Lëvizja Socialiste për Integrim, këtë të dielë ka ankimuar rezultatin e zgjedhjeve në qarkun e Beratit. Drejtuar me një kërkesë Komisionit të Ankimimeve dhe Saksioneve në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, LSI ka kërkuar shpalljen të pavlefshme të zgjedhjeve në disa QV dhe përsëritjen e zgjedhjeve për të gjithë qarkun e Beratit. Në këtë qark Lëvizja Socialiste për Integrim nuk ka arritur që të sigurojë asnjë mandat ndërsa partia Socialiste ka marrë 5 mandate. Sipas LSI diferenca e votave mes kandidatit të saj dhe të PS ka qenë shumë e vogël, ndaj në bazë të fakteve dhe provave që zotërojnë theksojnë…
Author: tirana
Partia Demokratike ka denoncuar sot një tjetër rast të asaj që e konsideron si blerje e votave në zgjedhjet e 25 prillit, në njësinë nr.4 në kryeqytet. përmes parave, shantazhit apo dhe kërcënimit të votuesve. Në një dalje për mediat, Enkelejd Alibeaj, ka bërë publike kallëzimet në SPAK dhe theksoi se ky institucion nuk hetoi por lejoi deformimin e votës nga grupimi kriminal. “Prej më shumë se një muaji, Partia Demokratike ka dorëzuar në SPAK kallëzimin penal për veprën penale të “Korrupsionit aktiv në zgjedhje”, “Korrupsionit pasiv në zgjedhje”, “Kanosjes apo dhunimit ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje” dhe “Marrjes ose përdorimit…
Nga Arben Ristani Autokracia si sistem politik ne te cilin nje individ i vetem ka ne dore pushtetin, tashme mund te themi, se po jep shenja te instalimit ne Shqiperi. Ka 8 vite, qe si kryeminister, z Rama drejton ne menyre autokratike Shqiperine Nderkohe ai ka mbi 15 vjet qe drejton partine socialiste gjithashtu ne menyre autokratike, duke shmangur madje edhe zgjedhjet formale brenda partise se tij. Autokracia justifikimin dhe legjetimimin e gjen tek vetvetja dhe z.Rama, ka vite qe ben edhe shiun, edhe diellin mbi kete vend. Ai drejton qeverine dhe parlamentin, ai qeveris pa kontroll gjyqsor, ai vendos…
Prindërit e një foshnje vetëm 18 muajsh anë denoncuar në polici pronaren e çerdhes, pasi dyshojnë se është fajtore për incidentin e ndodhur në institucion ku si pasojë fëmija e tyre ka thyer këmbën. Sipas policisë ngjarja ka ndodhur në një çerdhe të Tiranës, ku shtetasjaV. H., 46 vjeçe, pronarja e një Çerdheje, është kallëzuar penalisht nga prindi i një foshnje vetëm 18 muajsh pasi dyshohet se i është thyer kocka e këmbës. Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e ngjarjes. “Më datë 08.05.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për shtetasen V. H.,…
Në Borje të Kukësit u festua dita e Shën Gjergjit, festë kjo që kremton fundin e dimrit dhe ardhjen e pranverës. Në aktivitetet e zhvilluara me rastin e kësaj feste ishte e pranishme edhe Gerta Duraku, deputetja e sapozgjedhur e PS-së në qarkun e Kukësit, si dhe banorë të zonës. E kthyer në një festë tradicionale, në këtë ditë të rinjtë e këtij fshati zhvilluan gara me kuaj, ndeshje sportive, si dhe kërcyen vallet tradicionale të zonës. Kjo festë aq e dashur për vendasit, përveç karakterit ritual, përtërirjes së natyrës, ka fituar edhe karakterin e festës së të rinjve, duke…
Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Donika Kadaj, Bujupi së bashku me grupin “Kosovo Mountain Club” që eksplorojnë malet e vendit janë sulmuar nga serbët në veri. Këtë lajm e ka konfirmuar edhe vet ish deputetja, e cila është shprehur “se po janë qëlluar me armë”. “Po është e vërtetë ka pasur të shtënë me armë zjarri, për fat të mirë jemi të gjithë mirë. Jemi detyru me u kthy ”, ka thënë Kadaj-Bujupi për Insajderin. Grupi “Kosovo Mountain Club”, sot ishte duke ecur në vendin e quajtur Shijak i Bubes që është në veri të Kosovës, ku edhe janë sulmuar…
