Author: tirana

Hapja e ekonomisë shqiptare ndaj botës solli që në vitet e parat të tranzicionit rritje eksponenciale të këtij produkti. Jo vetëm tregtia e mallrave, e liberalizuar tërësisht dhe rritja e konsumit të plotësuar nga importet e ka kthyer këtë në një nga produktet më popullore të klientëve të bankave, por edhe hapja e lëvizjes së lirë dhe emigrimi masiv i shqiptarëve në këto tre dekada, kanë sjellë nevojën e shkëmbimeve apo të transfertave midis qytetareve në vend dhe atyre jashtë tij. Transferta dalëse Për sa u përket pagesave për tregtinë, ku principali i shumës së transferuar është më i lartë,…

Read More

Pas mesnate është tronditur Lushnja nga një shpërthim me lëndë plasëse. Policia bën me dije se rreth orës 02:35, në lagjen “Gafurr Muço”, në katin e parë të një pallati parafabrikatë, ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse në afërsi të derës së jashtme të banesës së shtetasit Besnik Çoku. Për pasojë është dëmtuar dera e kësaj banese dhe e banesës përballë saj. Sipas policisë, sasia e lëndës plasëse ka shpërthyer në afërsi të derës së jashtme të banesës së shtetasit B. Ç. Si pasojë e këtij shpërthimi është dëmtuar dera e kësaj banese dhe e banesës përballë saj.…

Read More

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Durrës, ku një 38 vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi ka ndërhyrë në jetën e një çifti bashkëshortësh. Policia bën me dije se shtetasi A.S., 38 vjeç, banues në Durrës, pasi ka kanosur, përndjekur dhe ndërhyrë në jetën private shtetasin A.C., 40 vjeç, banues në Durrës dhe bashkëshorten e tij “Është arrestuar në flagrancë shtetasi A.S., 38 vjeç, banues në Durrës, pasi ka kanosur, përndjekur dhe ndërhyrë në jetën private shtetasin A.C., 40 vjeç, banues në Durrës dhe bashkëshorten e tij”, thuhet në njoftimin e policisë.

Read More

Satelitët e manjatit të biznesit, Elon Musk, që kanë “shëtitur” qiejt e Europës, kanë kaluar edhe në Fier. Spektakli i satelitëve është parë nga shumë banorë të qarkut të Fierit. Vëzhguesit e qiellit në të gjithë Evropën raportuan më herët se netët e fundit kanë parë rrjetin e satelitëve Starlink të Elon Musk që ka dhuruar një spektakël të vërtetë në disa vende europiane, ashtu si edhe hapësirës së territorit shqiptar. Starlink është emri informal për projektin Space X të Musk i cili ka për qëllim të krijojë një konstelacion satelitësh në pjesën e ulët të orbitës për të përmirësuar…

Read More

Një shqiptar u arrestua në Angli pasi ishte futur disa herë në testimet e teorisë për marrjen e patentës në emër të personave të tjerë. Pamjet e Izmir Senaj, 28 vjeç, u bënë virale në median angleze. Senaj e lidhte kokën me fasho dhe futej në testime për të tjerët. Ai u kap nga anëtari i stafit të një qendre testimi, i cili e njohu dhe thirri policinë. Shqiptari është arrestuar me dy vite dhe katër muaj burg për katër akuza për mashtrim. Për ironi, shqiptari ishte arrestuar edhe në të shkuarën për të njëjtin krim. Por ai i ishte…

Read More

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim ka uruar sopranon Ermonela Jaho, e cila u pranua si anëtare e jashtme e Akademisë së Shkencave. Në një status në Tëitter, Kim e falenderon Jahon që ka përdorur talentin e saj për të ndriçuar botën. “Urime @ErmonelaJaho! Faleminderit që keni përdorur talentin tuaj që ndirçon botën. Fansat tuaj amerikanë janë po aq krenarë për ju sa ata shqiptarë!”- shkruan Kim.

Read More

Gazetari Fatos Mahmutaj, i cili mbeti i plagosur në ngjarjen e 21 janarit, ka dhënë të tjera detaje pas rihapjes së çështjes. Mahmutaj, i cili jeton prej 10 vitesh në Belgjikë, thotë se pas ngjarjes, prokurorët të cilët u morën me hetimet për ngjarjen i morën vetëm një deklaratë të shkurtër nga Spitali “Nën Tereza” ku ai po kurohej pasi u plagos në dorë dhe se me ta ra dakord që pas disa ditësh do të thirrje për të dhënë më shumë detaje. Megjithatë ai thekson se nuk u thirr kurrë më për të dëshmuar. “Jam pyetur në Spitalin Nënë…

Read More

Numri i të vaksinuarve në Shqipëria ka shkuar në rreth 766 mijë. Shifra është zbuluar nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila shkruan se objektivi për 1 milion vaksinime brenda qershorit është i mundur. “765 643 vaksinime të kryera që prej fillimit të fushatës #ShqipëriaBuzëqesh #Vijojmë pa u ndalur drejt objektivit 1 milion vaksinime brenda qershorit “, shkruan Manastirliu, e cila ka publikuar edhe disa foto nga vaksinimi i operatorëve turistikë në Vlorë.

Read More

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka thënë se deri në fund të vitit pritet që në Kosovë të arrijnë mbi 1 milionë vaksina Pfizer. Kështu u shpreh ministri Vitia, pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës, ku u konfirmua përfundimi i negociatave me Pfizer. “Kemi nënshkruar shumë terme të konfidencialitetit, nuk mund të japim shumë informacione por në lidhje me këtë, mund të ju konfirmoj se deri në fund të vitit pritet të vijnë 1 milion e 200 mijë vaksina kundër COVID-19”, tha Vitia. Gjatë mbledhjes së sotme të Qeverisë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se janë blerë vaksina…

Read More

Ish-missi shqiptar, Denisa Kulemani, është shprehur mjaft e acaruar që të gjithë e shohin për pamjen e jashtme. Ako madje ka bërë një deklaratë të fortë , duke u shprehur se shpesh pronarët i kanë thënë “ma jep që të ta jap vendin e punës”. “Më vjen për të qarë dhe qaj çdo ditë kur e kuptoj që kam trysni. Se thonë ‘hajde ma jep që të ta jap’, e kupton?”, u shpreh ajo. Ditën e sotme në “Ftesë në 5” u diskutua deklarata e aktorit të njohur italian Michele Morrone ndaj shoëgirl-it Belen Rodriguez. I pyetur nga fansat nëse…

Read More

OSHEE me anë të një lajmërimi, shprehet se do të bëhen punime në disa kabina të Tiranës. Në njoftim, OSHEE thekson se nesër energjia do të ndalet në disa zona të kryeqytetit me orar të reduktuar. Njoftim për abonentët Tiranë: Stakim, 29 maj Për shkak të investimit për rikonstruksionin e kabinave, nesër do të punohet në një nga kabinat e NST Farkë gjatë intervalit kohor 09:00-16:00 do të stakohet energjia në këto zona në Tiranë: Pjesërisht Sauk i Ri dhe të gjithë bizneset në segmentin e rrugës së Elbasanit, nga Shkolla e Policise deri te zona e quajtur ( Karburanti…

Read More