Author: tirana

Një zënkë mes dy personave ka degraduar, deri në thyerjen e xhamit të një dyqani. Në videon e publikuar, shihet një vajzë dhe një djalë duke debatuar. Vajza, në nerva e sipër, godet vazhdimisht me kokë xhamin e një dyqani që kishte pranë, por në tentativën e tretë, ajo është thyer. Personi që po debatonte me të largohet sikur asgjë të mos kishte ndodhur, ndërsa vajza, pasi ngrihet në këmbë, largohet nga vendngjarja. Për më shumë ju ftojmë të ndiqni videon e mëposhtme:

Read More

Me një këndvështrim nga ‘Instagrami’ jeta e Lori Hoxhës duket thuajse perfekte. Megjithatë jo gjithmonë gjërat janë si në foto dhe këtë e ka treguar vetë trashëgimtarja e ‘Top Channel’ me shprehjen që ka lënë në llogarinë e saj. Përpos kësaj Lori ka zgjedhur të ndajë një tjetër shprehje me të cilën ka nënkuptuar se jeta e saj nuk ka qenë ashtu si e mendojnë të tjerët. “Nuk u rrita duke pasur modele, u rrita duke pasur njerëz të cilëve nuk doja t’i ngjaja dhe duke parë situata tek të cilat nuk do doja kurrë të isha pjesë. Jo të…

Read More

Një episod i paprecedent ka ndodhur në sfidën mes Kastriotit dhe Tiranës e vlefshme për javën e 35-të të Superiores. Në minutën  e 77-të, skuadra e Tiranës shënoi golin e avantazhit, por miqtë nuk ishin dakort, pasi fillimisht pretenduan për faull në atë kontakt mes lojtarit të Tiranës dhe atij të Kastriotit. Presidenti i klubit Alban Vogli së bashku me stafin krutan hynë në fushën e lojës duke i kërkuar lojtarëve të largohen nga fusha, por një protest e tillë nuk zgjati shumë pasi futbollistët u rikthyen edhe një herë në fushë duke krijuar një situatë surreale. Kujtojmë që Kastrioti…

Read More

Kandidatja e Partisë Demokratike në Qarkun e Tiranës, Grida Duma, e cila doli fituese në zgjedhjet e 25 prillit, foli sot në emisionin “Kjo javë” të gazetares Nisida Tufa, në Neës24, për procesin zgjedhor dhe bilancin e deritanishëm. Duma u shpreh se PD pa asnjë pushtet, përkundrejt mazhorancës, që i kishte të gjitha pushtetet, dhe që sipas saj, përdori në mënyrë skandaloze të dhënat e njerëzve, arriti të ndahej me një diferencë të ngushtë nga PS. “Bilanci i deritanishëm nuk matet me shifrat statistikore, që i takojnë PD dhe opozitës në tërësi. Fakti që edhe me shifrat e sotme, përtej…

Read More

Bebe Rexha na ka bërë të gjithëve krenarë me arritjet e saj dhe sidomos me faktin se i ka treguar të gjithë botës se nga vjen. Për shkak të angazhimeve dhe largësisë ajo nuk e viziton shpesh Shqipërinë, por duket se ka marrë një pjesë të saj me vete. Këngëtarja nuk i harron kurrë traditat e vendlindjes së saj, që vazhdojnë të zbatohen njësoj në shtëpi. Nëse dikush vjen mysafir në shtëpinë e Bebes, cilido qoftë ai, këngëtarja duhet të marrë tabakanë dhe ta qerasi. Për “Los Angeles Times”, ajo ka treguar hap pas hapi si i qeras mysafirët. “Kur…

