Author: tirana

Policia e Tiranës ka arrestuar Presidentin dhe Drejtorin Teknik të skuadrës së Kastriotit, për hyrjen në fushën e stadiumit dhe ndërprerjen e ndeshjes me dhunë. Në sfidën e javës së 32 mes Tiranës dhe Kastriotit e zhvilluar në “Selman Stërmasi”, presidenti Alban Vogli dhe drejtori teknik Gazmend Vogli kanë kundërshtuar vendimin e punonjësve të policisë teksa mbi ta rëndojnë dy akuza. “Kundërshtim i punonjësit të policisë dhe rendit publik dhe Veprime të dhunshme në aktivitete sportive”. Dyshja nuk ishte dakord në momentin që Tirana shënoi golin e fitores, pasi sipas tyre duhej ndalur loja për Fair – Play. Më pas…

Read More

Armando Sadiku më në fund ka arritur që të thyejë mallkimin para portës kundërshtare me fanellën e Bolivar. Në ndeshjen e tij të 11 zyrtare me këtë klub, ai ka tundur sot rrjetën në një sfidë të kampionatit bolivian. Sadiku ishte kritikuar për paraqitjet e deritanishme, ku kishte shpërdoruar raste të mira e përveç të tjerave kishte humbur edhe penallti në sfida të rëndësishme për ekipin e tij, edhe në Kupën Libertadores apo Sudamerikana. Por sot, në sfidën kundër San Hose në kampionat, në minutën e 22-të ai la shenjën e tij në duel. Pasi shmangu pozicionin jashtë loje, Sadiku…

Read More

Detaje të reja kanë dalë nga tragjedia e familjes Haliti nga Gjilani, ku tre anëtarë të kësaj familje, Elfetja, Afrimi dhe Ferzinaze humbën jetën si pasojë e konsumimit të kërpudhave të helmuara. Bëhet me dije se familja Haliti, disa kohë më parë kishin blerë një shtëpi në Gjirin e Lalëzit dhe se aty vinin nga Kosova për të kaluar pushime. Mësohet se familja Haliti kishte dalë dhe kishte mbledhur kërpudha, dhe më pas kishin pyetur fqinjët se si duhet t’i gatuanin kërpudhat e egra. Disa orë më pas famlijarët kanë filluar të ndihen keq. Burime për media bëjnë me dijes…

Read More

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, ka kujtuar sot me një mesazh 9 Majin, Ditën e Europës. Me anë të mesazhit Ruçi shkruan se nuk është e largët dita kur e Europës politike dhe Europës kulturore do të jenë një dhe do të afrohen me kufijtë natyrorë të saj. “9 Maji i sivjetëm është e dyta Ditë e Europës pasi Shqipëria ka merituar vendimin e Këshillit Europian për çeljen e negociatave. Dita e Europës pason ditën e fitores mbi fashizmin, dhe çlirimin e Europës. Prandaj Dita e Europës është Dita e Lirisë dhe Europa vetë është shtëpia e Lirisë. Europa si…

Read More

Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në Lezhë, ku një person është gjetur i pajetë në vendin e quajtur ” Tregu i Milotit” . Policia njofton se është gjetur pa jetë një burrë, identiteti i të cilit nuk dihet ende. Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e shtetasit dhe përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës, ku paraprakisht dyshohet vdekje natyrale .

Read More

Më shumë se një e katërta e martesave përfunduan në divorc në vitin 2019 (26.1 divorce për 100 martesa nga 21 vitin e mëparshëm), duke shënuar një nivel rekord dhe rritje të ndjeshme në raport me 1990-n, kur ky tregues ishte vetëm 9.2 divorce. Ndonëse në rritje në raport me vitet e mëparshme, divorcet ende mbeten të ulëta në raport me vendet e zhvilluara të Europës Perëndimore. Sipas INSTAT dhe Eurostat, vendi ynë renditet ndër 10 vendet që kanë nivelin më të ulët të divorceve, në raport me martesat. Por, në rajon, Serbia dhe Shqipëria mbajnë rekord për ndarjet e…

Read More

Një 56-vjeçar është gjetur i mbytur mëngjesin e sotëm në Porto Romano, në orën 07:35. Me një njoftim për mediat, Policia bën me dije se 56-vjeçari me inicialet B.B u gjet i pajetë nga peshkatarët, ndërsa nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Read More

Mbetjet e raketës së madhe kineze kanë rënë përsëri në Tokë, duke u zhytur në oqeanin Indian pranë ishujve Maldiveve, sipas mediave shtetërore kineze, duke i dhënë fund ditëve të spekulimeve se ku do të godasin mbeturinat. Shumica e mbeturinave u dogjën në atmosferë, ndërsa pjesë të bërthamës 30 metra të raketës së Long March 5B ri-hynë në atmosferë në orën 10.24 të mëngjesit me kohën e Pekinit (2.24am GMT) dhe u ul në një vend me koordinatat me gjatësi 72.47 gradë në lindje dhe gjerësi 2.65 gradë në veri. Ndërkohë, rezulton se raketa ka kaluar edhe mbi vendin tonë…

Read More

Vijon në gjithë botën makthi i rrëzimit të mbeturinave të raketës kineze, që janë në një rënie të lirë. Mbeturinat e raketës që peshon plot 18 tonë pritet të rrëzohen në tokë mbrëmjen e sotme, ose mëngjesin e të dielës. Ushtria amerikane, e cila po ndjek hap pas hapi segmentin e raketës, tha më herët se mbeturinat do të bien në Turkmenistan, në Azinë Qendrore, rreth orës 19:00 në kohën Lindore të shtunën (4:30 paradite të dielën). Ndërkohë, teksa e gjithë bota është me sytë nga qielli, më poshtë po ju sjellim videon, që tregon “Live” lëvizjet e raketës kineze.…

Read More

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka publikuar shifrat ditore të të vaksinuarve në vend. Me anë të një postimi në Twitter, ajo shkruan se sot janë kryer 11, 073 vaksinime. Ndërsa nga fillimi i fushatës “Shqipëria buzëqesh” janë vaksinuar në total, 596, 766 qytetarë. Sipas ministres, fushata e vaksinimit “Shqipëria buzëqesh” po ecën me hapa të shpejta dhe të sigurta. Postimi Deri më tani në vendin tonë janë vaksinuar mbi 500 mijë qytetarë. Aktualisht ka nisur shpërndarja e dozave tek moshat mbi 60 vjeç. Në vendin tonë janë imunizuar bluzat e bardha, janë vaksinuar gazetarë, efektivë policie,…

Read More