Author: tirana

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Vorë, ku një 25-vjeçare ka humbur kontrollin dhe është përmbysur në rrugë. Nga njoftime paraprake të policisë thuhet se ka vetëm dëme materiale dhe se drejtuesja e automjetit ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Njoftimi i plotë i policisë: Tiranë/Informacion paraprak Rreth orës 21:30, në Vorë, një automjet me drejtuese shtetasen F. H., 25 vjeçe, ka humbur kontrollin dhe është përmbysur në rrugë, ku si pasojë ka vetëm demë materiale dhe nuk ka probleme për drejtuesen e mjetit. Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e…

Read More

Puntatën e sotme në Përputhen ka ndodhur një moment i veçantë, ku të gjithë konkurrentët janë prekur duke derdhur lot. Surpriza për Mevlanin nga mamaja e tij i ka bërë të gjithë që të përloten. Përmes një videoje mamaja e tij tha se djali është larguar nga vendi për të punuar jashtë qëkur ishte i vogël. “Mevlani është djali im i parë, pas lindjes së tij më vdes babai im. Ishte i vogël për të marrë rrugët e kurbetit por gjendja e bëri. Kam bërë dy operacione dhe kur sëmurem ai është kujdesur gjithmonë për mua. E ka thënë gjithmonë…

Read More

Mbrëmjen e sotme një kambist u grabit në Sarandë. 70-vjeçarit Ibrahim Didani i zunë pritë në hyrje të pallatit duke e goditur në momentin që hyri në ashensor, ndërsa i morën 500 mijë lekë të reja. Didani u shpreh për ABC jashtë kamerës se në ashensor po e priste njëri nga autorët, ndërsa dy të tjerë ishin jashtë që sinjalizonin agresorin për lëvizjet. “Në ashensor po më priste një. Kurse thonë që ishin edhe dy veta jashtë, një vajzë dhe një djalë” tha kambisti për ABC. Ai pësoi disa fraktura nga goditjet, ndërsa pasi mori ndihmën mjekësore doli nga spitali. Në vendin…

Read More

Ish-presidenti Bujar Nishani i cili aktualisht është kryetar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike deklaroi në “Bardh a Zi” se nuk do të kandidojë për kryetar të Partisë Demokratike. Ai u shpreh se Basha e ka mbaruar ciklin e liderit dhe nuk mund të bëhet më një i tillë, ndërsa shtoi se tashmë vendi rrezikon të mbetet me një opozitë formale që nuk do të bëhet dot alternativë qeverisëse. Ndalur tek raporti me ish-kryeministrin Sali Berisha dhe lidhja me qëndrimet e tij, Nishani u shpreh se nuk ka pasur asnjë kontakt me të as para dhe as pas zgjedhjeve të…

Read More

Për gazetarin Sokol Balla sot është një ditë e veçantë, pasi feston 48-vjetorin e lindjes. Në këtë ditë, ai ka prezantuar për herë të parë vajzën e vogël, e cila erdhi në jetë pak kohë më parë. Në një postim në Facebook, gazetari Balla tregon se vogëlushja quhet Sayuri, emri i dytë i së voglës që në japonisht përkthehet: Lule e vogël. Më tej ai shprehet se kjo është ditëlindja e tij e parë, ku i mungon urimi i të atit. “Emrin e dytë e ka Sayuri: Lule e Vogël, ne Japonisht. Ne kujtim të tim eti. Sot ne ditëlindje,…

Read More

Analisti Mustafa Nano ka komentuar nismën e shkarkimit të Presidentit Ilir Meta. Sipas Nanos, edhe pse shumica e shqiptarëve mund të dojë shkarkimin, ai nuk mund të largohet pasi sipas Kushtetutës Presidenti mund të shkarkohet për shkelje të rëndë të Kushtetutës dhe kryerjen e një krimi të rëndë. “Socialistët kanë nisur procedurat për shkarkimin e Presidentit të Republikës. Është hera e dytë që e bëjnë një tentativë të tillë. Herën e parë ata u tërhoqën, por kësaj here duket se nuk ka gjasa të tërhiqen dhe do të çojnë deri në fund këtë përpjekie që nuk duket dhe aq e…

Read More

Elsa, nënë e dy fëmijëve ka nëntë vite e varur nga kokaina dhe heroina. Së fundi ka nisur rehabilitimin, por gjendja e saj duket të jetë e vështirë. “Unë u flisja të tjerëve më përpara, mos e pini, mos e bëni dhe qëllon një moment ankthi, stresi dhe depresioni dhe më tha një shoqe pije një vizë. Unë i thashë jo nuk dua, ajo më tha pije se nuk të bën gjë, kokainë. Më mbushi mendjen dhe u piva. Do ti, që kur e piva pastaj më pëlqeu dhe që nga ajo ditë nuk iu ndava dot më” – thotë…

Read More

Mbrëmjen e sotme, dy persona kanë rënë në prangat e policisë në Shkodër, pasi në automjetin e tyre të tipit “Land Rover” janë gjetur mijëra fara të bimëve narkotike të paketuara në kuti që kapnin një vlerë të konsiderueshme monetare. Dyshohet se farat e kanabisit do të transportoheshin drejt zonave të thella të Dukagjinit, ndërsa burime bëjnë me dije se të arrestuarit janë nga Shkodra. Arrestimi i tyre është bërë në afërsi të zonës së spitalit, aks i cili të çon drejt Dukagjinit.

Read More

Nga Yasin Aktay Departamenti i Mbrojtjes i SHBA së fundmi informoi Turqinë se ishte përjashtuar nga programi i prodhimit të aeroplanëve të padukshëm F-35. Ky vendim është rezultati i pritur i një mosmarrëveshjeje afatgjatë midis dy vendeve, e cila pasoi pasi Ankaraja bleu sistemin rus S-400 të mbrojtjes ajrore. Në fakt, megjithëse Turqia është anëtare e Aleancës së Atlantikut të Veriut, ajo nuk ka zotëruar ndonjë sistem të mbrojtjes ajrore për një kohë të gjatë. Kohë pas kohe, ajo u përpoq të blinte sistemin e mbrojtjes Patriot nga Shtetet e Bashkuara, në mënyrë që të mbrohej nga kërcënimet nga mjedisi.…

Read More

Për analistin Blendi Kajsiu, problemi më i madh i Lulzim Bashës është sesi do të bindë militantët për të qëndruar edhe katër vite në opozitë. Sipas tij për këtë çështje do t’i vijë në ndihmë ish lideri i partisë, Sali Berisha. Analisti Blendi Kajsiu ka komentuar zhvillimet e fundit politie. Ai u shpreh se mbështetja e kryedemokratit Lulzim Basha në vijim do të vijë nga ish-lideri historik i Partisë Demokratike, Sali Berisha. Sipas tij, Berisha e do ende partinë në duart e Bashës. “Parashikimi i të ardhmes është shumë e vështirë në politikë. Mund të analizosh të tashmen. Ende nuk…

Read More

Një kambist në qytetin e Sarandës është grabitur mbrëmjen e sotme. Ngjarja ka ndodhur në Lagjen nr. 4 Kodër të qytetit bregdetar. Sipas informacioneve të para, dy persona të maskuar i zunë pritë kambistit në hyrjen e pallatit dhe sapo ka tentuar të hyjë në ashensor, e goditën duke i rrëmbyer një shumë parash prej 500 mijë lekë të reja. Policia ndodhet në vendngjarje për të mbledhur provat, duke bërë edhe sekuestrimin e pamjeve të kamerave të sigurisë në zonën përreth.

Read More