Sekretarja britanike e Punëve të Brendshme, Priti Patel ka fituar në rrugë ligjore luftën e saj ndaj një bosi të krimit të organizuar, i cilit siç shkruajnë mediat, është shqiptar. Daily Mail shkruan se Patel i ka hequr të drejtën gangsterit shqiptar që të jetojë në Britani pasi ka bindur gjykatën se ky person është një rrezik serioz për sigurinë e qytetarëve britanikë. Mediat i referohen shqiptarit si “B9” dhe nuk e kanë publikuar identitetin e tij. Një raport i Komisionit të Apelimit të Emigracionit ka zbuluar rolin e “B9” në rrjetin kriminal që ka shpërndarë drogë të klasit A…
“Kemi shkuar keni ndejtur atje të gjithë. Ai është shteti jonë. Babi është me dokumente shtetas i Shqipërisë. Ngjarja ka rrjedhur. Janë infektuar prej disa ushqimeve që i kanë ngrënë. Shqetësuese për ne është neglizhenca dhe mostrajtimi i duhur në shërbimin spitalor të Manzës. Tre pacientë me shkuar me të njëjtat simptoma dhe me u kthyer në shtëpi me barna nuk është normale. Pa analiza, më duket që është diçka jo e duhur për çdo mjek që i thotë vetes mjek. Ka thënë që kanë qenë në spital, kanë kaluar vetëm me një serum dhe i kanë liruar kanë ardhur…
Botuesi i shtëpisë botuese “Onufri”, Bujar Hudhri i ka kthyer përgjigje shkrimtares Flutura Açka, njëherazi deputete e sapozgjedhur e Partisë Demokratike, në lidhje me “retushimin” nga fotografia ku shpaloset historiku i marrëdhënies me Ismail Kadarenë. Në një postim në rrjetet sociale, Hudhri shkruan se në fakt është shkrimtarja ajo që e zhduk historinë e saj tek Onufri, apo faktin se ka punuar me të. Teksa e quan mosmirënjohëse, me nota ironie, Hudhri i kërkon të jetë e sinqertë meqënëse tashmë është zgjedhur edhe deputete. Por përgjigjia nuk ka munguar as nga Açka. Në një koment poshtë statusit të Hudhrit, ajo i drejtohet…
Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në Instagram ka bërë publike dhe dhuratën e ardhur nga klubi i tij i zemrës, Juventusi. Pa specifikuar se nga kush, Rama zbulon se ekipi i bardhezi i ka dhuruar një bluzë me numrin 3, për t’i uruar fitoren e mandatit të tretë. Në postimin e tij Rama, thumbon tifozët e Interit, por duket se më shumë e ka me kundërshtarët politikë, ku i kërkon se si kampion që janë të marrin shembull nga vetë ai dhe të kenë respekt për të mundurin. Postimi në Instagram: Ja edhe urimi nga Juvja për Mandatin e Tretë…
Askush nuk do të donte të kishte një hipokrit/hipokrite në jetën e tij, megjithatë ata janë aty poshtë hundës sonë. I ndeshim kudo në rrugë, në punë, por edhe në ambientin familjar e shoqëri. Për fat të keq nuk e kemi të zhvilluar nuhatjen për të dalluar hipokritët, por yjet mund të na vijnë në ndihmë. Dikujt mund t’i pëlqejë e dikujt tjetër jo, por sipas astrologëve kjo është shenjat më hipokrite e horoskopit. Shpeshherë e imagjinojmë Ujorin si një shenjë e cila zgjedh izolimin social, si një mënyrë për të mbrojtur privatësinë e tij, por ja që pas kësaj…
Sot është Dita Ndërkombëtare e Nënës. Nuk kanë munguar urimet për engjëjt që krijojnë jetë, nënat e dashura. Në këtë ditë të veçantë Arbana Osmani e cila është nënë e dy djemve, Joni dhe Dielli publikoi një foto të bukur në Instagram. Në foto shihet Joni që puth Arbanën dhe Dielli me dorën e vockël te fytyra e mamit. Ndërsa poston këtë foto kaq të mrekullueshme Arbana shkruan: “Ndërkohë sot këtu (në Itali) është Festa e Nënës dhe unë me këta të dy jam më e lumtura në botë.” Këtë fundjavë Arbana me familjen e saj po e kalojnë në Itali.…