Read More

Parlamenti ka miratuar ndryshimet e bëra në Kodin Rrugor. Me kodin e ri rrugor ashpërsohen masat për drejtuesit e mjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor kryesisht për drejtimin e automjetit pas përdorimit të alkolit, për përdorimin e celularit ose në rast se drejtuesit e mjeteve kanë kryer shkelje të përsëritura. Midis ndryshimeve në ligj është edhe kolaudimi i automjeteve.Mjetet e reja në 3 vitet e para nuk do të kryejnë kolaudimin, mjetet e përdorura do ta kryejnë atë çdo 2 vjet nga çdo vit që ishte aktualisht, ndërsa taksitë, ambulancat dhe autobusët do të bëjnë kolaudimin një herë në…

Read More

“Nuk e di, nuk mban mend. Nuk kam qenë unë. Unë isha në shtëpi. Gruaja ka qenë në Tiranë. Kam 6 muaj që nuk flas. E mora vesh nga shokët në polici që e kam vrarë, por unë nuk e mbaj mend që e kam vrarë” është shprehur ai. Ish-punonjësi i Policisë së Shtetit, njihej si person i dhunshëm dhe përdorues alkooli. Krimi i kryer prej tij ka qenë i mirëmenduar. Koço Buzo dhe Liljana Buzo kishin 30 vite të martuar bashkë, jetesë që ishte shoqëruar nga problemet, dhunë dhe xhelozi. Mësohet se avokati i autorit, Bajram Kllogjeri, e ka…

Read More

Çifti jetonte në një varfëri të skajshme. E vetmja që nxitej për të fituar të ardhura, ishte nusja e shtëpisë që sipas pretendimeve të saj, detyrohej për të dalë në rrugë dhe për të lypur. Deri ditën kur kupa u mbush dhe gruaja e re, nënë e tre fëmijëve vendosi që t’i thoshte stop gjithçkaje, të mbyllte derën e banesës dhe të dilte prej andej me fëmijën në gji drejt një adrese të panjohur. Për të gjetur adresën e 32 vjeçares F.R  që u largua me vajzën dy muajshe dhe djalin tjetër, ndërsa më të madhin, por edhe ai mitur…

Read More

Pragu i blerjeve online pa TVSH nuk do të ndryshojë edhe për 2021, pavarësisht kërkesës së Postës Shqiptare për ta rritur atë, duke vijuar të penalizojë konsumatorët që duhet të paguajnë taksa për çdo blerje që e kalon kufirin 22 euro. Nga 2019 kufiri i lejuar për blerjet online pa TVSH është 22 euro. Çdo person që bën një blerje online me vlerë më shumë më të lartë se ky kufi paguan 20% tatim mbi vlerën e shtuar, si dhe një tarifë doganore në varësi të origjinës së mallit. Para ndryshimeve të miratuara nga TVSH-ja dhe taksa doganore përjashtoheshin blerjet…

Read More

Certifikimi i punonjësve të shëndetësisë në procesin e edukimit në vazhdim nuk do të zhvillohet më me cikle kohore 4-vjeçare, sikundër ka ndodhur në dy programet e realizuara deri më tani. Sigurimi i krediteve të përcaktuara për secilin profesionist do të jetë mbi bazën e cikleve individuale. Në vendimin e fundit të miratuar nga Këshilli i Ministrave për përcaktimin e kritereve, standardeve dhe procedurave të certifikimit për profesionistët e shëndetësisë, saktësohet se këta të fundit: “Duhet të përmbushin kushtet e certifikimit të dijeve të tyre në cikël individual që përputhet me afatin kohor të licencimit, brenda të cilit çdo profesionist…

Read More

Javët e ardhshme do të jenë të suksesshme për Dashin. Pas një fillimi të vështirë të muajit, ku duhet të përballeni me shumë konflikte, do të gjeni më në fund paqen dhe do të jeni në gjendje të ekuilibroni mirëqenien tuaj fizike me atë emocionale. Në punë, gjërat do të fillojnë të ndryshojnë për mirë, ndjeshmëria dhe respekti do të zënë vend në marrëdhëniet romantike dhe do të gjeni shumë mbështetje tek miqtë. Të gjitha fushat e jetës suaj më në fund do të jenë ekuilibruar dhe kjo do të hapë derën për shumë qëllime që duhet të arrihen. Fundi…

Read More