Klodiana Spahiun

18:19 / September 8, 2026

Blushi: Të shkrihet Parlamenti, nuk përfaqëson interesat e shqiptarëve

17:55 / September 8, 2026

Pas funeralit të Mlladiçit, Bosnja dëbon 2 diplomatë serbë! Ministri i jashtëm: Kanë 48 orë të largohen, me këtë Serbi s’ka marrëdhënie të fqinjësisë së mirë

17:20 / September 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.