Komisioni Evropian ka dhënë një lajm të mirë . KE u ka propozuar të gjitha vendeve anëtare të BE-së që gradualisht të lehtësojnë masat e udhëtimit gjatë verës. Komisioni tha se propozimi i tij është që njerëzit plotësisht të vaksinuar duhet të përjashtohen nga testimi ose karantina kur udhëtojnë nga një vend i BE-së në një tjetër.
E njëjta e drejtë do të duhet të vlejë edhe për personat të cilët dëshmojnë se e kanë kaluar infektimin.
Për të tjerët, Komisioni Evropian ka propozuar që masat të zbatohen varësisht se nga cila zonë arrijnë në BE.
Për ata të cilët arrijnë nga zonat e gjelbra nuk do të ketë asnjë masë kufizuese. Për ata që arrijnë nga zona portokalli do të kërkohet vetëm testi negativ, por jo karantina. Për ata që arrijnë nga zonat e kuqe e lehtë, do të kërkohet karantinë deri në momentin që do të ketë një test negativ.
Studiuesit: Ky është fruti që do të shpëtojë botën nga uria!
Mendojnë se janë më të mirë se të tjerët, këto janë 4 shenjat e horoskopit që nuk pushojnë së foluri për veten e vet
Zhduket në mënyrë misterioze ish-drejtori i policisë së Ulqinit! Alarmohet edhe autoritetet shqiptare, ngrihen në këmbë të gjithë strukturat. Zbardhet kush ka qenë personi që ka takuar për herë të fundit në anën e kufirit të vendit tonë
Vetëm për qytetarët që vinë nga zona “e kuqe e mbyllur”, pra ato që kanë një situatë të rëndë epidemiologjike, do të kërkohet testimi dhe karantina.
Komisioni Evropian para disa ditësh arriti një marrëveshje me Parlamentin dhe Këshillin e BE-së për certifikatat digjitale të COVID-19.
Me këto dokumente do të dëshmohet se personi është vaksinuar, ose se e ka kaluar këtë sëmundje, ose se e ka rezultatin e testit ndaj virusit COVID-19.
