Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

“Me Koçon kam punuar”, dëshmitari rrëfen momentet nga ekzekutimi i Liljana Buzos: Fëmijët thërrisnin o ma, o ma. Djali po kacafytej me të atin

14:56 / May 31, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Liljana Buzo
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ngjarjet e fundit makabre të krimeve ndaj grave, nënave, bashkëshorteve kanë tronditur mbarë opinionin publikë. I tillë ishte krimi që ndodhi në Elbasan vetëm pak metra larg gjykatës, ku Koço Buzo ekzekutoi me breshëri plumbash bashkëshorten e tij, Liljana Buzo. Krimi ndodhi në sy të djalit të çiftit, ku ai së bashku me nënën kishin dalë nga seanca gjyqësore e divorcit.

Të shtëna armësh, përleshje dhe klithma që tronditën gjithë Elbasanin. I menjëhershëm ka qenë reagimi i një ish-oficeri policie, i cili pa asnjë hezitim i është drejtuar vendit, ku po ndodhte ngjarja, dhe menjëherë ka neutralizuar kalimtarët dhe një polic, të cilit po i rrezikohej jeta. Një akt heroik i kohëve të sotme, më shumë sesa një bamirësi apo vepër modestie, është parandalimi i një tragjedie, që do të kishte përmasa të një krimi me shumë viktima.

Ai quhet Osman Jazo, baba i 3-fëmijëve, ish-oficer policie, avokat në profesion, dhe është heroi i neutralizimit të përshkallëzimit të një ngjarjeje me shumë viktima dhe të armës së autorit të krimit. Ditën e sotme ai rrëfeu detajet e krimit, në studion e emisionit me “Zemër të Hapur.

Dëshmia:

Unë aty gati 150 m kam zyrën time të avokatisë, ku punoj me një koleg timin. Unë pashë se po ndodhte një konflikt mes 3 personave dhe të shtrirë në tokë një person. Vrapova menjëherë në vendngjarje, pashë që dy çuna të rinj po përlesheshin me një burrë, kur e pashë, e njoha se kush ishte. Aty ishte një polic, i cili pashë se ishte rrëzuar në tokë, e mora dhe e largova diku më larg, kur u afrova përsëri në ngjarje, pashë që i kishte rënë arma në tokë. E mora armën, por nuk e mbusha me fishekë në gryk, pasi vetë profesioni im si ish-oficer dija mirë ta përdorja. Në pjesën e parë të ngjarjes unë nuk konstatova, ndërsa pjesa e dytë ishte përsëri e rëndë, pasi unë po shikoja që fëmijët po thërrisnin “O Ma, o Ma”. Unë kam bërë neutralizimin e armës së autorit, pasi nëse nuk do bëhej, mund të ndodhte gjithçka. Njëri nga djemtë kishte kapur automatikun e të atit dhe po kacafyten, unë menjëherë jam afruar dhe i kam hequr armën edhe Kocos, edhe djalit, madje thikën ai e hodhi disa metra më tutje.

Unë autorin e vrasjes kam vite që e njoh, kemi punuar të dy në polici, kam qenë drejtues, Koço ka qenë në rolin e policit bazë. Unë nuk e kam ditur dhe njohur si njeri problematik, kishte ardhur para një muaji për problemin me të ndjerën, por situata nuk ishte kaq e rënduar, madje ai ka punuar si roje sigurie te gjykata. Unë jam shokuar, sepse nuk ma kishte dhënë këtë përshtypje si njeri problematik. Ky veprim është më shumë sesa i rëndë, por derisa unë nuk e kam njohur familjen e tij nuk mund të jap dot mendim. Sigurisht që veprimi i tij është i paprecedent, ky është veprim jashtë çdo norme. Unë kontaktet me autorin nuk i kam pasur të shpeshta, por kontakti i fundit ka qenë para një muaji, ai dukej i shqetësuar por që nuk e dija se ishin kështu rrethanat. Ka kohë që është larguar nga detyra, ai ishte polic bazë siç e thashë, por mund të them se po të ishte kaq problematik duhet të ishin marrë masat.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“SPAK sa herë ankohen të dënuarit, i rëndojnë akuzat”, ish-ministri Manjani: Të njëjtën gjë bënë dhe me Veliajn, SHISH institucion parazit

22:19 / November 9, 2026

1000 euro për vezët e femrave, skandali i dhurimit/ Fiks Fare zbulon skemën e paligjshme të klinikave të fertilizimit në Tiranë

21:40 / November 9, 2026

Dyshimet për ndotjen e ujit në Vlorë, drejtori i Ujësjellësit: Nuk i shamngim dot rastet e kontaminimit të ujit

20:59 / November 9, 2026

Rama në Paris me ftesë të Macron, pritet në Pallatin Elize

19:21 / November 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.